Raspberry Pi
Pamja
Rasperrry PI është kompjuter me madhësi sa një kartë krediti, krijuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Fondacioni Pi. Fondacioni në fjalë ka qëllim stimulimin e mësimit të shkencave kompjuterike duke u fokusuar në shkolla dhe universitete.
Rasperry Pi është prodhuar pas marrëveshjeve të prodhimit me Element 14/Premier Farnell dhe RS Components. Të dyja këto kompani shesin Rasperry Pi dhe në Internet.
Rasperry Pi nuk përfshin hard disk apo solid-state drive, por përdor një kartë SD. Fondacioni Rasperry Pi ka në plan të ofrojë dy versione, me çmime $25 dhe $35. Fondacioni filloi pranimin e porosive më 29 shkurt 2012.