Modulimi me kode pulsi

PCM është sistem që mundëson 'digjitalizimin' e sinjalit analog,si teknikë u zbulua nga Alec Reeves në vitin 1937. Paraqet formë standarde për digjitalizimin e audio sinjalit në kompjuterë,kompakt disqe, DVD, Blue-ray Disk, CD,etj. Gjithashtu si teknikë e tillë ka përdorim të gjerë në sistemin digjital telefonik. PCM pra paraqet kalimin e sinjalit analog në atë digjital me ç'rast sinjali analog mostrohet në mënyrë uniforme duke respektuar kriterin e 'Najkuistit' për 'mostrim' , e më pastaj sinjali i mostruar në këtë mënyrë 'kuantizohet' perderisa procesi përfundimtar paraqet'kodimin' .
Historiku
Në historinë e komunikimit elektrik njihet telegrafi (TDM-Multipleksimi në kohë) që mundësoi përcjelljen e sinjalit qysh në vitin e hershëm 1853 nga zbuluesi amerikan Moses G. Farmer. Më pastaj në vitin 1903 inxhinieri i elektroteknikës W.M.Miner përdori komutatorin për multipleksimin e sinjalit 'telegrafik' që gjithashtu u perdor në telefoni.
Transmetimi i parë i zërit me teknikën digjitale ishte 'SIGSALY vocoder encryption ' që u përdor në nivele të larta të komunikimit në mes të aleatëve përgjatë luftes së dytë boterore, përderisa vazhduesi i përdorimit të kësaj teknike Ferranti Canada në vitin 1949 ndërtoi radio sistemin PCM që ishte në gjendje të transmetojë të dhëna në distanca të largëta.
Modulimi
Si hap i parë i procesit të digjitalizimit të sinjalit është procesi i diskretizimit të sinjalit analog në kohe, që njihet si proces i mostrimit, me ç'rast sinjalit analog në intervale të caktuara i merren vlerat e sinjalit.Por duhet pasur parasysh respektimin e kriterit të Najkuistit që është parakusht i mundësisë së rikthimit të sinjalit të informatës në marrës. Më pastaj për arësye të reduktimit të numrit të simboleve kryhet edhe procesi i kuantizimit që mundëson kufizimin e amplitudave të sinjalit të mostruar. Pas procesir të kuantizimit kryhet edhe procedura përfundimtare që njihet si kodim, ku secilit nivel të kuantizimit i shoqërohet një varg i pulseve drejtkëndshe me kohëzgjatje të caktuar ku çdo puls i tille njihet si bit.
Demodulimi
Procedura e tille paraqet funksionin inverz të modulimit ku në marres sinjali duhet të rikthehet në formën themelore. Si mënyrë e realzimit të rikuperimit të sinjalit të informatës në hyrje të marrësit kemi dekoderin që arrinë detektimin e vlerës së sinjalit, më pastaj me një filtër të frekuencave të ulëta arrihet që të rikthehet sinjali i informates. Por duhet pasur parasysh që të respektohet kriteri i Najkuistit për mostrim që është si parakusht në mënyrë që sinjalin e moduluar të mund ta rikthejmë në formën themelore.