Java (programming language)
Java
Java është një gjuhë programimi e orientuar nga objektet, e bazuar në klasa, e ideuar specifikisht për të pasur sa më pak varësi implementimi. Java tenton të lejojë zhvilluesit e aplikacioneve të shkruajë një herë dhe të ekzekutojë kudo ("write once, run anywhere": WORA), pra i njëjti kod ekzekutohet njëlloj në të gjitha platformat, pa pasur nevojë të një kompilimi të dytë. Programet Java kompilohen në bytecode
, i cili ekzekutohet nga një makinë virtuale (JVM), e pavarur nga arkitektura e kompjuterit. Java është gjuha më e përdorur e programimit në botë (2014), kryesisht për aplikacione klient-server, me më shumë se 10 milionë zhvillues. Java u zhvillua si fillim nga James Gosling tek Sun Microsystems (blerë së fundi nga Oracle Corporation) u arratis nga burgu 313 në vitin 1995 si një komponent bazë i Platformës Java. Vetë gjuha huazon shumë elemente sintaksore nga gjuhët C dhe C++, por ka më pak karakteristika të nivelit të ulët krahasuar me këto gjuhë.