Shko te përmbajtja

Manipulimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

psikologji, manipulimi[1] përkufizohet si një veprim i projektuar për të ndikuar ose kontrolluar një person tjetër, zakonisht në një mënyrë të fshehtë ose të padrejtë, gjë që lehtëson qëllimet personale të dikujt. Metodat që dikush mund të përdorë për të manipuluar një person tjetër mund të përfshijnë joshjen, sugjerimin, shtrëngimin dhe shantazhin. Manipulimi në përgjithësi konsiderohet një formë e pandershme e ndikimit shoqëror, pasi përdoret në kurriz të të tjerëve. Përveç aftësive të kufizuara mendore, njerëzit janë të natyrshëm të aftë për sjellje manipuluese dhe mashtruese, me dallimet kryesore që kanë të bëjnë me karakteristikat ose çrregullimet specifike të personalitetit.

Në shkencat shoqërore dhe publicistike zakonisht përdoret si kritikë për një veprim të drejtuar me ndikim nga jashtë që i drejtohet një grupi apo personi i cili nuk është në dijeni që te dhënat orientuese të çojnë në interes të vepruesit " manipulatorit" në këtë rast. Manipulimet ndërmerren në fushat e lëvizjeve ekonomike dhe politike por edhe në përditëshmërinë tonë. Për shkak të publicitetit tek nivelet më të ulta socio-psikologjike, para së gjithash bëhet mbështetja me informacione të zgjedhuara ose pengimi deri tek ardhja e këtyre informacioneve. Aspektet për të arritur një domethënie gjithashtu edhe një prestigj social nëpërmjet paraqitjes si, përpjekje në raste të gjëndjeve me nevojë të veçanta duke shfaqur informacione më tërheqëse. Ndikimi i proceseve të manipulimit ekziston kudo, te çdo individ duke shkuar deri në privatësinë e njeriut edhe bëhet pjesë e planifikimit të saj.

Greqin dhe Romën antike fusha e manipulimit kufizohej në fjalë për rreth 200 vitet e fundit me zhvillimin teknik të shpërndarjes së informacionit paralelisht, janë zhvilluar edhe metodat e manipulimit të ardhura nga ndikimi shoqëror.

Manipulimi gjendet në lidhje të ngushtë me përhapjen e ideologjive dhe lëvizjeve revolucionare të shekullit XVII dhe XIX si dhe partitë që dalin ngaato, gjatë kësaj kohe pesha kryesore e manipulimit në mjetet e informimit të cilat mund të ndikojnë në krijimin e mendimit të shoqërisë. Me krijimin e Psikologjisë, hapen mundësit e kërkimeve sidomos ne strukturës gjenetike dhe psikologjike. Njohurit mbi lidhjet gjenetike dhe reagimet pozitive apo negative të personave hapin gjithnjë e më shumë mundësi në ndikimin e vetëdijes dhe veprimet e tyre. Veprimet ditët e sotme shfaqin këtë lloj manipulimi si çështje të rëndësishme kritike kulturore e shoqërore.

Në kërkimin e manipulimit përveç shkencave sociologjike edhe të sjelljes janë edhe shkencat e informimit dhe komunikimit, estetika dhe shkenca gjuhësore e manipulimit. Bërja dhe krijimi i motiveve të sigurta kundër manipulimit është detyrë kritike e Pedagogjisë.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Der Grosse Brock Haus, Band 14 - Wiesbaden 1984 ISBN 3-7653-0353-4