Raspberry Pi
Pamja
Rasperrry PI është kompjuter me madhësine e një karte krediti krijuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Fondacioni Pi. Fondacioni në fjalë ka qëllim stimulimin e mësimit të shkencave kompjuterike duke u fokusuar në shkolla dhe universitete.
Rasperry Pi është prodhuar me anë të marrëveshjeve të prodhimit me Element 14/Premier Farnell dhe RS Components. Të dyja këto kompani shesin Rasperry Pi dhe në internet.
Rasperry Pi nuk përfshin një hard disk apo solid-state drive, por përdor një kartë SD. Qëllimi i Fondacionit Rasperry Pi është të ofrojë dy versione, me çmime në 25$ dhe 35$. Fondacioni ka filluar pranimin e porosive për modelin më të lartë me çmim më 29 shkurt 2012.