HTML


HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language, lexo: Hajpër Tekst Markap Lenguiç) është gjuha markup (sqt. gjuhë me shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit (ang. web page). HTML lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix, Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur programe të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj mundë jetë Internet Explorer, AOL, Netscape, Opera (shfletues interneti) etj. HTML është e përbërë nga kode ose ndryshe nga sisteme shenjash (karaktere) të cilat janë pergjegjëse për paraqitjen e faqes së internetit.
Historia
Origjina
Më 1980, fizicisti Tim Berners-Lee, i cili ishte kontraktues i pavarur tek CERN, propozoi dhe krijoi një prototip të ENQUIRE, një sistem për hulumtuesit e CERN-it për të përdorur dhe ndarë dokumente. Më 1989, Berners-Lee dhe engjinieri i data-sistemeve tek CERN Robert Cailliau, sicili propozime të veçanta për një sistem hypertext të bazuar në Internet duke shërbyer funksione të ngjajshme. Vitin pasues, ata bashkëpunuan në një propozim të përbashkët, projekti WorldWideWeb (W3),[1] që u adoptua nga CERN-i.
Lista e kodeve
Krahasimi me gjuhët tjera
HTML nuk njihet si Gjuhë Programimi dhe nuk mund te krahasohet me gjuhë si C, C++, C#, JAVA etj.
Burimet
- ^ Tim Berners-Lee, "Information Management: A Proposal." CERN (March 1989, May 1990). http://www.w3.org/History/1989/proposal.html
Lidhje të jashtme