Python
Paradigma | multi-paradigmë: orientuar në objekte, urdhërues, funksional |
---|---|
E projektuar nga | Guido van Rossum |
Zhvilluesi | Python Software Foundation |
Doli më | 1991 |
Emetimi i fundit | 3.9.5 / 3 maj 2021 |
Lëshimi fundit jo i qëndrueshëm | 3.10.0b1 / 3 maj 2021 |
Tipi i disciplinës | strong, dynamic, duck |
Implementimi | CPython, Jython, IronPython, PyPy, Python për S60 |
Dialekti | Cython, RPython, Starlark |
Ndikuar nga | ABC, ALGOL 68, C, Haskell, Icon, Lisp, Modula-3, Perl, Java |
Ndikoi në | Boo, Groovy, Ruby, Cobra, D, JavaScript, Swift |
SO | Ndër-platformik |
Licenca | Python Software Foundation License |
Filename extension(s) | .py, .pyi, .pyc, .pyd, .pyo (para 3.5), .pyw, .pyz (pas 3.5) |
Website | http://www.python.org/ |
Python [ˈpaɪθn̩] është gjuhë programimi i nivelit të lartë (ang. high-level programming language) e publikuar fillimisht nga Guido van Rossum në vitin 1991. Python është e dizenjuar rreth një filozofie që thekson rëndësinë e përpjekjes së programatorit sipër asaj të kompjuterit, dhe thekson prioritetin e leximit mbi shpejtësinë e programit ose ekspresivitetit. Python është shpesh i karakterizuar si minimalist, ndonëse ky aplikohet vetëm në thelbin e gjuhës së sintaksës dhe të skemave; libraritë standarde e pajisin gjuhën me një shumë të madhe të funksioneve të mëtejshme.
Python është një gjuhë programimi multi-paradigmë (ang. multi-paradigm programming language) që ka një sistem strukturash dinamik të plotë dhe përdor një drejtim automatik të memories; është kështu i ngjashëm me Perl, Ruby, Scheme, Smalltalk dhe Tcl (gjuhë programimi).
Gjuha ka një zhvillim të bazuar në një komunitet të hapur, i drejtuar nga organizata non-profit, Python Software Foundation.
Gjuha Python është emëruar sipas grupit komik britanik Monty Python.
Referime
Lidhjet e jashtme
