Jump to content

Symbolic computation

From Wikipedia, the free encyclopedia
This is an old revision of this page, as edited by 195.238.48.12 (talk) at 13:17, 20 January 2003 (helo). The present address (URL) is a permanent link to this revision, which may differ significantly from the current revision.
(diff) ← Previous revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)

Në lidhje me një takim të liderëve politikë që e ka thirrur Kryeministri i Kosovës për sot, Zyra e Presidentit të Kosovës ka dhënë një njoftim në të cilin thuhet. "Ne konisderojmë se nuk ka nevojë për takime të tilla. Kosova i ka institucionet e veta, ekzekutiv dhe legjislativ që funksionojnë në bazë kushtetuese, në bazë të zjedhjeve demokratike. Kontaktet e partive politike në mes vete apo me ndonjë instituciomn të zgjedhur janë çështje e interesit dhe e nevojës në kohën e caktuar", thuhet këtë njoftim të Presidencës së Kosovës


Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë kanë paralajmëruar ndarjen e pjesës veriore të Kosovës. Kjo iniciativë është ndërmarrë, siç kanë thënë ata, si kundërpërgjigje ndaj shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës. Autoritetet vendore kanë kundërshtuar këtë iniciativë të fundit të serbëve për faktin se kjo është në kundërshtim me vullentin shqiptarëve. Gjithashtu "Këshilli nacional serb" para tri ditëve paralajmëroi bashkimin administrativ të komunave veriore të Kosovës dhe ndarjen e tyre nga Kosova. Kryeadministratori Mihael Shtajner është shprehur i rezervuar për këtë çështje. Nëse diçka do të ndodhë në këtë drejtim do të dëgjohet zëri i tij, ka thënë Shtajner, duke mos pranuar ta komentojë më shumë këtë çështje. Kryetari i Asamblesë komunale në Mitrovicë Faruk Spahija paralajmërimet e përfaqësuesve serbë për ndarjen e Kosovës i ka vlerësuar si shumë të rrezikshme. Ndarja e këtij qyteti dhe e veriut të Kosovës është në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve të këtushëm dhe një gjë e tillë sipas rrezikon të prodhojë konflikte të reja, ka thënë Spahija.


Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka vendosur me kalimin e disa përgjegjësive nga ky mision në institucionet vendore. Hollësitë rreth këtyre hapave priten të publikohen sot nga shefi i këtij Misioni Mihael Shtajner. Burime brenda këtij misioni nuk pranuan të japin hollësi rreth asaj se cilat do të jenë këto përgjegjësi, por theksuan se ky akt do të shënojë një fazë të re të marrëdhënieve ndërmjet Misionit të OKB-së dhe institucioneve të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001. Ky vit edhe ashtu nga përfaqësuesit politikë është paraparë si periudhë e shtimit të përgjegjësive të institucioneve vendore të cilat deri tash ishin mjaft të kufizuara edhe në bazë të dokumenteve në fuqi. Çështja e përgjegjësive në disa raste është shndërruar në fërkime ndërmjet UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës


Ish-administratori i Mitrovicës Uiliam Nesh, një ushtarak karriere dhe ekspertë për problemet e Ballkanit, duke komentuar ndarjen e Mitrovicës ka theksuar se "mënyra se si bashkësia ndërkombëtare e lejoi ekzistimin e sistemit paralel në pjesën veriore ishte një gabim që të gjithë ne e lejuam të ndodhë ndarja e këtij qyteti". "Unë u them njërëzve këtu në SHBA se Mitrovica është një qytet i ndarë mes shumicës së popullsisë shqiptare dhe jopakicës serbe. Por në të dy pjesët ka pakica, përkatësisht shqiptarë në veri dhe serbë në jug. Në fakt që nga qershori i vitit 1999 më shumë shqiptarë kanë mundur të kthehen në pjesën veriore të lumit Ibër, sesa që serbët janë kthyer në jug. Dhe gjatë kohës sa unë kam qëndruar në Mitrovicë rreth 1000 shqiptarë kanë shkuar në veri", ka thënë ndër të tjera në një intervistë dhënë radios "Evropa e lirë", ish-administratori i Mitrovicës Uiliam Nesh.


Policia kanadeze ka arrestuar të premtën serbin Dejan Demiroviq, të akuzuar për krime lufte në Kosovë. Siç njoftojnë mediat serbe, ende nuk ka konfirmim zyrtar se Demiroviq është arrestuar për shkak të dorëzimit eventual autoriteteve në Serbi. Dejan Demiroviq dhe Sasha Cvetin, si pjesëtarë të forcave speciale serbe, akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile. Këta dy në mars të vitit 1999 në Podujevë kanë kryer masakra duke vrarë shqiptarë të pafajshëm


Presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica vlerëson se nuk ka ardhur koha e duhur për zgjidhjen e statusit final të Kosovës duke shkuar ndesh me vlerësimet e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq se ishte koha e duhur për fillimin e bisedimeve për statusin e saj final, mbase koha punonte kundër Serbisë. Në një intervistë për një gazetë beogradase, Koshtunica ka shfaqur bindjen e kundërt, duke thënë se "pas një apo tre-katër vitesh do të fitonim më shumë se ç'mund të fitonim tash" dhe se nuk frikohet se për Beogradin çdo rast vijues do të ishte më i dobët se i tashmi, ka vlerësuar Koshtunica. Ndërkaq, shefi i shtattmadhorisë jugosllave, gjenerali Branko Kërga ka thënë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më parë dhe se ushtria bën strategjinë sikur Kosova të jetë pjesë përbërëse e Jugosllavisë, përkatësisht siç parasheh Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara


Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vendosur që për postin e nënkryetarit të Parlamentit të Maqedonisë të kandidojë deputetin Agron Buxhakun, ndërkaq për koordinator të grupit parlamentar të kandidojë Hisni Shaqirin


Tribunali i Hagës ka mirëpritur lajmin se ish-presidenti i Serbisë Millan Millutinoviq do t'i dorëzohet sot vullnetarisht Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, për t'u përgjigjur lidhur me akuzat që i vihen në barrë. Millutinoviqi u akuzua në maj të vitit 1999 së bashku me Sllobodan Millosheviqin, Vllajko Stoilkoviqin, Nikolla Shainoviqin dhe Dragolub Ojdaniqin. Prokuroria e Hagës e akuzon Millutinoviqin se ka pasur kontrollin formal ndaj forcave serbe, të cilat kanë vrarë dhe kanë dëbuar shqiptarët e Kosovës gjatë luftës. Nga Tribunali theksohet se me arritjen e Millutinoviqit në Hagë krijohen kushte për fillimin e mirëfilltë të gjykimit të grupit për Kosovën