Kërceni tek përmbajtja

JavaScript

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 16 qershor 2007 15:56 nga Eagleal (diskuto | kontribute) (infobox: gjuhe programimi)
JavaScript
Paradigmamulti-paradigm
E projektuar ngaBrendan Eich
ZhvilluesiNetscape Communications Corporation, Mozilla Foundation
Doli më1995
Emetimi i fundit1.7 / 2006
Tipi i disciplinësdynamic, weak, duck
ImplementimiSpiderMonkey, Rhino, KJS, JavaScriptCore
DialektiJScript
Ndikuar ngaScheme, Self, Perl, Python

JavaScript është një gjuhë programimi i përdorur, në më të shumtën e rasteve, për zhvillim e rrjetit nga ana e klientit (ang. client-side). Emri i duhur për të është ECMAScript, edhe pre "JavaScript" është më i përdorur. "JavaScript" është nën implementimin e standarteve ECMAScript nga Netscape Communications Corporation (dhe tani Mozilla Foundation).

JavaScript është gjuhë programimi, prototype-based (sqt. e bazuar në prototip), dinamike, weakly typed me funksione e clasit parë. JavaScript është influencuar nga disa gjuhë të tjera dhe u projektua për të ngjar me Java, por për të qënë i thjeshtë për të përdorur edhe për ata që nuk janë programues. Gjuha është shumë e njohur për përdorimin e saj në faqet e rrjetit (ang. web pages), por përdoret dhe për të aftësuar hyrjen e script-eve te objektet e ngulitura (ang. embedded objects) në programe të tjera.

Pavarsisht nga emri, JavaScript nuk është i lidhur me gjuhën e programimit Java; megjithse të dy kanë një ngjashmëri me sintaksin e C-së. Gjuha u riemërua nga LiveScript në një marrëveshje ko-marketingu midis Netscape dhe Sun në këmbim për Netscape që të ndërtonte Java runtime të Sun me shfletuesin e tyre, që dominonte në atë kohë.