HTML5
HTML5
HTML5 është verzioni me i ri i standardit të HTML. Ofron tipare të reja të cilat ofrojnë jo vetëm support maksimal për multimedia, por gjithashtu ju ofrojnë përkrahje maksimale për krijimin e ueb aplikacioneve që mund të interaktojnë më përdoruesin, me të dhënat e tij, dhe serverët, më lehtësisht e në mënyrë më efektive se që ishte më parë.

Pasi që HTML5 është në zhvillim e sipër, ndryshimet në tipare të ndryshme janë të pashmangshme. Poashtu, jo të gjitha karakteristikat janë të suportuara nga të gjithë shfletuesit (broëseret) deri më tani. Gjithashtu, Gecko dhe Firefox ofrojnë suport të kënaqshëm për HTML5, gjersa puna rreth zhvillimit të tij vazhdon tutje.[1]
HTML5 inkorporon një stil të ri që largohet shumë nga limitimet e HTML verzioneve të vjetra. Gjuha e programimit në HTML5 ofron pajisje të mira punë dhe efekte shumë funksionale, duke lejuar krijimin e uebsajteve që mund të krahasohen lehtësisht me ato të krijuara duke përdorur Flash-in.
Çfarë është HTML5?
HTML5 është gjuha më e re e kodimit për uebsajtet nga World Wide Web Consortium (W3C). Drafti i parë ishte bërë publik në 2008, por jo shumë ndodhi deri më 2011. Në vitin 2011, HTML5 u shfaq publikisht dhe njerëzit filluan ta përdorin dhe të shkruajnë rreth tij, por ende suportimi në shfletuese faqesh të ndryshme ishte tejet e dobët. Sot të gjithë shfletusit (Chrome, Firefox, Safari, Opera, IE) ofrojnë support për HTML5, pra teknologjia më e re e HTML mund të përdoret në kapacitetin e saj maksimal, sot.
HTML5 punon me CSS3 dhe është ende në zhvillim e sipër. W3C planifikon të bëj publik verzionin më stabil vitin e ardhshëm, por kjo duket si diçka që vështirë do të ndodhë.
HTML5 është pasardhës i HTML 4.0.1, lëshuar në përdorim për herë të parë në vitin 1999. Interneti ka ndryshuar drastikisht që nga viti 1999 dhe duket se krijimi i HTML5 ishte nevojë. Gjuha e re e kodimit ëhtë zhvilluar në standardet e para-vendosura:
- • Tiparet e reja duhet të bazohen në HTML, CSS, DOM dhe JavaScript.
- • Nevoja për plugins të jashtëm (sikurse Flash) duhet të zvogëlohet.
- • Trajtimi i problemeve duhet të jetë më i lehtë se në verzionet paraprake.
- • Skriptimi duhet të zëvendësohet me më shumë markup.
- • HTML5 duhet të jetë i pavarur nga pajisjet.
- • Procesi i zhvillimit duhet të jetë publik.
Plani 2014
Në shtator 2012, W3C propozoj një plan që të publikoj një HTML5 Rekomandim stabil deri në fund të vitit 2014 dhe HTML 5.1 Rekomandim specific deri në vitin 2016.
Çfarë ka të reja HTML5?
HTML5 është krijuar që të bëjë më të lehtë e me të logjikshëm procesin e kodimit. Ju do të shihni më vonë se si sintaksat tani janë më të shkurtëra dhe shumë shpejtë do të hudhen nga përdorimi. Tiparet më unike dhe më impresionuese të HTML5 që na vijnë janë në deprtamentin e Multimedias. Shumë prej tipareve të HTML5 janë zhvilluar duke konsideruar që përdoresit duhet të jenë në gjendje të shfletojnë përmbajtje të rënda në pajisje të dobëta për nga fuqia.
Tiparet sintaktore përfshijnë elementet e reja <video>, <audio> dhe <canvas>, por gjithashtu integrimi i grafikave (imazheve) me vektorë (që ne e njohim nga më parë si <object> tags). Kjo nënkupton që përmbajtja multimediale dhe grafike në ueb do të administrohet dhe egzekutohet më lehtë e më shpejtë, pa pasur nevojë për plugins ose API të ndryshëm.[2]
Sintaksat e reja
Janë shumë sintaksa të reja që janë shtuar, por këto janë disa më të rëndësishmet:
* <article> – definon një artikull, komentin apo postimin e përdoruesit
* <aside> – aside selekton përmbajtjen anash faqes, për shembull ndonjë sidebar anësor
* <header>, <footer> –ju nuk do të keni nevojë që manualisht të emëroni ID-t për headers dhe footer, pasi që ju keni tag të para-definuar
* <nav> – navigimi tani mund të vendoset në kodim brenda tag-eve nav, që automatikisht do të bëjnë listën tuaj të veprojë si navigim
* <section> –kjo është tjetër sintaksë e rëndësishme, pasi që mund të defion ccdo seksion në dokumentin tuaj. Punon pak a shumë si <div> që ndan seksione të ndryshme.
* <audio>, <video> – këto dy sintaksa do të definojnë audion ose video përmbajtjen, që tani e tutje do të jetë më lehtë të procesohet nga pajisjet e ndryshme.
* <embed> – ky tag i ri definon përmbajtjen për materialin interaktiv (plugin) ose aplikacionet e jashtme
* <canvas> – është tag shumë tërheqës, pasi që lejojnë vizatimin apo vendosjen e grafikave përmes skriptimit (më shumë JavaScript, por edhe skriptime tjera mund të përdoren poashtu)

Çfarë është e rëndësishme të kujtohet është se tag-ët e rinj të HTML5 nuk punojnë sikur në verzionet e mëhershme.[3]
Për shembull, header dhe footer nuk do të selektojnë vetëm fillimin dhe përfundimin e faqes, por gjithashtu edhe fillimin e përfundimin e çdo seksioni që ju keni. Kjo nënkupton që këto 2 kode do të përdoren më shumë se një herë brenda faqes. Në ilustrimin në figurë ju mund ta shihni këtë.
Tag-ët e mëposhtëm që bëinë pjesë në HTML 4.01 tani nuk janë më pjesë e HTML5, përveç kësaj shfletuesit e sotëm nuk ofrojnë përkrahje për këto tag-e. Prandaj, nëse keni tag të tillë në faqen tuaj është mirë të ktheheni dhe të rishikoni se mund të bëjnë që faqja juaj mos të shfaqet mirë në shumë nga shfletuesit.
Sintaksat e hequra
- Tag-ët apo etikat e kodit të hequra janë:
* <acronym> * <applet> * <basefont> * <big> * <center> * <dir> * <font> * <frame> * <frameset> * <noframes> * <strike> * <tt>
Gjëra që duhet të dihen rreth HTML5
Është kruciale të kujtojmë që HTML5 është ndërtuar në suksesin e verzionin e mëparshem, HTML 4.01, që është padiskutim verzioni më i mirë deri më tani.
Që ta përdorni sa më mirë HTML5, ju nuk duhet të harroni gjithccka rreth verzionit të mëparshëm.
Ju nuk do të mësoni një gjuhë programimi totalisht të re. Përdoruesit duhet të vazhdojnë të përdorin sintaksat e tyre të dashura që ju nevojiten për të formuar kode.
Referencat
- ^ Mozilla Developer Network. "Introduction to HTML" Publikuar Dhjetor, 2013.
- ^ Goodrich, Ryan. TechNewsDaily Contributor."What is HTML5?" Publikuar në Janar, 2013
- ^ Vasile Christian."HTML5 Introduction – What is HTML5 Capable of, Features, and Resources"Publikuar në Shkurt,2013