Jump to content

Wikipedia:WikiProject Intertranswiki/Introduction

From Wikipedia, the free encyclopedia
This is an old revision of this page, as edited by 178.175.62.210 (talk) at 08:04, 3 October 2012 (Introduction). The present address (URL) is a permanent link to this revision, which may differ significantly from the current revision.


                                                                   Nimon Muçaj                                            
                               V E R R A T  E  L L U K Ë S 
                                                   dhe  neutrali  i  junikut 

















Botim i autorit






Botimin e ndimoi shoqata humanitare “Verrat e Llukës” në diasporë dhe

Firma “BABANAJ” – Zvicër Me president TAL BABANAJ




Redaktor teknik: YLBER MUÇAJ

Fotografia në ballinë: SADRI HADËRGJONAJ

Ballina: NEVRUZ ZOGU




















                         Prishtinë, 2002   
                    
                    




















    Libri “Verrat e Llukës dhe Neutrali i Junikut” qe gadi për shtyp në fund të vitit 1998. Makineria sllave ishte e egër dhe aq e pamëshirshme. Ishte gjendje lufte. Kudo nëpër Kosovë u dogj druri dhe guri. Ashti dhe hekuri. U vranë fëmijët në djep. Nënat dhe shtatëzënat. Fshatrat i përpinte flaka dhe tmerri. Me 1999 shkijet nuk kursyen as qytetet. Biblioteka e libra gjithashtu. Po dorëshkrimi im i radhitur? Ai pati fatin e qindra dhe mijëra njerëzve, të vrarë dhe të zhdukur për të cilët nuk dijmë çka të fla-sim apo nuk kemi gojë dhe as guxim me folë... (?!) 
   Pas lufte mezi i gjeta disa nga incizimet dhe fragmen-te të fejtoneve të botuara në Prishtinë dhe Tiranë se do-rëshkrimet dhe libri i radhitur ishin zhdukur. Pasi e ri-punova dorëshkrimin bisedova me disa nga redaktorët që paralufte e kishin pasur ndër duar librin. Më thanë se libri duhet herrur pak. Sidomos, ku bëhet fjalë për Ha-xhi Zekën, Hasan Prishtinën dhe ndonjë tjetër. Unë nuk jam kundër asnjë personalieti të asaj periudhe. Nuk kam pse? Aq më pak unë i cili me aq përkushtim jam marrë sa e sa herë me heroizmat e tyre! Këto janë dëshmi nga Himë Lybeniqi dhe mendoj se paraqesin disa fragmente të dhembshme nga historia jonë. Këto episode mendoj se na mundësojnë një njohje shkencore të këtyre perso-naliteteve sepse paraqesin disa  të dhëna të panjohura deri tani...
    Kështu vendosa të heqë dorë nga recenzentët dhe re-daktorët. Pra,  libri edhe kështu si është mendoj se është 

me inters të lexohet. Studiuesit e historisë le të merren me gjykimet dhe paragjykimet. Unë nuk kam dashur t’i cenzuroj këto të dhëna që i ka deponuar pranë meje, Hi-më Lybeniqi këtu e mbi njëzet vjet më parë! Kam dro se ato ngjarje janë fshirë nga kujtesa historike. Brezat e so-tëm nuk janë në gjendje, t’i kuptojnë disa ngjarje që i ka përjetuar ky popull, në një kohë fare të largët. Aq më pak ato ngjarje janë të trajtuara në histori dhe letrërsi. Ato janë si shumë ngjarje të deri djeshme, që i kemi ha-rruar kaq befasisht dhe aq shpejt e padrejtësisht dhe po sillem kaq keq me to. Ky libër, megjithatë dua të jetë një mësim i shkurtër historie për ata që duan të dijnë disa ngjarje që nuk i kanë lexuar asnjëherë në ndonjë libër tjetër...

                                                                Autori         











     PËRPJEKJE PËR T’I SHËRUAR FJALËT
    E kam nisur këtë bashkëbisedim me Himë Lybeniqin, një të shtunë në janar të vitit 1979. Ka qenë kohë dimri atëherë dhe forma e rrëfimeve ishte e veçantë. Edhe për-kundër moshës së shtyer, Hima ishte i kthjelltë. Mbante në mend sa e sa ngjarje dhe dinte shumë emra bashkëluf-tëtarësh.Ato ditë kemi shpaluar kujtime dhe ngjarje të kohës. Kemi shprushë për gjithë ato plagë tonat. Kemi biseduar për doke e zakone dhe për shumçka që kishte të bënte me të mirën dhe të keqën e popullin tonë...
    Vitet kanë ecur me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Këtu e sa vjet i kam mbetur borxh luftëtarit, kaçakut dhe thjeshtë njeriut, i cili kishte kapërcyer mbi një shekull je-të. Ai ishte Himë Lybeniqi. Ato ditë te Verrat e Llukës kemi biseduar për jetën e tij dhe për çdo gjë që kishte të bënte me Shqipëri e Kosovë, sepse ai, jo vetëm një herë u kishte dalë zot tokave shqiptare që nga Dukagjini e deri në Llap e Gollap. Prej Shkupit e deri në Sarandë e Delvinë. Në Shkodër dhe Vlorë. Ku nuk kishte qenë Hi-më Lybeniqi?!
    “Historiografët” e dikurshëm PPSH në Tiranë e gje-tiu, le ta mohojnë si të duan, mosprezencën e Isa Boleti-nit ditën e flamurit më 28 nëntor 1912. Për çfarë e kanë “fabrikuar” apo falsifikuar këtë detal, e dijnë ata vetë. Se Himë Lybeniqi nuk pretendonte për kurrfarë posti që të thoshte, se unë isha aty dhe e mora flamurin dhe thirra: “Rroftë Shqipëria!” Jo. Ai tregonte fare thjeshtë, se e ki-shte parë me sytë e tij, kur Isa Boletini dhe 400 burra ko-sovarë kishin qenë aty, kur Ismail Qemali kishte hypur në ballkon për të shpaluar flamurin tonë kombëtar. Disa “kalemli” thonë se Isa nuk shihet në fotografi bashkë me Ismail Qemailin, apo?! Në ballkon nuk kanë mujtë me u ngjitë të gjithë, pyet dhe përgjigjet Hima. Në shënimet e Luigj Gurakuqit thuhet, “se dy burra kosovarë e shpa-luan nji flamur të madh dhe e vendosën, te porta e shtë-pisë së Begut në Vlorë...” Himë Lybeniqi ua dinte emrat atyre trimave. Isuf Bardhoshi nga Isniqi dhe Hazir Laha nga Belleja e Deçanit. Shënimet e Luigj Gurakuqit për-puthen me fjalët e Himë Lybeniqit. “Atë ditë binte shi. I gjithë populli priste me padurim vendimet e  mbledhjes historike dhe Ismail Qemaili ma në fund doli në ballkon me nji flamur të vogël...”
    Himë (Ibish) Lybeniqi u lind, pak më shumë, se para një shekulli. Viti i saktë i lindjes nuk dihet. Ai thoshte për vete, se kishte lindur, para Lidhjes së Prizrenit dhe ndërroi jetë në pranverën e vitit 1988, në vendlindjen e tij në Lybeniq, buzë bjeshkëve të larta, katund ky në mes Deçanit dhe Pejës. Pak kohë përpara se të vdiste, thoshte për vete se kishte mbi 117-të vjet. Pleqët thoshin se ishte edhe më i vjetër. Ai ishte ndër trimat më të njohur të kë-tyre anëve. Nuk njihej, vetëm pse jetoi gjatë. Por edhe për sjelljen e tij prej njeriu, trimi dhe kaçaku që asnjëhe-rë nuk e koriti emrin e vetë dhe varrin e të parëve. Edu-katë kjo e trashiguar brez pas brezi, jo vetëm nga famil-ja, por edhe nga bashkëluftëtarët e tij që ishin mendje të ndritura dhe të njohura të popullit tonë.   
    Himë Lybeniqi ishte bashkëluftëtar i Isa Boletinit,   Bajram Currit, Idriz Seferit, Hasan Hysen Budakovës, Hasan Prishtinës, Bajram Daklanit, Azem dhe Shote Ga-licës. Njihej edhe me Ismail Qemailin, Luigj Gurakuqin, gjeneralin Thomson, Princ Vidin, Fan Nolin, Avni Rrus-temin dhe shumë personalitete të huaja dhe shqiptare të asaj kohe. Më shumë se gjysmën e jetës e kaloi nëpër shokë e miqë dhe siç ishte adet nëpër fis, në ditët e vësh-tira të luftës dhe të rrëfijës kundër komitëve, kaçakëve dhe trimave që luftonin për atdhe. Arma e tij vrau ve-tëm armiq të këtij trolli. Mori pjesë në shumë beteja dhe luftëra. Më 1910 ishte në luftë kundër Xhavit Pashës në Carralevë. Më l912 bashkë me dhjetëra e mijëra luftëta-rë e çliruan Ferizajin dhe Shkupin. Ishte ndër rojet e pa-ra të flamurit kombëtar në Vlorën heroike me 1912.
    Arma e tij dhe e bashkëluftëtarëve të tij kërkonte ve-tëm bashkim dhe liri. Luftë në Qafë të Morinës. Ku nuk kishte luftuar? Luftë kundër shkijeve e turqëve në Ko-dër të Qenit. Në Qafë të Diellit. Luftë kundër Cernago-res. Ai për vete, nuk thoshte se kam bërë këtë e atë tri-mëri për vatan. Disa herë u plagos ndër beteja për çliri-min e Kosovës dhe Shqipërisë, por shpëtoi gjallë, në saje të fatit dhe kujdesit të shokëve. Për shumë vjet ishte pra-në, Isa Boletinit. Prej vitit 1902 e deri kur u nda me te në Shkodër më 1916. Pas vrasjes së Isa Boletinit në Podgori-cë me 1916, Hima iu bë krah i luftëtarit të shquar Azem Galica. Vrasjen e Beqir Vokshit e konsideronte humbje të madhe për popullin shqiptar. Pas vdekjes së Azem Galicës për shumë kohë të Jugosllavisë së vjetër, mbeti duke u rropatur me jetën dhe peripecitë e saj...   
    Këto shënime mund t'iu prishin imazhin që mund ke-ni për disa përsonalitete të historisë sonë kombëtare, por ju duhet të keni mirëkuptim për Himë Lybeniqin. Ai do-mosdo, diçka duhet të ketë ditur, se ndryshe nuk do të rrëfente gjëra kaq të hidhura dhe interesante njëkohësi-sht. Për njëzet vjet me radhë, herë pas here i kam rishi-kuar këto fjalë të plakut. Diçka kam ndrequr dhe diçka kam prishur, natyrisht. Përsëri ia kam nisë nga fillimi. Jam marrë me incizimet duke u munduar që fjalët t’i ri-shkruaj ashtu siç ishin, sadoqë një pjesë e incizimeve dhe shënimeve të mia humbën, u vodhën me gjithë ko-mpjuter dhe u dogjën nga makineria e shkijeve në vitin e tmershëm 1999...
    Shkijet në trollin tonë na kanë djegur, na kanë vrarë dhe na kanë prerë me dhjetra herë nëpër shekuj dhe ne fatkeqësisht kemi “harruar”. Pas tragjedisë ne kemi kën-duar apo kemi rrëfyr për gjithë ato ngjarje rrënqethëse. Na kanë çrrënjos prej trojeve tona që nga Molla e Kuqe dhe ne pasi kemi shëruar plagët e muhaxhirllëkut për-sëri kemi “harruar”. Na kanë prerë tokën dhe hartën me thikë e me hekur dhe coprat e letrës dhe të mishit na ka-në kulluar gjak e dhe. Edhe para Lidhjes së Prizrenit na kanë dëbuar nga trojet tona. Përsëri ne kemi kënduar për heroizma dhe trimëri. Edhe pas Lidhjes së Prizrenit na kanë sakatosur. Ne përsëri kemi “harruar” dhe kemi kënduar. Na kanë vrarë këtu në Kosovë me 1913 dhe ne përsëri kemi “harruar”. Kalvari dhe masakra e Tivarit është një nga epizodet më të dhimbshme dhe më të për-gjakshme. Aty edhe shqiptarët u kanë ndihmuar shkije-ve që të bëjnë plojë mbi vëllezërit e vetë. Ne përsëri ke-mi “harruar”. Na kanë dëbuar për në Turqi dhe ne fat-keqësisht përsëri kemi “harruar”. 
    Gjatë Autonomisë  ’71- ’81 jemi mashtruar me lëpirje kockash dhe përsëri kemi “harruar” atë më të rëndësish-men. Pleqtë sa e sa herë na kanë këshilluar se, nuk ka besë me shka por “na” nuk kemi dashur t’i besojmë kë-saj maksime. Me 1998 e 1999 na i kanë djegur eshtrat dhe gjurmët e varreve. Na i kanë vrarë fëmijët, nënat, shtatzënat, motrat, vëllezërit, pleqët dhe na kanë dëbuar prej trojeve tona. Me sytë tanë kemi pa tmerre e tmerre. A po harrojmë sot? Fatkeqësisht, po. A duhet të harroj-më sot? Sot e gjithë ditën duhet të ushtrojmë “Mjeshtri-në e kujtesës” te brezat tanë. Pse? Se ndryshe do të da-lim përsëri humbës.          
    E di se lufta e ushatëve të UÇK-së dhe gjithë popullit të Kosovës, ka ngjarje më të rëndësishme  e heroike dhe rrënqethëse, njëkohësisht. Sidomos në vendlindjen e Hi-mës, në Lybeniq, ku u masakruan mbi 80 burra e të rinjë me 1 prill të vitit 1999, përkatësisht me 25 maj 1998, por unë një ditë patjetër do t’u referohem edhe këtyre ngjar-jeve kaq të rënda dhe dhimbshme të popullin tonë.
    Mirëpo, tani po kthehem në fillim të bashkëbisedimit, me Himë Lybeniqin, duke e vazhduar këtë prozë në më-nyrë kronologjike. Këto shënime kanë pritur një kohë të gjatë dritën e botimit. Disa fragmente të kësaj proze u botuan në gazetën e atëhershme “Bujku” që dilte në Pri-shtinë (korrik‘98) si dhe në gazetën “Rilindja” që dilte në Tiranë (tetor’98). 
    Sa e sa herë kam menduar se këto rrëfime nuk e kanë pasur kohën as dje as mot. Mbase kam dro, se edhe sot nuk e kanë kohën. Jo për ndonjë shkak tjetër, por e ndjej një përgjegjësi të veçantë ndaj fjalëve të plakut. Përherë kam pritur, ditë më të mira që t’i sistemoj këto radhë. Rrëfimi i Himës ka qenë i thjeshtë dhe i saktë. Pa stilizi-me dhe zmadhime. Jo, siç bëjnë shpesh herë ata që duan t’i shtrembërojnë faktet dhe ngjarjet. Qëllimi im është që të përcjellë sadokudo kronologjinë e detajeve historike, aq sa e ka ruajtur këtë vetë rrëfimtari... 
    Hima ndonjëherë i shante edhe më të mirët që i njeh historia, kështuqë unë, me gjithë kujdesin që kam për  këto rrëfime, i kam lënë ashtu siç janë. Koha do ta vërte-tojë, se si ishin “më të mirët e historisë”(?!). Kohërat për-herë kanë qenë të turbullta në këto troje. Ato janë edhe sot! Po, Hima?! Ai ishte një luftëtar i thjeshtë e denjë për kauzën kombëtare. Dhe unë tash do t’i referohem rrëfi-meve të tij. “Jam konë me pushkë në dorë”, tregonte. “Përherë në mbrojtje të këtyne trojeve. Kur asht vendosë nëpër zyra apo diku tjerër nuk jam konë. Aty janë konë ata që kanë pasë sadopak shkollë...” 
    Himë Lybeniqi, kaçak mali, qysh prej moshës shta-tëmbëdhjetë vjeçare e deri në ditët e të ashtuquajturës LNÇ, që na solli “robninë”e re. Kështu thoshte Hima, për atë farë “lirie”. I shënova mu në fillim të këtij shkri-mi këto fjalë, për të pasur të qartë se me cilin kemi të bëjmë. Kjo vlen për të gjithë ata që nuk e kanë njohur sa qe gjallë.
    Ai mbante perçe të gjatë, por atë e hoqi me 1904, kur u kthye Isa Boletini nga Stambolli. Secilit prej kaçakëve, Isa ua dha nga një plis deve. Edhe nga një shami të kuqe për me e lidhë plisin, tregonte Hima.

Në vend të ngjarjes

   Himë Lybeniqi me plis të bardhë e shami të zezë rreth koke, vuri dorën mbi ballë si strehë, për të vërtetuar se kush e ngjatëjetoi. Më njohu. Ndal, ma bëri dhe ma tha emrin. Iu përgjigja thirrjes por ai pa një pa dy kapërceu rrugën me hapa të matur, pa u mbajtur fare në shkopin e pleqërisë që e mbante si rekuizitë. U përshendetëm ndanë rrugës krysore Deçan-Gjakovë pranë mullirit të vjetër të Shabanajve, afër qendrës së qytezës në Deçan. 
    “Ta ndezim nga nji duhan”, dhe nga kutia nxori ciga-ret. ”Merre”, ma bëri dhe të veten e vuri në cingarllëkun e çelibarit. Përtej rrugës, ndërtesa e vjetër e Kuvendit Komunal gumzhinte nga lëvizja e policëve dhe komuna-rëve të tjerë...

Kosova kërkonte Republikë

    Parku i vogël i mbushur me policë. Atëherë shumica shqiptarë, të cilët lëvizën drejt qendrës dhe Hotel Turi-stit të atëhershëm, se nxënësit e gjimnazit vërshuan rru-gët si lum. Disa ikën e disa të tjerë ecën sypatrembur, pranë tytave të autometikëve. Pak më vonë, kur policia u tërhoq tutje, një grup tjetër pak më i vogël nxënësish të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” zbritën rrugës së vje-tër me qëllim që të brohoritnin: Kosova Republikë, mirë-po “kujdestarët e zellshëm” i shpërndanë, përpara se të zbrazej ndonjë breshëri plumbash mbi ta. Por... 
    Qielli ishte i mbytur në tym dhe me re. Por edhe me aeroplanë luftarakë dhe me helikopterë. Flitej gojë me gojë se Prishtina ziente dhe piqej me top dhe me hekur. Më 26 mars dhe 1 e 2 prill 1981 demonstratat e studentë-ve, punëtorëve dhe qytetarëve të Prishtinës dhe Koso-vës, u shtypën nga makineria ushtarake dhe policore e Jugosllavisë së dikursheme. U vranë 9 apo 11...?! Shifra zyrtare nuk e kapërcente numrin 11...     
    Ndal pak, ma bëri. Hë, a kemi diçka të re?, më pyeti. Prishtina po digjet flakë!, iu përgjigja. A...a...a, mërmëri-ti me një tingull që vetëm mund të shqiptohet dhe kurr-sesi nuk mund të shkruhet. Çka po thue ti?, e pyeta. Çka po thom unë? Diçka si fllad por edhe djegës po më vjen. ”Mbaje në mend se dhambët e qenit të çartun janë ngulë në mish. Ose do të mbesin dhambët në mish ose do ta shkoqin nji copë bukur të madhe...” Mbeta për pak pa gojë. Ma priti “E ka dhambin e keq shkau”. Nxora lap-sin dhe me pak shenja shenova ashtu, siç munda, këto pak fjalë duke menduar që me to një ditë të bëja një tre-gim mbi demonstratat e vitit ’81. Por tregimi nuk bëhet me fjalët e huaja, kisha konstatuar shumë vjet më vonë. Tregimi apo proza duhet të burojnë nga shpirti i krijue-sit ashtu, siç buruan ato fjalë nga plaku që kishte kapër-cyer mbi një shekull, duke e lidhur bashkë kujtesën e tre apo katër brezave. Kanë kaluar mbi njëzet vjet që nga dita kur i kam dëgjuar ato fjalë të plakut, Himë Lybeni-qi. Dhe ato fjalë, asesi nuk më hiqen nga mendja. Gjithë ajo figurë e tmershme më shqetëson si diçka e preksh-me, me një si fotografi filmike që ecën shumë ngadalë. Ajo fotografi më ndjekë kahdo që shkoj dhe nuk më le të qetë. Në atë fotografi, unë e shoh gjithë Kosovën të mbë-rthyer brenda një goje të pamëshirshme bishe të tërbuar, nofullat e të cilës kullojnë sall gjak. Dhambët e bishës së tërbuar, na kanë kafshuar e ndrydhur mishin dhe esht-rat, jo vetëm dje. Ata vazhdojnë të na ngulfasin me çdo mënyrë edhe sot...
    “Djelmënia shqiptare dijnë diçka, por...!”, tha Hima. Mori frymë thellë dhe shfryu. Gadi sa nuk pshtyu, se ça-kejt e UDB-së ishin matanë rrugës dhe përcillnin çdo lë-vizje të gjithsecilit që ishte në qendër të qytezës... 

Në vend të biografisë... Himë (Ibish) Lybeniqi u lind në katundin Lybeniq. Viti i saktë nuk dihet, sepse libra autentik të kohës nuk ka. Librat që ekzistojnë pranë ofiqarisë së gjendjes civile të Strellcit apo të Deçanit ose të Pejës, nuk kanë shënime të sakta, sepse datëlindjet para vitit 1900, ata i kanë re-gjistruar sipas dëshmitarëve.

    Emri, Himë. Emri i babait, Ibish. Llagapi: Alimehaj.  
    Njerëzit e thërrisnin: Himë Lybeniqi…
    Mbiemri Lybeniqi i mbeti nga emri i katundit të tij, Lybeniq, prej nga i kishte marrë udhët e jetës. Ato ishin udhë kaçaku. Jo, pse ai deshti. Por koha ishte tillë dhe ai duhej t’i rezistonte barbarisë sllave e turke dhe të mbije-tonte, se ndryshe e priste çrrënjosja nga trolli stërgjyshor atë dhe të gjithë pjestarët tjerë të popullit shqiptar...
     Kur ke lindur?
    “Moti…”Ai treti dikund larg. “Kaherë. Komjeti i Ku-  çit, krejt janë konë katolikë. Atëherë ia kanë dhanë Ma-lit të Zi ato tokat ku jemi konë na. Fuqitë e mëdha. Ato pjesë jonë konë të shtetit turk. Turkia e ka pasë lehtë të bajë tregti me tokat shqiptare. Edhe atëherë i kanë shti fëmijët nëpër shkolla. Mahmutbegolli ka ardhë në Pejë. Të parët e mi nuk e kanë dashtë fenë ortodokse dhe ka-në ikë. Kanë ardhë në Plavë dhe janë ba musliman. Në Skiq të Plavës. Po flas për familjen tonë. Musliman janë ba Dema. Ma vonë Ahmeti dhe Dervishi. I dyti vëlla Ze-nel Obria. Të parët tanë ishin tre vëllazën. Edhe ata si në legjendat e lashta. Tre?! Gjashtë vëllazën, janë konë gji-thsejt. Te nji barku janë konë, Zeneli me të vëllanë tjetër Sadik Obrinë, babën e Zenunit kanë shkue në Drenicë. Ganiqi ka shkue në Beranë (Ivangrad) ose në Rozhajë. Nji vëlla ish konë si i marrun. Kur e kanë kcye Limin në Plavë, ish konë mbytë. Këta të Kuçit ishin konë ikë prej Cernagore. Kush nuk ka ikë në atë kohë?! Edhe kanë lu-ftue. Ju thashë se janë konë katolikë dhe kanë ikë prej fesë ortodokse. Merrni vesh se nuk asht as ‘12-ta, as e ‘13-ta. Dyndje të popullsisë nëpër trojet shqiptare janë konë të shpeshta. Terrorr për ndërrimin e fesë ka pasë edhe ma përpara se ju ka ra ju me ndie. Stefani vëllau i gjashtë e ka pasë kishën në Junik. Në Junik ka shkue si shka dhe shka ka mbetë deri në vdekje. Shka për shkak të fesë ortodokse. Por nuk ka lanë pasardhës…
Drenica dhe na jemi Berishë... Kuç jemi…
    Ali Salihu, poashtu ka shkue në Junik dhe aty ka mbetë. Kuçin e Deçanit dhe të Leshanit i kemi të nji vë-llaznije. Na i kemi ma së afërmi, si të mëhallës këta të Deçanit. Edhe në Obri ka kuç dhe janë tanët. Nji vëlla ka shkue në Drenicë. Galica, Mikushnica, Dubofci, Prekazi, Tërnavci janë të gjithë të nji vëllaznie (Kuç). Këta tanët i kemi edhe në Këpuz. Jo vëllazën të nanës e të babës. Por vëllazni të nji gjaku.  
    Si kanë jetue ata? Ndonjiherë kanë jetue mirë. Pak ma shumë keq se mirë. Kur jam ba unë me dijtë diçka kemi jetue mirë. Kemi pas lopë, dhenë dhe dhi…
    Masandej kanë ardhë kohë të tjera. E kapi hyqymeti me shtërngesë këtë vend. Shtatëmbëdhetë vjet e kam marrë pushkën në krah. Me shoqninë time jemi marrë vesh dhe nuk e kemi lëshue deri vonë. Gjithmonë, sa a kanë koha kemi luftue për vatan… 



    DOJKE SHKAU ME NA SUNDUE EDHE NË 
    KOHË TË TURQISË...     

   Si ka ardhë puna që ke dalë në mal? Hyrrjeti apo?
    Dymbëdhetë vjet para Hyrrjetit, a konë Shqipni në këto anë. Katër a pesë vjet të mira nuk i kemi pas. Mi-rëpo, pasanikët nuk kanë dashtë me e prishë terezinë e vetë dhe me na ndihmue. Kanë thanë pleqtë: se edhe kajmak edhe vatan nuk ka.
    Katër pesë vjet, para Hyrrjetit ka nisë nji rrëfije e ke-qe. Pesë shkije me i shkrue zapti ndër dhetë a pesëm-bëdhetë shqiptarë. Edhe Haxhi Zeka a konë për këtë. “Mos, Himë mos!”, ndërhyri dikush.“Nuk dini ju gja!”, tha shkurt dhe vazhdoi. “A konë kohë e vështirë. Rrë-fije. Dojke shkau me na sundue edhe në kohë të Turki-së. Zaptisë ia kemi këputë dorën te Qurshijat e Raushi-qit. I ka ra dora në tokë. Atëherë asht ardhë nji Pashë çel në Pejë. Për pesë ditë e kemi ndjekë Pashën. Kemi luf-tue. Hyqymeti vike e i merrke burrat në të cilët dyshon-te. Me ju shkimë vullnetin gjithë atyne që punojshin për vatan.
    Ka ardhë koha dhe kanë çue studenta në Stamboll. Hasan Prishtina, Zenel Begu i Pejës, Gani Beg Toptani. Mbas disa vjetëve prej Stambolli, studentat kanë kërkue kushte ma të mira për vete dhe për popullin shqiptar, por askush nuk u ka vue veshin. Atëherë studentat kanë kërkue ndihmë nga disa fuqi të mëdha të asaj kohe. Si nga Austro-Hungaria e Franca. Studentat gjithmonë ka-në punue për vatan. Atëherë kanë hypë në deti në nji vapor dhe kanë shkue në Austri. E kanë zotnue gjuhën frënge dhe turqishtën. Janë ankue, sidomos te qeverita-rët e Austro-Hungarisë. Ata i kanë këshillue që të kthe-hen dhe të vazhdojnë punën që e kanë nisë. Të mësojnë por edhe të protestojnë për të padrejtat që baheshin në kurriz të popullit shqiptar. Studentat tanë gjithmonë ja-në konë të përcjellun nga organet e pushtetit. Atëherë dhe tash. Por zani i tyne asht ndëgjue fortë. Këtë të drej-të e kanë studentat kudo në botë. E kanë edhe sot, apo jo?. (Ishin vitet ‘80-ta kur po bisedonim). 
    Ismail Qemaili, Hasan Prishtina e ndonji tjetër, janë kthye në Stamboll. Me short e kanë ba. Dhe shorti i ka ra Haxhë Mustafës me ba atentat në Sadriazemin. A ju kuj-tohet ajo kanga që e këndojshin Dervish Shaqa dhe De-mush Neziri. E këndojshin edhe Lan Dobra e Hysen Uka. Tash vonë edhe Shaqë Avdia: 
    Ndal pajtonin o ti djalë, 
    a je shurdhan a je budallë! 

TRAZIRAT E STAMBOLLIT

    Në Stamboll aso kohe kanë qenë vetëm 37 studenta shqiptarë. Studentat përherë e kanë pasë mandatin me i dalë zot këtij vendi. Këtu edhe përjashta. Mandej Hasan Prishtina ka hy në Parlamentin turk si deputetë...
    Ju thashë se e kanë ba me short. Studentave u ka ra shorti me e vra Sadriazemin. Mbas tre muejve e kanë nxjerrë prej burgu Haxhë Mustafën. Lirat e kanë nxjerrë.

Një ndodhi në parlamentin turk

    Talat Pasha tue i ngue toskë e gegë. Ismail Beg Vlora flet, po duem shkolla shqipe dy orë ose para dite, ose mbas dite. Prej komjetit të Zyl Karnenit e kam të drejtën time të gjuhës dhe të shkollës shqipe. I kanë ra shuplakë Ismailt. Hasan Prishtina e ka nxjerrë revolen. Bahet to-llovi. Kanë ndërhye parlamentarët tjerë. Hasan Prishtina thotë, kësaj shuplake kanë me ia ndi zanin krej Evropa. Isa Boletini a kanë me familje të vet dhe me të birin e mixhës në Stamboll. Aty asht njohtë me Ismail Qemai-lin. Kanë ardhë deri në përfundim se duhet me u çue e me shkue në Gjermani për me kërkue mjete ushtarake e me i çitë në Shqipni. Ata njerëz që i ngon populli me i zgjedhë në krye të kryengritësve.
    Isa Boletini thotë se duhet me e dhanë të katërtën e mademit të Trepçës dhe të xeheroreve tjera, që sadoku-do t’i tërheqim fuqitë e mëdha që të na ndihmojnë. Me ju dhanë edhe Banjën e Pejës. Me u premtue edhe pasu-ni të tjera. Hasan Prishtina ka thanë, se mbas nji kohe edhe ai do të kthehet në Kosovë dhe do të bisedojë me njerëzit ma me ndikim për pregaditjen e kryengritjës…
    ALI PASHË GUCIA
    U ba nji e perzime në Pejë. Çaushin e vranë. Erdhi nji i Rugovës te Kurtula. Tha: thuej Ali Pashës se jam ardhë me u shkrue çaush se e kanë vra çaushin. Ulu djali i mi-rë. Çka kemi të re? Jam ardhë me u shkrue çaush. Hajtë, se të thërras ma të parin. Mue Pasha më tha me ardhë e me u shkrue çaush. Kur të vjen koha kam me të thirrë, mos ke gajle. Janë konë çue do fjalë të këqija. Jo, Kurtula po thonë...Jo, po i vret cubat. Edhe do fjalë të tjera. Jo, po i mban cubat. Hajt i ki pa thanë Kurtula djalit që erdhë me u shkrue çaush dhe e kish përcjellë. Ali Pashë Gucia e pat ba Kurtulën, Kryeçaush e disa dreqën në Kapesh-nicë ishin kundra Kurtulës...
    Ai djali nuk pret por shkon menjiherë te Ali Pashë Gucia. Kështu a konë. Na tanëve nuk iu kemi friksue as-njiherë. Vetm të huejve dijmë me iu nënshtrue. Atëherë u banë edhe tonët nëpër poste. Ali Pasha yni. Kurtula yni. Hallku ynë thonë: Ta di shtëpinë! Eh, çka jemi na?!
  “Veç me më shkrue çaush”, i thotë ai djali Ali Pashës së Gucisë. “Prit pak se i thërras edhe të parët e shehrit dhe ti ke me konë ma i pari në tefterë!”. “Mirëpo, unë due që të më merrni qysh tash, se përndryshe...” ”Ndal pak djali i mirë!” “S’ka ndal” dhe disa fjalë të tjera...
    Adem Gocka dhe ai djali që dojke me u shkrue çaush janë konë të Rugovës. Djalë ma të pashëm se Adem Goc-ka nuk ka pasë në krejt Pejën. Atij i erdhi randë që Pasha ia ktheu atë djalin. Qysh me ardhë Ali Pasha prej Gucije këtu e me sundue në Pejë? Si me komandue ai me qyte-tin? Por këtu a kanë edhe nji gverr tjetër. Për gra janë ba gjaqet shpesh herë në këto troje. A konë nji grue e bu-kur. Çikë. E lypi Haxhi Zeka. Nuk ia dhanë. Nuk ia dha-në as Adem Gockës. Këta të dytë e banë muzhevonën dhe ia banë gropën Pashës së Gucisë. Ai djali shkon për-sëri te Ali Pashë Gucia. Veç ke më më marrë çaush. Hajt se në këto dy ditë e ndreqim këtë punë, i thotë Pasha i Gucisë. Kësaj pune ke me ia pa sherrin, i pret djali dhe del.
    Adem Gocka e ruen Pashën kur don me shkue te sej-menët. Te Dulia a konë nji furrë buke. Aty asht vra Ali Pashë Gucia. Gocka e vrau. Atë ditë dhe sot ju ka dhanë e mbrapshta tokës sonë. Qysh se u vra, Pasha i Gucisë...
    Thonë se katërqind qese të asaj kohe i muer Mahmut Begolli për këtë vrasje. Kush i dha këto pare? Paj shkje-nia se kush tjetër.
    Atëherë u bajke luftë. Hupke Haxhi Zeka. Mullitë e Haxhi Zekës janë konë të njohtun dhe ai ka mujtë me i dhanë bukë krejt këtij mileti. Ai i ka fikë këto troje. Ai a konë gjakpisë i madh. Ai nuk e ka çue as edhe nji kali për komb të vet. Beglerëve me ju nxjerrë eshtnat prej vo-rrit dhe me u shtyp asht pak. Me ju nxjerrë eshtnat prej vorrit dhe ma ju blue si kafja nuk u dalim hakut. Po, po begletët kanë pas dukat e pasuni, sa me i nxjerrë tokat shqiptare prej robnisë…

Pasoi një heshtje e gjatë

    Ne të pranishmit shikohemi mes vete. Ai sikur kotet duke pirë çaj mali. Mendohem gjatë për këto fjalë. Po ne për tjetër e dijmë Haxhi Zekën. Sa kënga është për të. A ka pasur njerëz që nuk e kanë ndihmuar çështjen kom-bëtare? Ata njerëz populli i ka shpallë tradhtarë. Po me popullin çka është bërë? Nga tradhtia e disa njerëzve ne kemi mbetë në robëri. 
    Po Haxhi Zeka nuk ka qenë i tillë. Në disa këngë, por edhe në shumë shkrime të ndryshme historike ai për-mendet për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për kriji-min e një shteti shqiptar edhe duke pasur, qoftë edhe njifarë vazaliteti nën Anglinë. Vetëm e vetëm për të the-meluar diçka të qëndrueshme dhe të sigurtë për të ardh-men e Shqipërisë...
    Hima sikur përmendet…”Më keni ba nderë!”, thotë.”
    Tash e sa ditë që jemi bashkë...Nuk deshta t'ju tregoj, mirëpo, mbramë kam ndejë, me Isa Boletinin. Kemi bi-sedue bukur shumë për situatën e sotme. Edhe të djesh-mën, poashtu. Mos mendoni se jam plak e matufosë. Po, po kam ndejtë, ashtu siç po rri sonte me ju. Këto pyetjet tueja më kanë detyrue të rrijë me të. Isa kishte nji dhim-bje në dorë. Pastaj Hima na tregoi se si ia kishte prerë gishtin i vëllai rastësisht me sopatë.Vëllau i tij Ahmeti ia ka pasë pre. Shumë vetë më kanë pyet për atë fotografi, në të cilën shihet me Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij, kur kanë udhëtu për në Londër, ku mbahej Konfere-nca e Ambasadorëve. Aty i shihet gishti i këputur i Isës. Të gjithë mendojnë se plumbi ia ka këputë gishtin. Por jo. Isa dhe Ahmeti janë konë tue punue diçka. Isa a konë tue ia mbajtë nji hastër muri dhe Ahmeti ia ka pre…

A është plagosur Isa nëpër beteja?

    I plagosun nga plumbi?Po, po a konë i plagosun  disa  herë. Do t'ju tregoj kur të vjen rendi…

Kapaklia si është shprazë?

    Kapaklia e ka pasë dollapin këtu dhe ia bajshe, kë-rrap! Ia shtishe fishekun e kuq si gjaku. Sikur manxe-rres. E kanë pasë kujin. Kapaklia a konë e gjatë. Asht mbushë për gryke. Vonë a dalë martina. Nji plumb. Pu-shka e gatë para martine, para martine e krejt (kapsolli në grykë). Kapsollaqat i ka sjellë Mbreti. Në vend të gu-rit brica. E shtishim për gryke dhe shtërngojshim me burme. Mbas kapaklije vjen martina. Njëzet vjet përm-bas asht përdorë manxerrja e Mbretit. Kur a ba lufta në Beranë (Ivangrad) Turkia ia ka pasë dhonë popullit tonë martinat...

Kur është bërë ajo farë lufte në Gjakovë?

    Shpraze topin i kanë thanë kajmekanit në Gjakovë. Nuk guxoj, u përgjegj kajmekomi. Atë herë e kanë sha dhe iu kanë kërcnue. Ma në fund e kanë detyrue me e shprazë topin. Qaty a marrë kisha e Hasit. ”Katër kum- bontë”, siç thotë populli. A ra mjegull e madhe përtokë e nuk shihej asgja. Mixha im Fazlia, a konë në atë luftë dhe më ka kallxue. Mulla Musë Strellci e thirrë ezanin. Pa vonue shumë asht kthjell moti. Zenel Ceka, katolik (Belle), Nimon Ceka (katolik). Kur e kanë pa se u kthje-llue moti kanë thanë: Ndalnu bre burra e thirreni ezanin Muhamet! Se nuk paska tjetër veç Zotit! Aty janë ba mu-sliman. Ju duken të pabesueshme këto? E di, e di. Nejse po ju flas për familjen time: Islami i Kadrisë. Haxhia a vra në Junik në Natral. ”Republika e Junikut”, ndërhyri dikush. Republikë? Jo, Republikë! Por shtet a konë. Shtet e çka të duesh! E çarten paret e Kishës së Deçanit. Por edhe na vetë ia kemi ba hyzmetin…

Rropatje jetësore…

    Shtroja e leshtë. S'ka pasë jorgana. Nana ime ka ardhë me njiqind grosh. Nana nga Qafa e Prushit. Kurt Pali (katolik) disa mixhallarë janë ba musliman. E Haxhia, baba i nanës teme me disa të vetët kanë ra në Brekoc. E kanë mbarue nji kolibë me bosa dheu. Ma vonë e kanë mbarue koliben me kashtë. Nana ime, si vajzë ka ardhë në Deçan te kusherini se baba iu kishte vra në nji betejë me turqit.
    Nana kur asht martue me babën tim, Ibishin e kishin nji fjetë dosido. Boshtraku ia kish pasë marue nji dyshek prej leshi. Dy plafa. Dajtë e mi, Boshtrakët ia kishin pasë dhanë si dhuratë nanës time, dyshekun dhe disa plafa.
    Ai...ih! A konë vështirë. Mysafirët i kemi mbulue me çerga të dhita ose me ndonji qilim, kush ka pasë. Miftar Asllanit një plaf ia kemi çue me u mbulue gjatë natës. Dy fëmijë, motër e vëlla të Himës, me emna Dauti e Hi-ma kanë vdekë. Ata i ka mbytë fruthi. Mbas tyne kam le unë. Tre apo katër vjet para Lidhjes së Prizerenit. Mbas meje ka lind Hysa. Dy vjet mbas meje. Kanë shkue do kohë. Nana ime ka mbetë e vejë. A çue daja im, i vëllau i nanës. Ali Haxhia. Sylë Kurti i ka thanë, ku po shkon Ali? Due me shkue te motra se më ka mbetë rrugëve. Vjen te na në Lybeniq. Kadri, çom te motra ta shoh. A hi mbrenda në dhomë të fjetjes. Nana aty, Kadria aty. Daja Ali u ka thanë pritni pak se po kam pak punë. Dhe ka dalë. E ka mbyllë derën. Nga jashtë e ka thirrë: Ja pash hajrin se prej sotit asht grue e jotja! (Kadria mixhë i Hi-mës. Ibishi baba i Himës dhe vëllau i Kadrisë).
    Shkojsha me lopë dhe nuk i ruejsha si duhet. Me fë-mijët e tjerë të mohallës. Jam konë gjithnji pak si i rrezik-shëm. Rreziku më ka ndjekë përher apo edhe unë e kam ndjekë atë por kam dalë fitimtar. Kadria kur i bani shta-tëmbëdhjetë vjet e vrau nji të Lybeniqit. Katundi dolën me kuvend për me leçitë. Ai e nxori gjakun e babës. Të bijën e mixhës e kam pasë në Isniq, nanën e Ramë Ca-nës. Mue mu desht me ikë ndër miq. Mbeta shumë ditë në Isniq. Mbeta kaçkinë. Nana ime i kish pasë do pare dhe ma bleu nji martinë. 
    Vorfni e madhe. Krypën e torzojshim me ujë për me e ngjye bukën. Mbas tri vjete u përpoçëm pak dhe mezi e blemë një tubë me dhenë. U lidhem me pejanë për me e shitë tamblin. I mjelshim gjonë. Unë e qojsha tamblin me katër magarë në Pejë. Gjonë i milshin gratë në Zagerëm. Unë gjatë gjithë jetës time, vetëm këtë hajr ia kam ba shtëpisë sime. Këtë punë e kam krye edhe për shkak të katundit sepse edhe ata kishin nevojë me e shitë tam-blin. Kaq hajr ia kam ba shtëpisë. Kohën tjeter unë jam konë më armë në krah dhe gati përherë larg shtëpisë…

Diçka për familjen tënde!

    Të parët e mi janë konë gjithmonë krah i fortë i levi-zjes kombëtare. Babëgjyshi, Osë Rexhepi.Vella me Ra-më Rexhepin dhe Zenun Rexhepin. Nezir Rexhepi e ka lanë Rexhen. Sadiku e ka lanë Fetën. Osa, babgjyshi im e ka lanë Ibishin, babën tim. Tevona Fazlinë, Kadrin, Ca-nën. Rexhepi e ka lanë Ramën, Ramë Rexhepin. Ramë Rexhepin e ka thirrë njani dhe ka mbytë në shtepi të vet, brenda. Shoqi i vetë e ka mbytë... 
    Ou, ka qen rrëfije e madhe përherë. E ka pasë mar-tinën në mur, në shtëpi mbrenda. Kështu më kanë tha-në. Kush ka folë ashtu? Hafija, po kush!   
    Kadria ka qitë pushkë për Ramë Rexhepin. Për mi-xhen e vet. Me Fazlinë, Islamin, Demën, Kadrinë kemi dalë në mal. Disa në mal e nji pjesë nder miq. Shtëpia në robë e në fëmijë. Toka ka mbetë ledinë. Dritaret me letra. Eh ka qenë punë me i gjetë ato letra. Nuk janë konë si letrat e sotit. Fryente fryma e i shkyjke letrat. Bora hynte mbrenda. Në krye të pesë vjetëve janë pajtue me gjaksin. Diçka kemi rregullue. Atëherë kemi ba dhenë e dhi në shtëpi. Kemi përparue pak. Asht ndërtue kulla dy katë-she. Kemi jetue disi deri në Hyrrjet e masandej na kanë djegë shtëpinë deri në themel. Përsëri e kemi ndërtue kullën dykatshe që asht djegë disa herë...
    Në kohën e Hyrrjetit me 42 robë nëpër miq e shokë. Toka përsëri mbet ledinë. Pesë mashkuj në mal. I burgo-sën se na mashtruen turqit. Cilët i burgosën? Fazlinë, Demën, Kadrinë. Atëherë kam ikë edhe unë dhe kam dalë në mal. Pak ditë ma vonë Isa Boletini erdhi në Isniq dhe aty jam bashkue me të dhe nuk jam nda prej tij për një kohë mjaft të gjatë.   

Po tjetër?

    Kam luftue karah për krah me Isa Boletinin, Idriz Gi-lanin dhe Hasan Prishtinën. Ata na kanë drejtue në rru-gën e vatanit. Me Isën jam konë në Kodër të Qenit. Aty e kam marrë nji plumb, në krah. Te Gryka e Llapit, kemi luftue kundër turqëve ma vonë edhe kundra Hyrrjet...

Sa vëllazën i ke pasur?

    Vëllazën? Dautin, Brahimin, Haxhiun, Bardhoshin... Gjithë sa jemi konë...kaçakë, po. Edhe të fortë...

Në mal kush a kanë me ju? Edhe Haxhia, apo?

    Të gjithë jemi konë kaçakë. Në luftë jemi konë dhe ka hy Austria dhe a ba Shqipni për shumë vjet. Në të ‘13-tën kur a hi Mali i Zi këtu, ka shkue kavrri në kishë (si spiun) e ka thanë për mue, se këtu a Hima. Janë ardhë Natën e Bajramit tetëdhetë shkije dhe na kanë rrethue, tue thanë se këtu a Hima. Kadria u ka thanë mashkujve të tjerë, mos dilni. Do djemë të kojshive jonë konë ardhë me u rrue për Natë të Bajramit. Dilni se në natje vini e u ruejmë, u ka thanë Kadria, por ata nuk kanë dashtë me ndejtë. Kusherini, Sadiku i ka përcjellë me pishë. Ka kri-së pushka e të tana trutë ia ka çitë në kalldrem të birit të mixhës. Mixha e ka mbyllë derën dhe e ka rrokë sakicën. Ata i kanë ra derës me shqelma, po nuk kanë mujtë me e thye.
    Çelna derën? Kur të vjen Kmeti ua hapi dedrën për me e pa se çka keni ba. Të nesërmen e kanë marrë kë-metin si dëshmitarë. E kanë hapë derën. Aty i kanë pa trutë në kalldrem. Tjetrin e kanë gjetë të varruem. E ka shëndoshë mjeku popullor. Kufomën katër ditë Bajram nuk kanë guxue me e shti në dhe, se askush nuk mujke me hy te na. Ditën e nxjerrshin mejtin përjashta se vijke erë e randë. Në mbramje e shtijshim mbrenda përsëri, për mos me e hangër qentë kufomën. Të varruemin e kanë vra shkijet mbasi a shërue...
    Asht vra nji raje në mes Raushiqit e Lybeniqit. Shkijet e Bellopojës e kanë rrethue katundin. I kanë marrë 150 veta bashkë me hoxhën e katundit. A konë muej Rama-zan. Tregoni kush e ka vra rajen, kanë pyet. I kanë kërc-nue. Hoxhallarët kur tuten, tutën fortë. Ka pritë e ka tha-në hoxha: Thueni, se Hima e ka vra, bre! Shkijet kujtoj-shin se unë jam nji bena e madhe. Kmeti i Bellopojës shkon te Savë Batarja e i thotë se e gjetëm njerin. Kush? Hima. Unë nuk isha aty. Ata shkojnë dhe e marrin Isla-min dhe Arifin. E kapën pra, djalin e Kadrisë, Islamin. Arifin e kanë gri te mullini i Haxhi Zekës. Tjetrin e kanë çue në hapsone. Aty e kanë gjetë mulla Musën e Stre-llcit. Edhe nji të shtëpisë së Feriz Haxhisë të Dobërdolit e kanë gjetë aty. Edhe ai e kishte vra nji shka. Tre vetë ja-në gri për herë të parë te Mullini i Haxhi Zekës. Unë atë-herë isha në Malësi. Sa jam konë në mal, robët e shtëpisë kanë ra veshë. Të gjithë tash nuk janë ma. Eh, sa herë e kanë rrethue shtëpinë tonë! Prej se jam ba me dijtë e deri sot, 92 xhenaze i kam përcjellë prej shtëpisë sime. Shu-më prej tyne kanë shkue nga plumbi. Unë as vorret nuk ua di mirë robëve të mi se jam konë në mal...

Për ty është një këngë se si me thikën në gji...

    Kanga? Kanga nuk asht gja, jo. E kanë rregullue për qejf të vetin kangëtarët. Unë t’i tregoj ato që i kam pa me sy...Unë kam qenë në Shqipni kur ka ndodhë vrasja mes mashkujve të mi dhe shkijeve të Lybeniqit. Dhe e di këtë se me serbianët e Lybeniqit, kumari kemi pas me ta. Di-het pse kemi pas kumari. Me zort dhe jo me qejf. Edhe ata me ne, po ashtu me zort se na kanë pas tutën gjith-monë. Perë Spasa a konë në kishë. Kur ka dalë nga kisha kanë pritë dhe e kanë rrehë. Kur e kanë vra Perë Spasin, Cani e ka nxjerrë pa e mbytë krejtë. Nana ime tri ditë ia ka la Canit këmishën me gjak...

Gënjeshtra dhe e vërteta...

    Dikush i ka tregue Perës, se Hima asht këtu. Kanë ar-dhë tridhetë shkije te dera. A konë nata e Bajramit. Dy vëllaznit e mi m’i kanë vra. Njanit i kanë mbetë trutë te dera e ahrit dhe tjetrin dy pushkë e kanë marrë dhe asht rrëxue te oxhaku. Katër ditë Bajram s’ka guxue kush me hy në oborr. Shumë vjet ma vonë shkijet e kanë marrë Islamin. E kanë çue dhe e kanë gri te mullini i Haxhi Ze-kës. Ma vonë asht vra shkau te Raushiqi. Kanë thanë, jo këta e kanë mashkullin kaçakë dhe ai e ka vra shkaun. I ka thanë Savë Batarës, se e gjetëm njeriun. I kanë marrë 150 veta të Lybeniqit. Savë Batarja a konë aty.

Islamin a e kanë varur apo e kanë gri?

    Islamin e kanë gri. Thashë shkijet te Mullini i Haxhi Zekës e kanë gri. Spas Pera me shkijet e Bellopojës i ka-në thanë Savës, se e kemi gjetë njeriun që i ka vra shkijet e Lybeniqit. Islamin e kanë marrë dhe e kanë gri. Man-dej ka hy Austria. Vonë po. Por kam durue. Nandë. Prej Bollopojës kanë humbë, pa farë e pa dokë. Thojshin, Au-stria. Austria ka ardhë natën. Mbas Austrisë, përsëri ka ndërrue moti. Serbia, mjerisht ka ardhë përsëri. Kanë ar-dhë dhe na kanë qitë nga kulla. Na kemi ndejtë në ahër. Ata nëpër dhoma të nalta dhe odë të burrave. I kanë shpue dërrasat me turjela dhe tëlana e fëlliqti na i kanë hedhë poshtë mbi krye. E shtrojke shkina çerepin atje naltë. Në odën tonë. Na me robë e fëmijët duro. Mash-kujt tonë i kish ba lopa a? Shkijet janë konë për hastret.  Mashkujt tonë në bishtë të lopës, apo?
    Dymbëdhjetë copa lopë, dele, dhi dhe kuaj janë ma-rrë në bjeshkë të Isniqit. Sa toka është zapue prej tyne. Këtu afër shtëpije shkijet m’i kanë zapue arat. Tridhjetë argatë (dy hektarë). Kur po flas në oda të burrave, njerë-zit po më tërheqin për mange. Himë, mos fol se këtu asht nji kësi, “partizani”. Unë nxehem edhe ma keq. Jo ai nuk qenka partizan. Partizanët i njoh unë. Ai qenka çetniku. Po, po haptas u kam thanë. Ai që idhnohet me fjalët e mija asht çetnik. Ai që e mbron të vërtetën asht partizan. Po asi nuk ka as nga tanët as nga ata. Çetnikët janë të dy parët, prandaj ia kanë qi nanën këtij dheu kë-shtu. A po e sheh si kemi mbetë? Tutu prej atij, tutu prej këtij...Bash që ja kanë qi nanën janë Tita dhe Enveri...He nanën të dyve ua rrotullofsha!

Hima është martuar kur i ka mbushur 37 vjet.

    Këto pak vite mbas Brioneve, diçka ka ndryshue. Nuk them se krejt, por pak po. Kjo kohë a kanë pak ra-hatia ime. Këto pesë a gjashtë vjet, diçka mbas Brioneve e kam pushue shtatin. E di se nuk a kanë mirë për shu-më njerëz. E di se në Goli Otok kanë hjekë shumë njerëz të mençëm të këtij trolli, por të gjithëve nuk na bijnë hise të këqijat dhe të mirat...
    Mirëpo, unë kam hjekë shumë. S’harrohet lufta me Turki. Me Cernagore. Serbia e parë. Koha e Jugosllavisë së vjetër.Vështirë. Dyerve të hueja gjithmonë. Me push-kë në dorë dhe me krye ndër sjetull. Por mund ta thom nji gja. Se, kahdo që kam shkue e kam pas derën e çelun. Faqebardhë. Edhe sot e kam derën e çelun. I njoh të gji-thë dhe të tanë me njohin. Prej Gilanit e Kaçanikut e deri në Sarandë e Delvinë. Në Shkup e në Shkodër…

Qysh e ke çue lajmin se ke vdekë? A është e vërtetë kjo? Vetë ke qëndruar në tavan, apo?

    A ba xhama, tha. E ti të gjitha i ke përcjellë nga tava-ni, apo? i thashë. Eh, disa herë a ba kjo. Disa hera të tjera më kanë shpallë të vdekun. Nejse, kanë ba edhe mahi pak...Hima e fërkoi ballin dhe rrudhi vetullat. Pastaj e hoqi plisin e bardhë dhe e la pranë vetes. Nji xhandar i Savë Batarës e ka pas çue nji rrenë të tillë…

Nuk ke qenë në shtëpi prandaj kanë menduar se ke vdekur?

    Zekë Arifi, xhandar a konë. Kish pasë thanë, se me sy të mi e kam pa të vdekun në breg të Valbonës. E çoi laj-min. A çelë e pamja për tri javë ditë. Kanë ba edhe çeli-me. Kanë thirrë fukara dhe fëmijë. Hoxhallarët e sodit na i hupën çelimet. Tash po thirrin veç të pasun dhe ho-xhallarë. Me hangër për vete...
    Mahmut Begolli e Haxhi Zeka kanë pasë çifligje. Ka-në pasë pasuni për të zezën e kokës së vet. Ku e kanë sot? Njiqind e gjashtëdhetë gjaqe janë ba në Rrazhgë të Isniqit. Dujakën me ja marrë Isniqit dhe me ua dhanë malësorëve. Gjaqe janë ba me fajin e parsimit. 
    I biri i Shaban Sylës së Rugovës e ka marrë hanmin (duhet të jetë gruaja e Ali Pashë Gucisë). Shaban Sylës i ka vdekë nana, ku ka ndërrue jetë Haxhi Zeka. Aty ka pshurrë e shoqja e Shaban Sylës. Pak ia ka dhanë Zajmi, Haxhi Zekës. Ia pat marrë bjeshkën Irzniqit. Dulen dhe e vranë hoxhën e Irzniqit... 
    DIÇKA PËR LIDHJEN E PRIZRENIT
    Sulltani nga Stambolli e ka dërgue Avdyl Frashërin në Prizren. Përpara se të nisej i ka thanë: prit edhe pak! Shko mblidhe popullin dhe bisedoje këtë punë se nuk asht koha edhe pak. Fol me krenë. Avdyli erdhi në Priz-ren. Stambolli mbas tij e ka çue spiunin. Ai ka përgjue mirë e mirë. Spiuni tregoi. Avdyl Frashni foli kështu e ashtu. Populli tha këtë dhe atë. Hafillaku ish konë me faqe të zezë gjithmonë. Nuk ranë në nji fjalë. Çadrat janë konë në Cernicë. Hyqymet hesapi. Aty a kanë flamuri. E kanë çue atëherë masbatën (fermanin) dhe e kanë zanë Avdyl Frashnin. Atëherë janë mbledhë frasherët në Sta-mboll dhe mbas 90-të dite e kanë nxjerrë prej hapsane Avdylin, sikur unë që po e pi këtë kafe këtu me ju...

Paratë e vjetra ose…paratë ilire

    Në Grykën e Lybeniqit gjindeshin disa pare të më-dha. Pare në mjedis të gurit. Edhe nji serb ka kërkue ma-dem këtu në grykën tonë. Kanë kërkue edhe në Grykë të Strellcit. Diçka kanë gjetë këtu edhe atje por nuk tregoj-shin. Unë vetë e kam gjetë një tërfurk të vjetër. Të tjerët kanë gjetë copa hekuri dhe nji qysqi. A konë nji mur i madh në Grykën tonë. Atje naltë mbi katund. Cana jonë i ka pasë dy pare të mëdha që i ka pas gjetë në fushë…
    SHPJEGIMI, PSE SKËNDERBEU E MBANTE 
    PËRKRENAREN ME KOKËN E DHISË… 
    Thuhet se baba i Gjon Kastriotit, gjyshi i Gjergj Kas-triotit a konë në nji luftë me turqit. Përleshja a konë e randë dhe e zorshme. Asht çue nji mjegull e madhe, thu-ja mos me pa as para hundës. Këta e kanë humbë rru-gën. Tue ecë, kanë ndeshë me disa dhi. Ata kanë shkue mbas dhive dhe kështu kanë shpëtue pa ra në ndonji pritë të turqëve. Prandej të parët e Skënderbeut e kanë vendosë që ta mbajnë si “shejë të mirë” kryet e dhisë...
    AMANETI  I  ZYL KARNENIT: GAJTANAT  E   
    ZI  DHE  PLISI  I  BARDHË
    Kur i thamë se Zyl Karneni është baba i Aleksandrit të Madh, Hima kundërshtoi. “Jo, tha i di unë luftrat e Lekës dhe të Aleksandrit. Zyl Karneni a konë shumë ma i hershëm. Kështu më kanë tregue njerëzit që kanë lexue nëpër libra...Diçka di për historinë e Zyl Karnenit. Mirë-po, nuk mund ta përcjelli edhe aq mirë. Unë kam ndë-gjue, edhe hoxhallarët e tregojshin. Bile ata thonë se ai ishte pejgamer. Me komjet, Zyl Karneni a konë shqiptar. Ngjarja ka ndodhë në Arnautistan. Turqit a na thonë ar-naut, apo? A ba lufta e madhe. Ai ka sundue det më det, tue përfshi toka të mëdha. Nji herë a konë me nji ushtri të madhe. Thuhet dymbëdhetëmijë. Kanë shkue te nji ujë i madh. A konë det, lum a like unë nuk e di. Veçse i ka urdhnue ushtarët që ta marrin nga nji guri dhe të hyj-në në ujë e ta kapërcejnë matanë. Gjashtëmijë veta e ka-në marrë nga nji guri në dorë. Gjashtëmijë të tjerë nuk e kanë marrë gurin. Këta që e kanë marrë gurin kanë hy në ujë dhe kanë kapërcyer me not matanë. Secili prej ty-ne e ka vërejtë se ai gur ishte ba gur dukati a xhevahiri. Këta që mbetën në breg ndëgjojnë për marifetin. E ma-rrin nga një guri por kur hyjnë në ujë u mbytën...
    I erdhi koha me vdek këtij Mbreti. E pyetën, se a kish ndonjë amanet. Po tha, me nji kusht. Që ky amanet mos të humbet as mos të harrohet. I premtuen se nuk do të harrojnë amanetin e tij. Unë jam i komjetit shqiptar, tha. Amanet po ju la gajtanin i zi dhe plisin i bardhë. Që t’i bani brez mbas brezi dhe t’ju njohin kush jeni dhe çka jeni. Gajtani i zi për me kujtue këtë zezonë të përgjith-shme të komjetit shqiptar. Plisi i bardhë për me e mbu-lue këtë zi kombëtare, me shpresën për një të ardhme ma të bardhë. Dikush mendon se kjo ka ngja kur të pa-rët tanë kanë shpëtue prej përmbytjes. Por jo... 
    Këtë ngjarje e kanë tregue Hoxhë Batusha (Mulla Ha-liti) dhe Tafil Boletini. E tregonte edhe nji djalë me shko-llë në Shkodër, mu kështu. Frrok e ka pasë emnin, ai shkodrani. Edhe djali i Homëz Kazazit. Xhaferi e tregon-te këtë histori. Ata janë konë njerëz me shkollë. Unë kam ndejtë shumë kohë me ta dhe ata e kanë tregue disa herë këtë ngjarje. Sa herë që kemi pasë kohë të ndëgjojmë ndonji gja të vlefshme të historisë sonë kombëtare. Ata na tregojshin. Këtë ngjarje a kanë tregue ma se shpeshti. Thonë nji pjesë e Malësisë, Carrabregu dhe Husajt e Ly-beniqit e kanë gjenezën nga ky fis i moçëm. Pra, fis i Zyl Karnenit...Thojshin...
    Atëherë Hima na e recitoi vjershën “O moj Shqypni” të Vaso Pashës. E dinte fjalë për fjalë. Pastaj foli: Neve na kanë marrë në qafë tanët. Ku kofshin atje ndër vorre, dreqi u hangert shpirtin! Këta janë konë Beglerët. Mah-mut Begolli im, besa edhe Haxhi Zeka, edhepse a konë njeri shumë i mençëm.  
    Kur i kritikoi Sulltani disa krenë, pse keni luftue kun-der Malit të Zi, ata sherrin ia lanë Ali Pashë Gucisë. Kur e dërguan Ali Begun (Gucinë) në Stamboll, Sulltani e çortoi për veprimet e “pamatuna” të tij. Aliu u përgjigj se unë kam luftu për me e ruejtë vendin tim. Disa herë ju kam çue telegrame nga Kosova për vështirësitë, që i kam pasë. A i ke marrë ato telegrame a jo, kjo asht nji çashtje tjetër. Mark Milani, Naltëmadhni, m’i dogj katër kulla në Guci. Ma qiti rrethin me më djegë e më pjekë me gjithë robë e fëmijë. Atëherë, me çka më qëlloi. Bile edhe me tërfurqi e sopata kam luftue me ushtrinë e Ma-rkut. Sulltani e pau se kush ishte Ali Begu i Gucisë. U mendue gjatë dhe masandej e dekoroi. Ia dha gradat e Pashës. Ali Pasha i Gucisë i thojshin…     
    QARSHIA E PEJËS
    Përshkrim i Qarshisë së Pejës. Kulla e Sadik Musta-fës i mbante qelsat e shehrit të Pejës. A konë dera në hy-mje dhe në dalje të qytetit, atje poshtë te xhamia. Nji gjy-sëm ore para mbramjes iu jepshin drynat Qarshisë. Ur-dhni i Turqisë doli. Ali Pashë Gucia asht i pari i shehrit. Kurtula, çaush me njëzet sejmenë. Urdhni a konë që me armë mos me hy në Qarshi. Karakollet janë konë në ka-tër anët e Qarshisë, për me i kontrollue njerëzit që hyj-shin e delshin në sheher. Njerëzit vijshin në qytet me dyqi për me ble krypë dhe gaz. Ata kapakliat me vete. Kapsollaqa, pushkë të gjata dhe kush çka ka pasë. Të gji-thë janë konë të detyruem me i lanë armët te roja e qar-shisë...
    Një ngjarje që ka të bëjë me vrasjen e Kurtulës…
    Të vëllain e Xhemë Sadrisë, Malën e çojnë ushtarë pe-së apo gjashtë vjetë. Nizam. Ashtu a konë zakoni (!). Kur erdhi nga asqerllaku merret ngrykë me të vetët. Atëherë i drejtohet: Babë ku e kam Salihun? I ati përgjigjet se na kanë vra në Pejë. Kush e ka vra? Kurtua. Ani? Deri sot nuk jeni hakmarrë? Jo. Eh, me e pasë nji djalë që ma nx-jerrë gjakun! Mala thotë, mirë babë. Prit pak. Unë jam konë ushtar. Dhe ia shëndosh kryet si asht adeti. Dy a tri net i ban në shtëpi mandej e merr martinën dhe del në Pejë. Te Ura e Zallit a konë nji dyqan. Dyqanet janë konë mbi urë, andej e këndej lumit. mala hyn në dyqan. Dy-qanxhia i thotë: Qysh Malë me pushkë me ardhë kën-dej? Mala përgjigjet, se këndej asht krye shehrit dhe s’ka gajle. Mbas pak Mala e pyet, se a po kalon Kurtula kën-dej pari. Po, përgjegjet dyqanxhiu. Bile, tash e ka kohën të kalojë. Dhe në ato fjalë vjen Kurtula me Xhemë Lucin, Curr Sadikun dhe pesë a gjashtë pejanë. Malë Sadria çohet në kambë. Ndal kadalë Kurtulë, se ma ke nji gjak dhe ia psheshi martinën. Eh, ikën pejonët pa e shkrepë asnji kapsoll e Mala hyni nën urë. Kurtula mbet dekun. Atëherë erdh hyqymeti dhe e pa ngjarjen. Vendosën me ia djegë shtëpinë Malë Sadrisë. Ryshyt Begu, vëllau i Xhevat Begut a konë me hyqymet…



    VRASJA E ALI  PASHË GUCISË
    Mendime të shkëputura... 
    Kam ikë me atë grue të Ali Pashës, deri në Bollopojë. Gruaja a konë e re as dhetë vjet martesë nuk i ka pasë. Grue e bukur. Shoqen nuk ia kam pas në Dukagjin, as në Malësi. E kërkoi Jashar Pasha për djalë. Jo u përgji-gjën se e ka djalin shurdhan. Ia lypen krej beglerët me radhë. (Beglerët martohen si leprat). Gocka ia lypi. Ia ly-pi Shaban Aga, që e kemi pasë kryetar. Ia lypën Rugova të tanë. As atyne nuk ua dha. Ryshyt Begu ia dha çikën Ali Begut (Ali Pashë Gucisë). Motrën e Zenel Begut. I tha Hasan Begu, baba i Xhavit Begut: Qysh me ia dhanë çikën atij të Gucisë? Unë ia kam dhanë. Të gjithë u idh-nuen për këtë kushqi. E leçitën Ryshyt Begun. Nimon Begu a konë baba i Sefedin Begut. Ai me raki e me ma-gjupe dhe me defa e ka shpenzue pasuninë e vet. Atë-herë Gocka, Haxhi Zeka dhe Beglerët tjerë e bajnë ku-vend që ta vrasin Ali Pashën e Gucisë...
    Ma përpara asht vra nji çush në Pejë. Qyteti pa çush nuk mbetet. Këtu kanë zanë shkas për me e vra Ali Pa-shë Gucinë. Por, shkaku a konë për shkak të asaj grueje.

E pava nji andërr...

    Isha maje nji bunari. Kuajtë dhe unë. Mezi kam dalë në krye të bunarit. Më doli gjumi. Isha konë i burgosun në Strellc. Po, po në Strellc jam konë. Aty a konë opsh-tina. Isha i ngujuem. Pa rroba në shtat. Dikush më tha, veje plisin mbi sy. Thanë duhet me u ba Met Bobi dhe Sali Ibra dorzan...
    A konë koha kur thojshin, se vëllau dhe Hasan Beqiri i Bellesë ishin në mal. Haxhia (vëllau) rrike te Hasani. Aty asht nisë sherri. M'i sollën rrobat. U vesha. Na, ka thanë Milivoja, se vëllau po rrin në Belle. Çka di unë, thashë. Rrin në Belle, në Lybeniq e ku të don. Ndoshta rrin edhe këtu, në Strellc. Jo, ju po doni me na vra (ishte koha e Neutralit të Junikut). Më thotë Bajrushi. Qija na-nën dhe ikë përtej granice. Dola në Padesh dhe ndejta shumë ditë.
   NDUE SOKOLI KA JETUE ME FAQE TË BARDHË
    Kanë thanë disa beglerë, pronarë të tokave në Lugun Leshanit, se ma mirë asht të kemi këtu nji shka raje me një tubë thi, se nji shqiptar me njëqind copa dhen...
    Në Gllaviçicë a kanë shkue Jahë Murati. Kanë pas shkue edhe Stojku i Lloqanit. Kanë pasë shkue shumë shqiptarë. Isa Povata. Miku im, Ramë Tahiri. Ata nuk kanë mujtë me ndejtë në tokat e beglerëve. Beglerët, jy-rysh e në gra. Po, për Zotin! Dikush rri nji motmot e mos ban za e mandej ikë...  
    Po ju tregoj nji rast që e di mirë. Begu e qet potro-gjelin derë më derë. Nesër vjen "qyqeku". A konë koha e turkut. Vijnë çengitë me defa. Dhe çka ka robë të çip-qijëve nesër me ardhë në bahçën e Begut. Me i pa vallet. Erdhë urdhni, kështu. Kështu tha, Sali Aga. Kështu, Ta-hir Aga. Jetush Aga, Tetush aga e p. së amës aga!
    A konë nji i Berishës. Ndue Sokoli burrë trim. I ka pa-së katër vajza, secilën ma të bukur se tjetrën. Si votë e shkrueme e të lulisuna për festë. Nuk ke ditë me e nda njanën prej tjetrës. Tahir Aga shkon e i thotë. Ndue, ti nesër fshije elbin, se nuk kam taxhi për kuaj. Mirë bane zotni, u përgjegj ai. Se edhe unë nuk kam bukë dhe po fshijë me nji herë. Nji rrugë e dy punë. Dhe të nesërmen Ndou e shtroi lamën. Atëherë pa të thanë zotnia, çipqijtë nuk kanë guxue me fshi elb as grun. Kështu pra Ndou e shtron lamën. Me të madh e me të vogël doli në lamë se duhej buka. 
    Atje në bahçen e Begut nisën të tubohen vajza, gra dhe burra për aheng. Imeri shikon se ku i ka çipqijtë e vet. Kish harrue se çka u kishte thanë mbramë. E thërret rrogëtarin. Ku janë robtë e Ndout? U kam tregue. Ani? Ata ishin në lamë. Po fshijnë elb. Ashtu? Shko thueju ta lanë lamën dhe të vijnë sa ma parë këtu. Peqe, zotni dhe rrogëtari shkon me vrap. Eja, i thotë Ndout. Jo nuk kam bukë për darkë, thotë Ndou. Urdhni i zotnisë dhe e kër-cnon rrogëtarin. Nuk vij jo, flet Ndou. Rrogëtari shkon dhe i tregon zotnisë për çka kishte bisedue me Ndoun. Shko, i thotë e sille me dhunë. Rrogëtari përsëri shkon te Ndou. Mue më detyroi zotnia dhe ia përcjellë fjalët e tij. Ashtu, thotë Ndou. E merr tërfurkun dhe shkon atje ku po bahej ahengu.
    Imer Aga! Për çka më ke thirrë? A e din urdhnin që ta kam çue. Po e di. Por mue Tahir aga me ka thanë se du-het me fshi elbin se edhe bukë për vete nuk kam. Çka ka Tahir aga, kur jam unë këtu. Ti e di mirë se kush jam unë. E di. Por ndigjo këtu djalë i mirë. Me t'u ba dhambi sa i thiut që e kam në thark, unë vajzat e mia nuk t'i sjell këtu për me t'i pa çingitë e Stambollit. A e din se çka po flet? Ma ndëgjo edhe nji fjalë. Nese mund ta pres edhe nji herë ditën e Shën Mitrit, ta dish se mos gjetsha tokë këndej detit, kam me dalë matanë detit, e në tokë të zot-nive nuk rri ma, me këto kondita. Si? A e di se çka po flet?! E di. Mbete pa bukë, o Ndue! Bane pushkën top, se unë i kam dy gishta fytyrë...

Konflikti i Haxhi Zekës me Efendinë e Irzniqit

    Eh, këta janë zotnitë. Edhe Haxhi Zeka a konë i tillë? “Mbreti i Shqipnisë”, po! U fjalos me Efendinë e Irzni-qit për bjeshkë. Shtatë herë u mblodhë parsimi i Pejës për bjeshkët e Irzniqit. Haxhi Zeka u mundojke me ju marrë atyne bjeshkën e me u dhanë Kapeshnicës dhe Bellopojës. Bjeshkën e babës?! Efendia i kish tapitë. Ha-xhia kundershtojke. Efendia disa herë ka kërkue ndër-mjetës. Nji si komision. Kanë pas shkue edhe njimbë-dhetë veta të Lybeniqit, se na e kemi bjeshkën afër tyne. Efendia tapitë me veti.Në komision Zenel Begu dhe Esh-refi i Pejës e të tanë. Mbi nji mijë veta aty. I kanë kën-due tapitë. Përmbi Bellopojë, bytyn mbi Zatra, Milishev-ci andej dhe deri te bjeshka e jonë. Dihet, orë e zaman se ajo ishte bjeshka e Irzniqit. Të gjithë rrahën shuplakë. Haxhi Zeka desh kopi si krypa në zjarr. Nuk mbet kush pa e çortue: Jazëk, me e thirrë gjithë këtë njeri kur e ke dijtë si asht puna! Me kaq komisioni mori fund.
    Çka bëri Haxhi Zeka pastaj? 
    Çka? Faqen e zezë e bani. U tha Strellcit. Vrajeni ho-xhën kah të shkon në Irzniq.

Vrasja e Mulla Metës së Irzniqit

    Unë në atë kohë shkojsha me lopë. Unë në fakt me lo-pë nuk kam shkue kurrë. Me pushkë në dorë po. Por atë ditë jam konë me disa bari të Lybeniqit te Rruga e Sha-lës. Aty jemi konë te nji ledinë. Disa i kanë pas tubue lo-pët që t'i kthejnë kah shpia. A konë nji orë apo gjysë ore para mbramjes. Kanë krisë tri pushkë. Nji shoqi im i pat qitë lopët në rrugë. Kur e kam pa që asht kthye e ka hy në livadh. Kemi vrapue na të tjerët. Çka asht bre Sadri, e kemi pyet. S'di çka me thanë , veç po më duket se e vra-në nji hoxhë. Kur kemi shkue. Rahmet i pastë shpirti! Efendia i mbështetun për therra. Hoxha apo? Po, de mu-lla Meta. Nuri i dekës. Iu sillke kali rrotull. S'kanë vonue shumë dhe kanë ardhë nandë veta nga Lybeniqi me pushkë në dorë...Çka ndodhi bre? Ai shoqi që hyni prej frike në livadh, priti e tha. Erdhën Jahë Mala dhe Sadri Hajrizi. I biri i Jahë Malës dhe Sadria e vranë këtë hoxhë. Atëherë shkuen dhe i kanë marrë kijet e Mahmut Osma-nëve. Djali i Mahmut Osmanëve me kije. E kanë vendo-së Efendinë në kerr. Qylymi i shtruem në trinën e kerrit. E kanë ba mejit hoxhën. Si a adeti. I kanë ndezë zjarret. Aty kanë ndejtë shumë kohë natën. I kanë çue njerëzit për me dhanë haberin në Irzniq. Kanë ardhë Irzniqi. Me nandë vetë të Lybeniqit dhe ata e kanë marrë Efendinë e vdekun dhe me kije e kanë çue në Irzniq. Lybeniqi kanë fjetë atë natë atje...

VRASJA E HAXHI ZEKËS

    Adem Zajmi a konë tue ba dajre nëpër Shalë. Aty janë konë Ramë Sefa, Adem Hoxha, Daut Ibishi me katër Llukën. Ali Januzaj, Ramë Tishuku, Rexhep Lati këta të Isniqit. Rexhep Sejfijaj i Çekajve. Disa tash janë në Ka-tund të Ri. Kur u mor vesh ky lajm, Shala thanë, se na tash u vrajmë Haxhi Zekën. Zajmi i mblodhi Isniqin dhe Shalën krejt dhe hyni në Pejë dhe i bani kullat e veta. Zajmi i ka pas emnue katër Pejat. Deri në Lamë të Dri-thit e ka pasë Shala. Rruga kah hyjmë na në Pejë, na Ly-beniqi, Strellci dhe krejt komuna e Deçanit. Andej nga Podgori e ka pasë Karaman Aga. Deri te Lama e Drithit. Këtu përpjetë e ka pasë Rugova. Pra, deri krye Lamës së Drithit. Lugun e Leshanit e ka pasë Malush Agaderi te dyert e Qarshisë. Haxhi Zekës i thojshin, ruju se duen me të vra Shala, se u vrave Efendinë e Irzniqit. Haxhi Zeka çoi e thirri Ramë Fekën e Vrellës. Rama djalë i ri. Haxhia ia bleu martinën kacaturr e alltinë me dorëz të bardhë e me lulë këtu. Si sot e dij, kur vinte në Lybeniq Haxhi Zeka, se a konë ortak me disa shokë të mi. Vinte i hypun në kalë. Edhe Ramë Feka me te. Prej sarajeve e deri ku e kishte qëllimin per me shkue Haxhi Zeka. Ra-ma e ruente Haxhinë. Zajmi dilke në Lamë të Drithit. Kur e dinte se po kthehej Haxhia, për me ardhë te shtë-pia, ai kthehej kinse kishte ndonji punë në kullë. Nji ditë e heton se Haxhia po don me ardhë prej shpije. Zajmi niset para me disa shokë. Shala janë konë. Pesembe-dhetë veta e ma tepër. Homëz Gjuka i Pejës dhe Hajdar Bala me tre. Tue shkue Qarshisë. Aty janë konë furrat e bukës. Aty e kanë pas rrugën kah jazi, që Zajmi me hy dhe me shkue përpjetë. Aty janë takue Adem Zajmi dhe Haxhi Zeka. Ademi e ka nxjerr alltinë dhe e ka vra Ha-xhinë. Ramë Feka s'ka mujtë me dredhue martinë. Ka qi-të me allti dhe e ka varrue Zajmin. Atëherë Shala kanë qitë dhe e kanë vra Ramë Fekën. Ata kanë mbetë krye për krye të dekun në vend. Zajmi i varruem ka shkue dhe asht ngujue në kullën e tij. Kanë ardhë mandej hy-qymeti dhe i kanë zanë Homëz Gjukën, Hajdar Balën, Adem Hoxhën, Ali Januzajn, Rexhep Latin dhe Ramë Sefën. Të gjithë i kanë pas çue syrgjyn në Anadoll. Bello-veruson, i thojshin. Ndermjet detnave. Zajmi mbasi asht kthye prej hapsonës ka vdekë. Ata i mbajtën tri vjet dhe mandej i lëshuen. I madh a konë Zajmi. Në mes të Beli-gradit, nji shka tue këndue me lahutë e shanë Mujin dhe Halilin. Zajmi ia merr lahutën dhe ia then për krye. Di-kush nga serbët e kish pa thirrë me e zanë kumbar. Për shkak të frikës. Eh, hallku  ynë thojshin, jo Zajmi a konë tradhtar! Jo, Zajmi a konë i lidhun me Serbi. Rrena janë konë këto...
  
    KUVENDI KOMBËTAR TE VERRAT E LLUKËS
    Janë mbajtë disa herë Kuvende te Verrat e Llukës. Pa-ra Lidhjes së Prizrenit por edhe ma vonë janë mbajtë be-sëlidhje për me e shpëtue këtë grimë vatan. Vendi është një hapësirë mjaft e madhe, mes Llukës së Epërme dhe Isniqit. E mori emrin Verrat e Llukës, se hapësira i takon Llukës dhe është këndej lumit. Njihet si vend historik, se aty u bënë disa herë Besëlidhjet më të njohura gjatë his-torisë, sa herë që atdheu ndodhej në rrezik. Disa pleqë tregojnë se te Verrat e Llukës janë mbajtë tubime edhe para Lidhjes së Pejës. Ve-rrat e Llukës ka qenë një pikë strategjike ku më lehtë janë tubuar, Malësia, Reka, Rraf-shi i Kosovës, Shkupi, Dibra dhe tanë Shqipnia...
    Pyetje: Kush ka qenë Osman Ademi?  
    Osman Ademi e ka pasë flamurin kuq e zi në gji. A konë me kuvend, që kur të lidhet besa dhe burrat të thë-rrasin: "Rrnoftë Besëlidhja te Verrat e Llukës!Që sot e tu-tje kambë e huej nuk guxon të shkelë në këto anë!" Atë-herë me u ngritë Flamuri e grupi tjetër me thirrë: "Rrno-ftë Flamuri!" Kështu, pra, Osmani ka hypë në Verr Binak me nji pondël të zezë dhe ka pritë shejën e njerëzve të vetë por…
    A mos ka qenë flamur turk ajo "pondëla e zezë"?
    Çfarë flamuri turk, bre. Bezë e zezë a konë. Ai ka hy-pë në Verr Binak me atë pondël për me humb gjurmë, që kur të bijnë krejt shqiptarët me nji gojë, se tash e tutje dojmë të jetojmë të lirë e të pamvaruan dhe kështu ta marrim hakun tonë. Kur e ka pa se po bahet Beja...
   Aty a konë Hasan Begu baba i Xhevat Begut. Beglerët e Pejës, Bishara Begu e Haxhi Zeka. Ata kanë thanë se asht dalë nji i pa fe dhe e ka qitë kryet si uri. Ai po don me na i prishë fëmijët e me i ba të gjithë llatin. Atë njeri duhet ta shajmë...
    Ismail Qemal Vlora e ka çue flamurin në Kuvendin e Verrave të LLukës. Kjo ka ndodhë në Besëlidhjen e vitit 1910. Atëherë Murteza aga a konë i marrun vesh. I ka thanë Shaban Binakut, çoma Zeqirin. Zeqir Halili a konë Vojvodë në Malësi. Shaban Binaku i ka thanë Zeqirit po të thërret Murteza Aga. Zeqiri ka shkue. Parësimi a ko-në nëpër konaqe në Isniq. Urdhnoni, zotni çka ka të re? Çka po më don? Kur ta ngriti unë dorën në kuvend dhe të them: Merrni vesh mymleqet, ti... (Hima u ndal pak.)   
    Asht marre për me e sha shqiptari shqiptarin. Me e sha vëllau vëllanë. Por na shqiptarët fatkeqësisht kemi kuvet me sha njani-tjetrin.Keq ka ndodhë. Kjo dihet. Aty jam konë. Dreqi e i biri janë konë. Ai njeriu që i ka krye urdhnat e njanit grup të beglerëve ka thirrë: O ndëgjoni burra, se besa në Kuvendin e Llukës u lidhë! dhe ka gju-ejtë me pushkë. Janë për-mend edhe disa fjalë të tjera: Ndërhyni burra se njerëzit po duen të vriten mes vete. Përsëri thirrjet: "Besa- besë!"
    Kush asht ai njeri i katrrisun në Verr Binak? Unë jam Osman Ademi dhe e kam flamurin në gji. Çfarë flamu-ri?! Zbrit poshtë! Ky asht flamuri i Skënderbeut! Zbrit ore se nuk na duhet flamuri. Ai asht bidad i Ismail Qe-mailt. Ai asht llatin. Parësimi ka vendos mos me e shpa-lue flamurin e atij llatini...
    Kështu ka mbetë pa u shpalue flamuri kombëtar në Verrin Binak, te Verrat e Llukës. Kjo a konë nji shejë e keqe për ne. Osman Ademi a konë i caktuem prej parë-simit me orientim të çartë patriotik.
    Parësimi a konë i vendosun nëpër konaqet e katun-dit Llukë e Epërme dhe në katundet për rreth, si në De-çan, Beleg, Isniq, Llukë e Poshtme, Pozhar, Lumbardh, Kodrali, Junik, Prilep, Voksh, Strellc, Lëbushë, Lybeniq dhe shumë katunde të tjera. 
    Burrat kanë ardhë nga krahinat e ndryshme të vendit. Janë bashkue në grupe dhe secili tue i ble mendimin tjetrit. Qëllimi asht konë bashkimi i të gjitha forcave. Por kjo nuk asht ba...
    Edhe atëherë burrat e këtij vendi kanë punue për nën plaf. Edhe Beglerët e Pejës e kanë marrë vesh dhe kanë ardhë me kohë. Diçka kanë nuhatë. Në Besëlidhejen e parë apo të dytë, te Verrat e Llukës  jam konë i ri. Diku rreth tre a katërmbëdhetë vjet. Më duket se a konë nja dhetë vjet para Lidhjes së Pejës që e pat organizue Ha-xhi Zeka. Afërsisht para vitit 1890...
    Kur e kanë ndjekë shkaun te Ura e Limit, unë ende 
    nuk kam pas le…
    Nji vet a dy para Lidhjës së Pejës a mbajtë Kuvendi te Verrat e Llukës. Trembëdhjetë vjet i kam pas. Edhe me 1903 e 1910 jam konë te Verrat e Llukës. Këtë kohë e mbaj në mend fort mirë. Te mullini i Sali Mustafës e deri në Llukë të Poshtme dhe deri afër Urës së Demës, krejt a konë i mbushun kështu, si gishtat e dorës. Atëherë nuk asht konë ura e Demës aty ku asht sot. Pak ma poshtë a konë. Ka pasë shumë njerëz. Nuk shifshe gja tjetër, veç krena njerëzish deri te Verri Binak, ku a konë i ulun i gji-thë parësimi. Aty e zgjodhën Bali agën për kryetar se ish ma plaku. Atëherë askush nuk donte me u ba i pari. Jo pse iu mungonte dëshira për me konë të parë, por secili mendonte se tjetri, ishte ma i mençëm se ai vetë. I thanë Isa Boletinit. Jo nuk due se ka ma të mençem se unë. I thanë Mahmut Begollit tim. Jo nuk due se ka ma të di-tun se unë. Kend po e bajmë? Bali aga ish mbshtet për Verr Binak. Ia pash hajrin Bali aga, i thanë. Çka? Pyeti se nuk kish pas ndie bash mirë. Mandej i lidhën shalla e shoka nyje në Verr Binak për me tregue se na duhet të bahemi bashkë. Malësi e Rekë. Toskni e Gegni. Kosovë, Shkup e Janinë. Me nji fjalë Verrat me dy krena i veshën me këmisha, shalla e shoka që i mblodhën nëpër katund dhe e lidhë besën tue thirrë njizanit: Besa-besë!
    Gjithë ditën kriske pushka. Gjuenin njerëzit në shejë. Ka pasë kangëtarë nga të gjitha krahinat. I kanë lodrue kuajt. Kanë gjuajtë rrasash. Ka garue me gurapesh. Me u rrokë shkekaz. Me provue fuqinë tue ngritë dhe tue gjuj-të gurin. A konë gazmend i madh. Kemi ndej me ditë të tana për me i pritë vendimet e Kuvendit të Llukës. 
    Kishte raste që kemi pritë deri në dhetë ditë. Janë ko-në aty nga të gjitha viset e Kosovës. Obrija jonë konë. Xhemail Obrija, Skëderi, Zeneli. Të tre vëllazën. Kuajt e shalës me tufa. Drenica poashtu krejt. Shtatëmbëdhetë janë ardhë te Hysenët dhe te na në Lybeniq. Ditën vij-shim në Llukë, kurse në mbramje u kthejshim herë në Lybeniq e herë nëpër fisin Berishë, në katunde që ishin afër Llukës. Ka pasë njerëz edhe nga Shala e Bajgorës. Krejt katundet për rreth Llukës janë konë të mbushuna me burra të të gjitha krahinave. Në natje hajshim bukë aty ku e bajshim gjumin, mandej dilshim dhe takohe-shim në log të kuvendit në fushën e gjanë të rrethueme me verra ku zhvilloheshin lloj-lloj garash. Kangëtarë të të gjitha viseve. Me tu kënaq shpirti... 

Stambolli dhe Vendimet e Kuvendit të Llukës?

    Stambolli dhe të tanë Kralitë ndëgjuan për Vendimet e Kuvendit te Verrat e Llukës. Me u bashkue të gjithë në luftë kundër intersave të hueja në Shqipni. Ata që ki-shin dhanë lira që flamuri kombëtar të mos shpalosej, i fërkuen duertë me kënaqësi. Fatkeqësisht besa u lidhë e mangët. Ngjarjet rrodhën mjaft të randa. Ushtria turke sulmoi fshatra të tanë për me e shue zjarrin e ndezur të kryengritjes shqiptare. Burrat i lidhën për verra dhe i rrahën deri për vdekje. Rapsodi i njohur Dervish Shaqa, shumë vjet më vonë e thuri një kangë për këtë kohë kaq të vështirë: 
    …Osman Ademi nji njer plak
     E rrehka Pasha me konop t’lagtë
     Ku ma ki, o Verrin Binak?
    Si atëherë ashtu edhe sot kishte njerëz me dy kapça. Kishte emër dhe llagap ai njeri. Fliste në dy gjuhë: shqip dhe serbisht. Dhe e njihnim fare mirë dhe aq ma keq, nuk mund ta pengonim. E shihnim me sytë tonë. E ki-shte plisin e bardhë. Mirëpo, edhe e ndërronte plisin. Po, po. Përherë diçka e mjergullt asht end këtyne troje-ve. Si një hije e zezë dhe ogur i keq...
    Stambolli i nisi taborret kundër Kosovës. Nisi një luf-të e pabarabartë. Asqeri i Xhavit Pashës dhe Turgut Pa-shës bante kërdi. Na u kemi ballë këtyne sulmeve. Por edhe u detyruem të tërhiqem në male...A e keni ndie atë kangën? Qysh atë sene që janë rreh Reka, katër grosh na bani kepa...

Idriz Beka e Halil Mehmeti...

    Idriz Beka i Ratishit dhe Halil Mehmeti i Belegut e lidhën besën ndërmjet veti dhe ishin kundër vendime-ve të Hyrrjetit. Tri taborre asqerësh e kanë rrethue Bele-gun. Azem Povata i ka pri Hyrrjetit. Hafije ka qenë. Ka krisë lufta. Janë çue Berisha në këmbë dhe i kanë rrokë armët. Shaban Sadiku me Berishë. Kanë hy Berisha në fund të Belegut tue luftue me taborret turke. Shtëpitë e Binakajve janë kanë të mbushuna me asqer turk. Ko-llozi asht vra te bojlia në bahçe të Halilit. Feriz Binaku e ka vra kollozin. Feriz Binaku a vra te kulla. Maxhun Be-lleja ia ka marrë tri plagë. Dy pushkë e kanë marrë Ha-lilin. Shaban Sadikun e ka marrë në shpinë Halilin. Ka krisë topi dhe ka ra në shelgje. Jemi konë nër Beleg. Nji cope e gjylës së topit ka dredhue prej shelgjës dhe dhe i ka ra në gojë Shaban Sadikut dhe ia ka prish felqinë. Edhe kur a shërue i ka pas mbetë vrima në gojë. Me gji-thë atë zor Shabani nuk e ka lëshue nga shpina Halilin dhe kanë ra në malet e Pozharit. Në Beleg taborret turke ia dogjën Halil Mehmetit kullën. Mandej asqeri u tërhoq te Suka e Baballoqit. Ata na i zunë pritat. Kur dojshim me shkue në Gjakovë, aty na delshin përpara. Te Suka Baballoqit na kanë pas shkue dam bukur do burra të asaj kohe. 

Eh, këto që kam pa unë...

    Çka kam vuejt unë nuk tregohen për shumë ditë. As nuk kendohen me lahutë, as me fjalë nuk tregohen, jo...Eh, tash përsëri erdhi koha e shakut! Viti 1981. Unë i kam kojshi këta në Bellopojë. Po tregojnë për një shka të keq. Po ku ka shka të mirë. Po u del para autobusave. Po i gjuen me gur. Këta e ndijnë erën larg. Po thotë: Tash erdh vllada ime. Ku doni me e ba birën ju? Dhe sa muj-ke e gjuente autobusin me gurë. Me më sundue mue shqiptarët?Kjo nuk ban kurrqysh!Tash e merrni vesh ju!

Eh, kështu e kanë këta. Nuk kanë dert për marre. Nese i del e tija, atëherë e pat e jona. Nese nuk i del, atëherë i ndërrojnë fjalët këta...U zemrova dhe nji ditë i thashë: Raje je konë e raje ke me mbetë! Nese do, dil mendesh. Nese nuk do, baje se kështu e kie! Eh, shiko këta tanët! Met Ligani. Ky asht ma i vogli këtu ndër ne. Çfarë buda-llësh janë shqiptarët. Ai topin në dorë. Pushkët po. Xha-ndarët po. Ushtrinë po. Me njani tjetrin jemi trima... Milicia është jona...

    Xhandarmëria dhe të gjitha të hujat janë. Asht Mar-shall Tita, se të tregoj se çka të del mandej. Sa për ushtri-në mund të them vetëm fjalë të mira. Për këto vjetët e fundit (është fjala për ushtrinë e Titos)...Kam pas qejf me dekë mbas Titës dhe me i pa mandej trimat e Kosovës. Eh, nuk e dini mirë ju se çka janë këta. Ani tanët, se?! Tanët se për ata tjerët, ndoshta e dijmë kush janë. Sa jam konë i forte ua kam këndue lulkuqen...

Kapërcim ngjarjesh...

    Tri katunde i kanë djegë. Kur kanë shkue në Malaj te Sadri Elezi., sot ata janë në Cercë. Turqit kanë shkue për me e çnjerëzue shtëpinë e tij. Ky a konë nji turp për ushtrinë turke. Por ket turp e kan ba dhe nuk muj me ua mshef. Çika e Sadri Elezit i ka pas 22 vjet. Vajzë e pash-me me flokë të gjata dhe ajo ka qindrue tue e mbrojtë veten. Ajo i ka pre pesë anadollakë me sopatë në derë të shtëpisë së vet. Edhe ne kemi pas kodosha boll. Ka pas raste, kur na vetë u kemi çue vajzat tona shkijeve. Unë po them ishalla, jo. Ku t’ka njohtë Rankoviçi ty? Të kam njohtë unë. Ai tjetri. Dreqi e i biri. Eh, prej motit kanë thanë, se nuk ka gja ma keq se me e pas dreqin kojshi. 

Pason një pyetje për ta kapërcyer këtë ngjarje: - Sa gra i ka pas Isa Boletini?

    Nana e Mujës a kanë prej Radisheve. Bija e Halit Ahmetit. Hima u mendue për pak kohë. Si e ka pas emrin e pyeta. Pasoi një heshtje e gjatë. Pas pak sikur u zgjua nga një ëndërr.Tri gra i ka pas Isa. Nji e ka pas lëshue. Për nji fjalë goje e ka lëshue. Ajo nuk i ka kërkue lejen si të tjerat për me shkue në gjini. A po më lëshon me shkue në gjini, i ka thane ajo. A po e din se çka je ka flet, i ka thanë Isa tri herë. Po, de. Lëshomë! Dhe Isa e ka lëshue. E ka dërgue te të vetët dhe u ka tregue shkakun pse po e lëshon. Se grueja lypi vetë për me e lëshue. Bile u ka lanë shteg se mund ta japin ku të duen. Edhe në Boletin dhe unë s’kam me u zemrue. Se a konë si rre-gull, që grueja e lëshume nuk asht mirë me u dhanë di-kund aty afër. Në këtë jetë jam provue e sprovue shumë herë. Po ma vështirë se me lëshue gruen nuk ka. Kjo asht sprovë e vështirë...
    Pse Isa i mori tri gra?
    Pse? Gruen e parë e ka pasë shumë herë të sëmutë. E dërgonte vazhdimisht te mjeku por shërim nuk kishte. Isa Boletini ka pa të hymë e të dalun të madh. Qoftë njerëz që i shkonin për të mirë, qoftë njerëz që i shkonin për të keq. E disa e mësyenin edhe me e vra. Atij i duhej me e lëshue Boletinin por gratë shpesh herë rrinin në kullën e tij bashkë me nanën e Isës. Pra, me nanën Aishe asht dasht me konë ndoj grue e zoja aty. Grueja e dytë a konë prej Suhogërde. A konë grue mjaft e zoja. Për punë të shtëpisë por edhe për bukuri. Nana e Mujës a konë. 
    Isa shpesh e ka dërgue Can Selmonin me robë e me fëmijë të strehohet ndër miq e shokë. Hima na e përme-ndi nji emër të panjohur deri tash. Mahmut Selacin.
    Djemtë e Isës. I madhi Halili. Mandej Muja, Ademi, Musa, Zahidi. (Këta të fundit janë të asaj grueje që e pat lëshue Isa.) këta djemë i ka rritë Aisha, nana e Isës.

Sa kohë ke ndejtë në Boletin?

    Sa? Unë për herë të parë në Boletin kam shkue me do shokë të Isniqit. Vetë i dymbëdhjeti komitë. Isuf Bardho-shi, Bajram Tishuku etj. Të tanë jemi konë në mal. Kemi shkue te Isa për me e pa që ka ardhë prej Stambollit. Ju e dini se Isën e patën “internue” në Stamboll, mbas vras-jes së kançallozit në Mitrovicë. Na i kemi pasë perçet, deri këtu. Tregoi shpinën. Perçet dhe tarallakat e rrun-xakave rreth qafet dhe i krehshim me krahën. Taralla-kat. Gjashtë metelik i marojshin zojat në Pejë. Tre grosh i marojshin edhe ndër Qorraj në Carrabreg. I kemi pas perçet të gjithë dhe tarallakat rreth qafe. Nuk i bajshim  bistek, veç i lëshojshim si flokët teposhtë. Kur kemi hy mbrenda jemi marrë ngrykë me Isën çka me na pa neve? Njerëz të malit. Paj na prej malit po vijshim...
    Isa i kish pas thanë rrogtarit. Hashim e ka pas emrin. Shko në Mitrovicë dhe merre berberin dhe blej dymbë-dhetë plisa devet. Bile, më duket se edhe pa shkue na te isa ai e kish pa porositë berberin. Edhe plisa kish pas ble me shumicë. Që kur të vijnë njerëzit me e pa Isën mos t’na shohin neve si njerëz të malit me perçe e me taralla-ka. Berberi na rroi mirë e mirë. Na dhanë nga një plis dhe nga nji shami të kuqe. Shamiat janë konë të bleme në Stamboll. Këto si peshkesh. Isa Boletini me dorë të tij na i ka lidhë shamiat e kuqe. Kur u ktheva në Lybeniq ma këqyrshin plisin e bardhë dhe shaminë e kuqe, se nuk kishin pa kurrë.    

A ka pas Isa Boletini topa?

    Isa nuk ka pas topa. Sa herë kemi liftue kundër tur-kut na kemi ba dame në ushtri turke po topa nuk kemi grabitë. Pushkë, po. Në Pazar të Ri kemi pas ba kërdi. Topat kanë mbet në kodra, por na nuk jemi marrë me ta. 

A keni luftuar me serbët?

    Me serb? Kush janë ata? Ah! Me shkije? Po more ke-mi luftue, qysh nuk kemi luftue. Jemi konë edhe mbre-nda në Serbi. I kemi pas djegë trembëdhetë katunde. Paj ato janë konë katundet tona. Po ata na i kanë plaçkitë para Lidhjes së Prizrenit. E në këtë rast i kemi pas dy topa me vete. Kadri Raja a konë me ne. Eh, shkau ka pas fuqi të madhe kunder nesh. Dihet se përherë e ka pasë përkrahjen e “majkës” Rusi. Edhe të Francës dhe Ing-literës. Paj Haxhi Zeka e ka pas nji të mirë. Ka dashtë me u ba argati i të fortit... 
    Dëshira jonë dhe interesat e jashtme përherë kanë qe-në në njëfarë shpërpjestimi, i  fola unë. Edhe na i kemi pas fajet...Për çka isha tue folë?

Kur keni luftue në Serbi me topa!

    Ata topat që i kemi pas me vete në Serbi, na kanë mbetë në Prishtinë. Shkau na mësyni me krejt fuqinë që pati. Hyni shkau në Kosovë. Na kemi ikë nga Prishtina dhe kemi ardhë në Pejë. Dy ditë pa hy shkijet në Pejë, unë me Hasan Beqirin e Bellesë kemi ardhë në Lybeniq. Kemi marrë në shtëpi bukë dhe çka kemi mujt me ma-rrë. I kemi ndërrue rrobat.  Si njerëzit që kthehen nga lu-fta. Paj edhe morra kemi pas boll. U nxejshim afër zjarrit dhe morrat na pikshin nga rrobat se flokë nuk bajshim. 
 
  ZJARRI I LUFTËS DHE PËRPJEKJET PËR LIRI
    
   ...Mbas luftës në Boletin, Isa asht detyrue me ardhë në Isniq që të strehohet. Aty e kam njohtë për herë të parë. Përpara se ta çojnë Isa Boletinin në Stamboll. Isniqi dhe Strellci i thanë se nuk të lëshojmë. Frontin për Turqi e bajmë në fund të Lybeniqit e në Raushiq që mos me e la-në me hy turkun në katundet tjera.
    Himë e ke shtegun ta bajsh nji punë, më tha Isuf Bar-dhoshi i Isniqit. Me u thanë njerëzve që të përgaditën dhe të vendosën në në kullat e Alimehajve, që ta bajmë, sadokudo nji qendër prej nga do ta fillojmë sulmit. Bise-dova me njerëzit e mi. Po, më thanë njizanit, Strellc e Is-niq. Llukë e Beleg. Nga tridhetë burra dhe i kemi lirue tri kulla të Alimehajve për ta. U mblodhën Berisha. Po-zhari, Kodralia, Lluka e Ultë. Lumbardhi poashtu. Shu-më trimi a konë aty. Dy javë ditë kemi qindrue karshi hyqymetit. Xhavit Pasha a konë komandant i njisive tur-ke.
    Kullat tona janë djegë tri herë. Nji herë kur erdhi Isa Boletini në Strellc. Turkia i dhezi topat dhe na gjuejti prej së largu. Mbas disa ditëve erdhën edhe gjashtë ta-borre me ushtarë në Pejë. I treguen Isa Boletinit. Xhavit Pasha i qiti topat në Boka të Lëbishës dhe gjithë ditën e gjuente me topa Isniqin. Ia dhezi zjarrin Isa Boletinit në konaqe të Tahirsylajve. Thuhej se aty Isa i kishte shërue plagët e luftës së Boletinit. Prandej e gjuente me topa Xhavit Pasha. Gjylet e topit i shkyjshin muret e kullës dhe masandej bijshin në bahçe. Isuf Bardhoshi kur e pau zjarrin, tha: Çou Himë e të shkojmë të shtëpija ime dhe t’i largojmë robë e fëmijë se do t’i djegin. Sapo u nisëm livadhet u mbushën me asqerë të turkut. Ua kemi kthye pushkët. Isa e mori vesh ku a puna. Mirë, tha. Unë nuk i djegi me top e me hekur fëmijët dhe gratë. Dojmë me e lëshue ngujimin e do të dalin në Belle, mbi Deçan. Atje le të vijnë taborret e Xhavit Pashës. Do t’i presim siç i ke-mi pritë gjithmonë. Isa në kambë dhe të gjithë në luftë kundër tyne që vijshin nga livadhet e Prapaqanit. Ka krisë topi dhe ja ka hjekë krejt kulmin e kullës së Isuf Bardhoshit. Na jemi tërhjekë tue luftue. Kemi dalë te Ve-rrat e Llukës. Jemi ngjitë me njimijë mundime në Belle. Hapni lajmin se jemi këtu e mos t’na i djegin robë e fë-mijë. Në qofshin trima le të vijnë mbas nesh. Kemi dalë në Belle dhe kemi ndejtë nja tridhjetë ditë. Mandej prej Bellesë kemi udhtue për në Malësi. Me Hasan Hysen Budakovën dhe me shumë trima të tjerë. Mbas Malësi-së, Isës nuk i zihet vendi vend dhe përsëri kthehet në Boletin. Menjiherë e rrethojnë. Isa ka luftue edhe tri ditë dhe përsëri ka ikë. Jemi bashkue përsëri me Idriz Gila-nin, me Hasan Hysen Budakovën. Jemi konë rreth 100 veta disa herë kemi dalë në Pazar të Ri. Mandej në Pri-shtinë e Gilan. Përsëri i kemi mësye taborret e Xhavit Pashës. Na kanë ndjekë. Kemi pushue disa ditë dhe për-sëri i kemi ia kemi mësye Dukagjinit. Për Grykë të Shu-shicës të Pejës, nji nadje heret i kemi mësye istikomet turke. Për të dy anët na kanë ndihmue burrat e asaj ane, të gjithë pa përjashtim. Tak e tuk dhe janë vra bukur do trima tanët. Humbje të mëdha. Edhe nga ana jonë por edhe nga asqeri i Xhavit Pashës, po. Asqeri asht ngujue në Bellopojë. Kemi luftue deri në jaci. Aty mbetë arma-timi turk. Populli ynë u mbush me armë. Janë konë ko-mita e Rekës, aty. Jahë Salihu dhe shumë të tjerë. Dy ku-lla në Bellopojë i kemi djegë. Asqeri u shpërnda. Disa u       zunë rob e disa ikën. Mandej ka ardhë nji përforcim i forcave turke prej Gjakovet. Kanë krisë pushkët te Qur-shijat e Raushiqit. Kanë mbetë shumë asqerë të vramë. Ish konë nji arab ma i zi se futa. Edhe Zeqir Bajrami Llukës së Epërme a konë aty. Të nesermen asqeri përsëri u përgadit dhe ia nisi luftës. Strellci a konë i mbushun asqerë. Në atë kohë asqeri i pat djegë kullat e mia. Në Strellc u dogjen tri kulla. Në Shalë katër kulla. Atëherë tri vjet robët e mi kanë ndejtë nëpër miq  e shokë. Përsë-ri janë lëshue Rekë dhe Malësi në luftë. Asqeri asht ngu-jue në Sukë të Baballoqit. Tri vjet mbas Hyrrjeti nisi luf-ta tjetër. Katër taborre janë zonë atë ditë. Armët ua kemi ndalë e asqerin e kemi lëshue... 
Po në Carralevë me 1910 ?
    Në Carralevë kemi luftue dy javë ditë. Heshtje. Hima mban shpatullën me dorë. E kërkon një shkrepsë. Ia ja-pim një tjetër. Të vetën e kërkon. Këtu e lashë. Kërkon në xhepin e brendshëm të setrës. Këtu e kam. Atëherë ia ndeza  cigaren që e kishte mbaruar me duart e tij që nuk i dridheshin fare edhepse kishte mbi 110 vjet. Mosha e tij ishte si t’i kishte pesëdhjetë vjet. Ai atë pamje kishte. Na trego për Carralevën, i them. Ju tregova se kemi luf-tue dy javë ditë. Po, i përgjigjem. Dy javë me dy fjalë nuk tregohen. Dua të di brenda atyre dy javëve çka ka ndodhë? Ku u ka zënë nata dhe u ka çel drita? Çka keni ngrënë dhe si keni luftuar? 
    Kemi luftue kundër Turgut Pashës që ish me 100 taborre. Hyni për Grykë të Kaçanikut. Doli në Carralevë e mandej mori rrugën për Prizeren. Ia nxumë pritën do ditë por ai e mësyni edhe Gjakovën. Edhe këtu erdhi. Në Llukë e Isniq. Çka kenë krenë e bajraktar ikën nëpër ma-le. Disa ikën edhe në Cernagore. A e dini atë kangën e Dervish Shaqës? Asht pak për mahi por ashtu a konë. Ndjekje, rrahje dhe vrasje. Gjithkush iku kah mundi. Kë-tu a konë guximi i kangëtarit për me i vu në lojë edhe luftëtarët ma në za që kishte mbarë Reka e Malësia... 
    “Qysh atë sene qe u rreh Reka, 
    katër grosh na bani kepa...”     
    A e ke njohtë Dedë Gjo Lulin?
    Po si jo. Kam ndejt me te në Malësi, por edhe në Cer-nagore, kur ikëm. Kam ndejtë edhe me Gjon Marka Gjo-nin e Mirditës. 

Ka dasht me e ba shtetin e Mirditës!

    Jo, Mirdita përherë a kanë e pashkelun nga ushtritë e hueja. E ka pas njifarë statusi. Me Dedë Gjo Lulin kam ndejtë edhe te Bajram Curri. Bajram Curri na pat thanë mblidhmni 500 kosovarë se po më duhen. Na u mblo-dhëm rreth 200. Nga Lybeniqi, Strellci, Lëbusha, Isniqi, Deçani. Erdhën edhe Rugova me shalla të bardhë. Rugo-va janë konë 92 burra. Krejt me shalla të bardhë. S’doj-she gja tjetër veç me i pa shallat e bardhë dhe plisat e bardhë në ato male të nalta. 
    Në nji betejë me shkaun i kemi ndëgjue shkijet si thi-rrshin: Ku-ku lele, na faruen hoxhallarët. Se i shihshin Rugovën me shalla të bardhë. Na kemi luftue kundër bandave të ndryshme nëpër Shqipni. Rrugët janë kanë të pa sigurta prej Rekës së Keqe e deri në Shkodër. Na sa herë kemi shkue na në Shqipni kemi vu rend e rregull. Këtë detyrë e kemi pasë na...
    PUSHKA KURRË NUK KA PRA NË KËTO TROJE:  
    NDËRMJET VETI, ME SHKA DHE TURQI...
     Për të gjitha sherret asht ndezë pushka këtu. Dikush me mend e dikush pa mend. Kush ka qitë pushkë për vatan ajo a kanë trimni. Mos t’ përmendi tash Prishtinë e Gilan. Asht nji krue mbi Karadak të Gilanit. Krejt në bje-shkët tona kërkon dhe asi uji nuk gjen. Ju e dini si asht ujë te na. S’ka hiq ma të mirë por ai atje asht ma i mirë. Uji i ftohtë dhe i lehtë. Edhe aty asht ba nji luftë e ma-dhe. Luftë e madhe për liri e vatan. Populli e ka mbajtë fjalën. Krentë, jo gjithmonë.

Thonë se Shemsi Pasha ka qenë boshnjak. Dikush

    thotë se ka qenë  shqiptar.
    Për ate e kanë vra në Manastir. Se ia patën dronë se po i merr taborret dhe po e ban Shqipni krejt kah a konë gjithmonë. Hyrrjeti e ka vra Shemsi Pashën. Shemsi Pa-sha e ka pas amanet e prej ushtarakëve të naltë a prej Sa-driazemit që mos të gjuej shtëpi ku ka gra e fëmijë. Ndo-një shtëpi të lanun ose ndonjë bregore të thatë ka pas ur-dhën ta bombardojë dhe kurrsesi ku ka pas njerëz. Kur e ka mësye Shemsi Pasha Junikun, populli ka dalë dhe e ka mbrojtë vendin. Kanë vra disa ushtarë. Kanë grabitë armë, kuaj dhe materiale të tjera ushtarake. Prandej She-msi Pasha doli në Sukë të Baballoqit. Tri ditë e net nuk ka pra topi. Turqia me pas dashtë na kish shkri me të vogël e me të madh. Tri herë kemi luftue me Shemsi Pa-shën. Jo vetëm na komita por krejt populli.
    Simbas urdhnit të Hasan Prishtinës e kanë rrethue Shefqet Shemsi Pashën. Me te a konë Maxhun Nimoni i Becit, Ali Mehmeti i Pozharit, Murteza aga i Berishës dhe Pasha kanë shpëtue. Dikush prej asqerit vërtetë asht vra. Disa kanë ikë. Të tjerët janë zanë robë. Shqiptarët Shemsi Pashën e kanë përcjell për Gjakovë. Mandej asht tfillue për Shkup. Urdhni i Stambollit ka ardhë që ai me e marrë komandën në Manastir. Aty a vendosë derisa e kanë vra. Djali i Mahmut Dacit ishte bimbash i Mbretit. Në kohë të Hyrrjetit u largue dhe i ndejti për kashi Tur-qisë. Ai ka luftue në Dibër kundër Hajredin Pashës që këndohet ajo kanga:  
     Hajredin Pasha po i bjen Radikës,
     Zot ç’u banë malet e Dibrrës...
    Aty i mbetën dymbëdhjetë mijë veta, apo?
    Dymbëdhjetë mijë nuk janë konë. Katër taborre, po. Cen Daci ka luftue. Taborri i ka pasë 250 veta. Në fillim taborri i ka pas 1000 veta. Por mbasi doli manxerja  me pesë fishekë numrin e ushtarëve e zbritën në 250 veta...
    BESËLIDHJA E JUNIKUT 
   Kanë ardhë krenë e bajraktarë në Junik. Asht lidhë besa siç a kanë adet. Aty janë konë: Idriz Seferi, Hasan Hyseni, Bajram Curri, Sadik Rama i Gjurgjevikut, Isa Boletini e shumë burra të tjerë. Asht vendos që flamuri shqiptar me value në luftë. Ushtria me konë e jona. Me komandue shqip. Me çelë shkolla shqipe. Pikat e kësaj mbledhje i ka përpilue Luigj Gurakuqi. Kështu thojshin. Mandej e kemi nisë luftën në Qafë të Dulës dhe kemi da-lë në Carralevë. Carraleva a konë krejtë ahishtë. Mezi dukej qielli nga lisat. E këputke topi degën e ahut. Shko-zë e shtreme a konë andej prej Grykës së Carralevës. Edhe këtu kemi pas dame të mëdha. Kemi mbetë të vra-më nga asqeri turk. Janë vra shumë djem. Kemi plaçki-tun shumë armë. Martina të gjata dhe fishekë. Aty populli ynë asht pajisë me armë...
    IKJA E KRYENGRITËSVE NË MAL TË ZI
    Jemi konë në ikje e sipër për në Malësi. Turguti na ndiqte me na mbytë krejt. Gashi patën vendosë me u ndalë në katundet e veta në Malësi. Na kemi dalë në Shipshan. Jemi konë 230 kosovarë. Me krenët Isa Bole-tini, Hasan Hysen Budakova, Idriz Seferi, Bajram Curri, Sulejmon agë Botusha, Avdulla Hoxha, Shaban Binaku, Zeqir Halili dhe krejt grupet nga mbarë Kosova. Nuk po t’i përmendi tash të gjithë.
    Kemi dashtë me ikë e me dalë në Cernogore. Krediti a konë; nëse don më hy në Ingliz, në Itale, në Francë e ku të duesh. Ato pare tevona duhet të paguhen. Njiherë vetëm sa për me e shpëtue kryet. Jemi konë tue e kapër-cye kufinin mes Shqipnisë dhe Cernagorës. Ka ardhë nji malsor me një letër në dorë. Ia kanë dhanë Avdullah Hoxhës si njeri me shkollë. E ka lexue. Burra, tha dhe iu drejtue Isa Boletinit, Sulemon agës, Bajram Currit dhe të gjithëve. Mbreti na paska falë. Jo, tha: Sa të jetë toka me gjind, unë me Turgutin nuk shihna ma! Sytë e mi e të tij nuk përpjeken ma, tha Sylejmon agë Botusha. Atëherë Avdulla aga dhe Shaban Binaku thanë: Kthehuni more se nuk na çartë Mbreti? Na kemi shkue andej në Cer-nagore. Ata kanë zbritë teposhtë. Kur kanë shkue në Qa-fë të Morinës, asqeri u ka dalë para. Ata janë ba teslim, por asqeri ua ka çitë singijat në shpinë. Koftë mirë e i kanë dërgue në kullë të Gutës në Gjakovë. Në burg i kanë gjetë Isuf Bardhoshin e Isniqit dhe Mehmet Ukën e Deçanit me shtatë komitë të tjetër. Kanë kalue disa ditë...
    Nana e Isuf Bardhoshit në shekë të kosit e ka shti dal-tën dhe e ka çue në hapsone. Ata tue hangër kos e kanë pa daltën. Ukë Sheqeri dhe dy katolikë të Novosellës ja-në konë aty...
    Isuf Bardhoshi i Isniqit dhe Mehmet Uka i Deçanit e kanë thye hapsonën. E kanë çelë me daltë murin. I kanë thanë Shaban Binakut dhe Avdulla Hoxhës: Çonu e të ikim! Janë konë disa të gashnjonë aty. Edhe Mehmet Uka a kanë me fis Gash. Djalë i fortë. Hajde të dalim se e kemi ba daljen në mur për me dalë. Mos u ngutni djem, ka thanë Shaban Binaku. Na kemi ra në dorë të Mbretit. Mbreti nuk na çartë. Te nesërmen Turgut Pasha e ka marrë Haxhi Rrustë Kabashin. E ka marrë Smail Raho-vecin. Pra, pushti gjithmonë i ka marrë ata që i ndëgjon-te populli. Që punojshin për komjet e për shqiptari. Ky a konë qëllimi i Turgutit që t’i thejë krenët tanë...
    Kështu Isuf Bardhoshi, Mehmet Uka dhe disa komitë me anën e nji dalte që u kanë çue në shekë kosi e hapin nji vrimë për nën murin e kullës së Gutës e bajnë daljen dhe ikin pa therrë në kambë. A konë borë kur kanë ikë...
    Kështu arriten të fshihen nëpër Gjakovë dhe mandej erdhën në Cernagore. A ka gja të re nga Kosova, i pye-tëm. Eh Kosova e shkretë! Të dielën në Gjakovë e kanë vjerrë Shaban Binakun në Mohallë të Qerimit. Avdulla Hoxhën krye Mazxhahut. Rrustë Kabashin në Shadër-van, Smail Rahovecin në Bazhdarhone...   

Te Krajaz Nikolla kemi ndejtë 230 veta...

    Kral Nikolla na çoi fjalë, që parsia le të vijnë se po kam dëshirë të takohem me ta. Atëherë na morën neve. Isa tre a katër të vetët. Bajram Curri dy a tre dhe kështu grupe- grupe shkuem te Kral Nikolla...
    Krali ish konë bashkë me pesë ministrat e vetë. Kur shkuem na ai u ngrit në kambë. Ministrat, pranë Kral Nikollës: Jan Vukotiqi, Mitër Martinoviqi, Veshoviqi, nji tjetër me ermrin Jagosh, emni i të pestit nuk më kujto-het. Jemi përshendetë dorë me dorë. Isa Boletini në krah të djathtë afër Kral Nikollës dhe Sulejman agë Botusha në krahun e majtë. A konë edhe nipi i Shaban Binakut, Zeqir Halili. Atëherë nuk pike kush raki. Kanë nisë me pi. Edhe Zeqiri me ta... 
    Mbas pak Kral Nikolla, serbçe iu ka drejtue Zeqirit.   
    Krali ia priti:“Vojvodë!”. 
    “Urdhno gospodar!”, dikush i përkthente fjalët. 
    “Kur po më prinë e me ra në Dukagjin?”, ka thanë Kral Nikolla.
    “Kur? Pasha qelamullahun kur ta kish zogun e qejfit!”, ia priti  malsori. 
    KONFLIKTI I ISA BOLETINIT ME KNJAZ 
    NIKOLLËN
    Po ju baj be, si ato flokët që iu kanë çue atij djali, që po na ban hyzmet. Ashtu edhe Isa Boletinit iu kanë ngri-të flokët thikë përpjetë, se e pat hjekë plisin e bardhë dhe e pat vue në tavolinë që të pushonte pak...
    Ai..Ih, ih! Gospodar, ka pritë Isa. Kqyre se çka po të thom unë ty. Tha: unë për nji kojshi kam ikë dhe kam ardhë këtu te ti, e na e din ti adetin dhe na ta dijmë ty. Se unë tokën shqiptare tha, nuk e shes as nuk e fali. As me dukat as me...Kur të shkon guri në gjak e gjaku deri në shokë, atëherë merret toka shqiptare. Aty i kam ndie ministrat e tij kur i thanë shoqi-shoit. Mitër Martinoviqi i tha Jankut: Ai, ih! Keq foli Krali! Krali ia ka qitë dorën Isës mbi shpatulla. U mahita, tha. Isa ia ka largue dorën. Shiko, tha Isa. Me vatanin tem nuk due me u mahitë! Të mirë mbeç se e kam vendin ku të due në Evropë! Për nji kafshatë të marrës nuk rri këtu!“Molim, molim”, tha Krali. Aty jemi ngritë të gjithë mbas Isës dhe jemi lar-gue. Kur ka ardhë mbramja kanë ardhë tre ministra. Ha-lil Mehmeti e kish probatim, Jovicën mikun e Veshovi-qit. Kanë bisedue paria. Mezi e kanë ndalë Isën për me ndejtë edhe disa ditë në Cernagore. Na kemi ngranë bukë atje, por e kemi dijtë se të gjitha ato haraqe nji ditë, do t’i paguej shteti ynë. Kështu a konë marrëveshtja për emigrantët, atëherë. Tre muej kemi ndejt në Mal të Zi e mandej kemi zbritë në Kosovë...
    Në Malësi asht ba nji luftë e madhe. Kemi luftue shu-më. Hyqmet që kemi mbet gjallë. Ymri. Fati, po thoni ju. Ndoshta po e përsërisë edhe nji herë këtë ngjarje. Nuk e di a ju kam tregue a jo? Por di-çka më duket se nuk ju kam tregue...Cilën?- pyeta.Punën e zabitit që e pat vje-rrë Shaban Binakun dhe Avdulla Hoxhën? Jo. Unë rru-dha krahët. Ai vazhdoi...Kur e kemi zanë zabitin (koma-ndantin), që e ka pas mashtrue Shaban Binakun dhe Av-dulla Hoxhën e Malësisë dhe i patën vjerrë në Gjakovë. Aty në Malësi i kemi zanë dymbëdhjetë oficira. Armët ua kemi marrë. Ju kemi heq gradat dhe nuk i kem i vra. Urdhni a konë mos me i prekë. Zabitin. Atë që i ka pas vjerrë Shaban Binakun dhe Avdulla Hoxhën, pa izë të komandës e kemi dërgue te shtëpia e Shaban Binakut. Te dera a konë nji trup i madh dardhe. Aty te dera në atë trup dardhe e kemi vu konopin. Sandeku aty. Dhe e kemi vjerrë afër derës së oborrit te dardha. Sadik Rama prej Malësie ia ka hjekë sandëkun. Kur e kemi kqyrë. Horri! Ish konë ia pa bamë synet. Ma vonë ka nisë Hy-rrjeti...
    HYRRJETI...
    Erdhën njerëzit e Hyrrjetit. Shkruheshin fidaijët. A e vret babën për vatan? E vras. A e vret babën mbret? E vras. A e vret vllaun tand? E vras. Kështu shkruheshin. Erdhën dhe i thanë Isa Boletinit. A don të shkruhesh për Hyrrjetin? Jo, tha kurrë nuk e pranoj Hyrrjetin. Ia çuen lajmin Hasan Hysen Budakovës. Nuk e pranoj, tha. Idriz Seferi i Gilanit nuk e pranoi. Kurrë e për këtë jetë. Idriz Mahmut Daci, poashtu nuk e pranoi. Autoritetet turke e thirrën Sahit Begun në Mitrovicë. Sahiti a konë shqiptar. I thanë, sa taborre po i don me e zanë Isa Boletinin. Nuk nxihet ai bash kollaj, u përgjigj. U çue Xhavit Pasha dhe tha, m’i jepni pesë taborre se unë e za Isa Begun. Nisi lufta. Ka krisë topi tri ditë e tri net. A e din atë majën mbi Mitrovicë? Shumë djemë të ri janë vra aty. Janë vra disa Radisheva dhe i kemi marrë dhe i kemi shti në dhe. I bajshim natën. Asht plague Isa. Halit Ahmetin e ka marrë pushka në gojë. Isa Boletini ka ardhë këndej me u strehue në Lybeniq, Strellc dhe Isniq...

Kulla e Isa boletinit kishte 200 gurë...

    Boletinin shpesh herë e kanë djegë me top e me he-kur. Por kullën e Isës nuk kanë mujtë me rrëxue për dhe. Nji javë ma përpara, Isa i ka pasë marrë gratë dhe fëmijët e i pat çue në Selac te miku. Edhe nana Ajsha ka pasë shkue me fëmijë...

Një këngë popullore thotë se nëna e Isa Boletinit i ka bajtë fishekë me shpollak!

    Ashtu o konë, mirëpo aty unë nuk jam konë. Prandaj nuk kam dëshirë me folë për gjana që nuk i kam pa me sytë e mi. Ku mbeta? Ah, te kulla e Isa Boletinit. Kulla e Isës a konë e ndërtueme me gurë dhe e lidhun me tela. Eh, sa gjylja e topit asht ra në atë mur dhe nuk ka mujtë me i ba gja atij muri. Kulla i ka pasë 200 gurë... 

Nëna Ajshe...

    Ajshja a kanë burrneshë. N’u lidhsh, haram të koftë gjini! I ka thanë Isës. Ka krisë pushka. A rrethue Bole-tini. Ajshja bajke fishek me shpollak. Isa e mbante nanën në ballë të oxhakut. Gjithmonë. U mbështetke ajo në ba-llë të oxhakut dhe i shtrijke kambët si burrat. Binak Ka-dria i Isniqit i tha: Nana Ajashe je ba si Zaha. Ajo i priti: Uh! Qeni i Isniqit dhe i gjujti me shtagë. Zaha a kanë një dembelicë...
    Mbasi pushoi lufta pak na ikëm!Erdhëm në Dukagjin. Erdhi pranvera. Taborret turke, përsëri i verdhën fushat. U vendosën nër drum të telit, ku asht rruga të sot. Me topa e gjujten katundin tonë. Strellci dhe Isniqi thanë do të shkrihemi dhe nuk ta lëshojmë. Jo, tha Isa unë nuk i marrë në qafë gra e fëmijë. E qiti fjalën se iki dhe vërtetë, përsëri ikëm e u ngjitëm në Belle si dikur. Nuk kishim ku me u strehu tjetër kund, vetëm bjeshkëve dhe vende-ve ku mund e sigurojshim bukën. Afër katundeve...
    Xhavit Pasha nuk u ndal. Doli në Lëbushë dhe prej kodrave e gjujti me top Isniqin. Ia gjujti kullen e mjekut të Isa Boletinit. I bani rrafsh me tokë kullat e Tahirsylaj-ve. Mandej të Selman Shabanit, Smajl Haklajt, Hysen Haxhisë, Ramë Halitit, Hajdar Tafës, Balajve dhe shu-më shtëpi të tjera. Mandej doli në Strellc dhe i dogji disa shtëpi të tjera. E dogji Shalën e Strellcit. Kullën e Din Ferizit të Beq Tafilit. Kullën e Gjukës, Sadri Ukës, Kullën e Kamishit. Atëherë kah asht kthye e ka mbushë kullën time dhe të Hysenajve me tallë. I ka mbushë me tallë dhe ua ka shti zjarrin, se unë i pata strehue komitat për dy javë ditë...A konë nji plak qyrran. Mbasi ia pat mbu-shë kullën me tallë, e luti Pashën: Falma çardakun se e kam për marak, i tha Pashës. Pasha ia fali. Mandej i dhe-zi topat. Po tri kulla të tjera i bani rrafsh me tokë...

Lufta e Pazarit të Ri

    Në Pazar të Ri i kemi mësye taborret e ushtrisë. Tur-kia e ka lëshue Pazarin e Ri, pa e shprazë asnji kapsoll. Vendi i huej a konë për ta. Nuk kanë pas çka të mbrojnë. Ua kemi hapë rrugën. Askush nuk i ka prekë me dorë. I kemi përcjellë deri kanë hypë në tren të Mitrovicës për me udhtue për në Stamboll...Hyrrjeti...vazhdonte...
    Ju tregova pak ma parë se si nisi puna. A e do Hyrr-jetin? Nuk e due. Prandej ka nisë potera. E kemi ndjekë Hyrrjetin për të gjitha anët. Luftë në Pejë, Prizeren, Gja-kovë, Mitrovicë, Drenicë, Ferzoviq, Prishtinë dhe Gilan. E mblodhëm Turqinë përpara. Ikte. Kemi shkue deri në Shkup. Aty kemi ndejtë nandë ditë. Na muer në qafë Ri-za Beg Kryeziu dhe Esati Pashë Toptani. Riza Begu tha, se me ketë fuqi që e kemi mund të hyjmë në Stamboll për me e nxjerr Sulltan Hamitin prej burgut. Sulltan Ha-miti ishte në hapsone. Kështu e kemi na. Kur nuk i kup-tojmë gjanat e sidomos në politikë. Magarhonja e jonë.  Këta shqiptarët tanë. Riza Begu kishte mendue se kur të arrinte me gjithë ato forca deri në Stamboll, atëherë do t’ia merrte postin Hasan Prishtinës, ndërsa Esati me u ba në vend të Vezirit. Kur i ndëgjoi këto plane Isa Boletini u idhnue dhe shkoi te Riza begu. Ai Riza Beg!- i tha. -Për gjind të dekun je tue fol, a? Marrohu pak! Atëherë Ali Begu ka thirrë: Kush asht djalë nane, vranje babën tem!
    Riza Begu dhe Esat Pashë Toptani, kur e panë që nuk u dhezi ky plan atëherë u kthyen në Serbi me Pashiq e me rus. Atëherë Rusia e shtrini ndikimin e vet në Ball-kan. Këtu e kish synin me dalë. Në skele të detit. Në Du-rrës e në Shkodër. Na i lshoi pesë Ballkanat në shpinë. Me Austro-Hungari, Serbi, Cernagore, Greqi e Bullgari. Turqia ish dobësue. Nisi përsëri lufta. Mali i Zi ish çue në kambë. Kemi luftue sa kemi mujtë. Kemi luftue në Rahovec, në Pejë. Kemi luftue në Qafë të Diellit me Cer-nagore...
    Për Podrime Hasan Hyseni a kanë komandant. Për Gilan Idriz Seferi. Për Kosovë Isa Boletini. Për Malësi dhe për Rekë Bajram Curri. Unë kam ndejtë bukur do ditë në Krasniqe me Bajram Currin. Eh, kur e kanë tra-dhëtue Bajram Currin nuk jam konë...
    Cernagorja hyni për Grykë të Pejës. Zenel Begu iku. Nuk ndejti për me e pritë teslimin. Unë jam nisë me Islamin me shkue te Isa Boletini, se u kthye prej Prize-renit. Unë i solla disa armë me nji kalë dhe i lashë në shtëpi. Na e kanë pas dhanë nga nji kalë, se udha a konë shumë e largët. Kuajt i kemi pas rrëmbye prej shkijeve. 
    Kemi dalë prej shtëpisë me Islamin. Zenel Begolli ish konë në Selishtë. Sak Rugova me mue. Kur kemi dalë te rruga e Carrabregut, Saku tha se due me u kthye. I kam lanë keq disa sende në Rugovë dhe më duhet me i fsheh dikund. Atëherë edhe Islami tha, po kthehem me Sakun deri në Lybeniq. U thashë: mos u ktheni. Islami exheli. Pak pa hy në Prilep i kam takue gjashtë Isniqin. Ali Me-tën, Ymer Shatrin, Shaban Nezirin...Zenel Begolli me ne dhe kemi udhtue deri në Gjakovë. Zenel Begu ka hy te beglerët e Gjakovës. Na kemi fjetë te Islam Dula. Me na-të jemi çue dhe kemi dalë në rrugë. Unë vetë i pesti. Ze-nel Begu me disa të tjerë. Kemi dalë nëpër Has dhe kemi tëfillue për në Lumë...
    IKJA PREJ GJAKOVE NË DREJTIM TË LUMËS
    Aty e kemi gjetë Isa Boletinin dhe Hasan Brahimin me 300 veta a ma shumë. E kam pa kur i ka zbritë kalit përtej Drinit. Jemi konë tue shkue për në Malësi, ku shihet Luma si në pllambë të dorës. Isa ka zbrit prej kalit në oborr të Bislim Elezit për me pushue pak. Jemi djergë edhe na teposhtë dhe kemi kapërcye lumin. Aty jemi ba-shkue me të gjithë. Me Hasan Hysen Budakovën, Riza Begun, Qamil Begun, Idriz Seferin. Thuja krejt Kosova. Bajram Curri ka mësye për në Shkodër. Ka dashtë me u ndalë te trolli i babës së vetë, por nuk i ka pasë punët mirë me Muharrem Bajraktarin. Me Zenel Begollin janë bashkue 480 veta. Kemi ndejtë gjashtë ditë në Lumë. Nandë ditë përpara se me shkue në Vlonë. Beglerët kanë shkue te Spahijët e Lumës. Kanë ndejtë te Islam Spahija dhe te Xhafer Spahija. Tridhetë shtëpi i Kolosnjani. Krejt me fis Berishë. Të tjerët kanë ndejtë nëpër Bicaj të Lumës të ndamë nëpër grupe të vogla. Kush sa dhe si i ka pasë mundësitë për me na mbajtë. 
    Xhavit Pasha e ka pa lëshue Pejën dhe i ka vendosë çadrat përballë Lumës. Te Bislim Elezi ka pasë shumë të ikun...Jemi konë të shpërndamë nëpër konaqe. Ka ardhë dikush e na tha, se në Gjakovë po shkon gjaku deri në zinxhi të kalit. Ishin konë ndezë do pushkë në Mohallë të Qerimit, kur ka hi Serbija. U nisë lufta në Gjakovë dhe po shkon guri në gjak. Të gjithë jemi tmerrue. Atëherë i ka thanë Isa Boletini Zenel Begut, tregoni Xhavit Pashës të kthehemi dhe ta mbrojmë Gjakovën. Xhavit Pasha a përgjegjë se, nuk e kam mandat për me luftue. Kam ur-dhen për me u kthye në Janinë. Isa i ka thanë. Urdhën çurdhën nuk të lëshojmë na shqiptarët për me u kthye në Janinë. Kështu e detyroi të kthehet. Xhavit Pasha nga larg e gjuejti Serbinë me topa. Mbas nja tri orëve ka ar-dhë Bajram Daklani prej Gjakove. A konë komitë i fortë Bajrami. E kanë pyet: Bajram, çka ka të re në Gjakovë? Ai u përgjigj: Si asht zi e ma zi Isa Beg! Serbia dhe Cer-nagorja kanë hy në Gjakovë dhe e kanë nda shehrin për-gjysë. Në këtë anë e ka marrë Serbia. Andej Mali i Zi...
    Ç’ka të bajmë? Askush nuk dinte se kah me shkue. Kemi dasht me shkue në Shkodër por nuk kemi mujtë jemi nisë për Janinë. Na kanë ndjekë Xhavit Pasha me Serbi dhe Cernagore. 
    Kemi dalë në Dibër të madhe dhe kemi ecë nëpër bo-rë. Ishin lodhë fëmijët e beglerëve. Jemi konë në male tue ecë. Janë ardhë dy toskë në kuaj. E kanë sjellë nji le-tër. Kush ka pasë shkollë e ka këndue letrën. Thanë, Is-mail Qemail Vlora, koka nisë për Vlonë se në Durrës dhe Tiranë nuk e paskan lanë me e qitë flamurin. Evro-pa na paska dhanë hakun, po thotë letra: Çka asht koso-varë ejani në Vlorë. Turqia do të shkojë për Janinë. Xha-viti na ndiqte kamba kambës me ushtrin e vetë. Matanë Dibre kemi ecë edhe dy orë. Aty ushtria e Xhavitit nuk na ka ndjekë ma. Kështu kemi udhtue për në Vlorë...            
    NGRITJA E FLAMURIT NË VLORË ME 1912...
    Të nesërmen asht ngritë Flamuri. Asht ba gëzim i madh. A kanë qitë me pushkë? Askush nuk e ka qitë asnji kapsoll. As nuk e ka vra kush kend. As nuk asht ndezë asnji pushkë. Junani e Bugari e kanë mësye Jani-nën. Mali i Zi mësyni  Shkodrën. Serbia e muer tanë Ko-sovën dhe Malësinë deri në Dri. Kur e kemi qitë Flamu-rin në Vlorë, Serbia iku dhe u kthye në Qafë të Morinës.
    Vaporret e Junanit vijshin afër skelës së Vlonës dhe kërkojshin me zbrit në skele të Vlorës. Ismail Qemaili me disa burra dilshin në skele dhe ju thojshin grekëve: Kthehuni nga keni ardhë se, Vlona asht e jona!
    Nji vaporr turk niset prej Janine. Me ju sjellë ërzak, (ushqime: miell e piksimeta), ushtrisë turke. Vaporri u ndal në skele të Vlonës për shkak se u hap lajmi, se u ni-së lufta në Shkodër. Vaporri mbet në skele, pa u shkar-kue. Asqeri i Turqisë dy ditë ka zij kallamoqa. Tanët de- shtën me sulmu vaporrin. Isa Boletini bisedoi me Ismail Qemailin dhe dhanë urdhën që vaporri mos të preket. Dhe ashtu u ba. Mandej kur u përforcuen rradhet e as-qerit turk kanë ba dy ditë për me e zbarkue vaporrin. Aq shumë mallna kish pas në të. Nji pjesë e asqerit ki-shin mbetë në fushë të Vlonës dhe i kanë pas ba gropat nëpër dhe. Qadrat dhe krejt pajisjet luftarake me veti. E ulshin millin e grytë dhe e bojshin si petë dhe e pjekshin mbi gaca në zjam dhe u bojshin petë e pjekuna si tishin mbi qerep. Kuleq. Sandakët me hurme... 

Me sa pare keni ble manxeren?

    Me kopçe i kemi ble manxeret prej asqerit të Turqisë. Dy kopçe asht ble manxerja. Unë e bleva nji allti dhetë-she. Te nji zabit e kam ble. Ai zabiti o konë asqer në Pe-jë. Ai bonte darje te Shllaku i Pejës. Kur e kam takue i kam tregue se e njoh. Ai m’kqyri me habi. Jam prej filan vendit, i thashë. Ai m’kqyri përsëri. Unë në Ipek kam ndejtë. E di se bojshe dajre te Bejtë Shlaku. Me i thonë ama alltinë tonde më vijke zor. Kam nevojë për nji allti dhetëshe i thashë. E ka thirrë nji zabit dhe ma ka sjell nji allti të Mbretit. Ia thash nji mixhidi të madhe. Gjashtëm-bëdhetë grosh, tha. Nuk kam ma pak, i thashë. Tre me-telik a kanë oka e sheqerit në dorë. Gjashtë metelik bajke kilogrami i mjaltës. Ndaqë merre vojshtinë, ndaqë mjal-të. Njisoj bajke. Nejse unë ia dhashë një mixhidi e zabiti u da i kënaqun...
    NJË RAST NË SHKODËR
    Në Bahçallëk të Shkodrës na i ndalnin armët kur hyshim në qytet. A kanë urdhni me i lanë armët te rojet. Unë i lashë pushkë e allti. Aty e merrshe pusullën. Kur u ktheva me i marrë armët. Për çudi më kish pas humb alltija. E  qita letrën. S’ ka. Më tha ai zabiti, eja naltë. A konë Austria në Shkodër. Kur hypa naltë ish konë nji as-pirant. Ish konë edhe arka e pareve aty. Ma ka marrë letrën. E ka shti dorën në arkë dhe m’i ka dhanë pesqind napolona ari. Kështu mbeta pa allti por u bana me pesë-qind napolona. Ma vonë shkova në Vlonë. Atje i kam ble edhe tri manzere. Bane hesap. Ka tre çerek të mixhidisë i kam ble. Rruga prej Shkodre deri në Vlonë asht nji rrugë mjaftë e gjatë. Me xhemije kemi udhtue prej Shkodre deri në Vlorë. Në Vlonë e mora vesh se edhe dy ditë as-qeri i turkut dhe po ikte. Kur u ktheva iu tregova shokë-ve në Shkodër. Ata më shikuen me habi. Me nji shoq timin kemi shkue dhe i kemi ble edhe do pushkë. Unë tri e ai dy pushkë. E bleva nji allti dhetshe nji napolon ari prej nji oficeri. Atëherë i kam marrë ato tri manzere dhe i kam shitë në Malësi... 
    Erdh koha e manzerja e Mbretit u ba tetë metelikë. Atëherë hipi në xhemije asqeri. Pushkë e pa pushkë. Kujt i binte ndërmend për pushkë. Veç me mbërri në Stamboll sa ma parë. Aty ish qëllimi. Shkuen...
    Ali Begu a konë shqiptar i vërtetë. Ali Begu nuk konë si Riza Begu dhe Cana Begu. Aliut ia humbi kryet baba i vet. Aliu u zemrue. Tha: kush asht djalë nane vranje ba-bën tem. Këto i tha në Shkup. Mbasi nuk po muj me e vra babën tem nuk jetoj në tokë të Shqipnisë, tha. Riza Begu u zemrue me Beglerët. Mandej shkoj dhe e çoj në kambë Serbinë me Sali hajnin. 
    Isa Boletini e mbajti Ali Begun gjashtë net. Masandej Aliu shkoi te baba i vet. U fjalos me te dhe doli nga shtë-pia. Shkoi me nji shok të  vetin dhe u ba teslim në Serbi. Ndërmjet Dibrës së Madhe dhe Dibrës së Vogël, i kanë gri serbët, kinse po i dërgonin në Gjakovë. Hafija u ka tregue serbve se ky asht me komjet shqiptar dhe nese e lëshoni të gjallë ky ka me e çartë Gjakovën. E vranë Ali Begun dhe shoqin e tij. Atëherë Riza Begu prej idhnimit u ba mexhnun. Disa kohë ka jetue në Shkodër. U sëmu randë. Askush nuk fliste me te. Ka vdekë në Parrucë të Shkodrës. Na treguen. Na thanë se diçka i ka kopë si ko-krra e krypës dhe ka vdekë. Kur shkuem ende ish konë gjallë.
    I pat thanë Isa Boletini. Ai, Riza Beg. Kam pas thanë, dikur se me konë gjallë ti, nuk na merr shkau. E ti me e ba ketë punë. D.m.th. se kishte dorë Riza Begu në vras-jen e të birit. Qenke në pus, i tha. Riza Begu pinte raki. Njerëzve iu thoshte: A e ki besën me mue? A don me ba dekën me mue?
    E kam njoftë ftatin e Gllogjanit që e kanë pa vra cornogorët në Janosh të Gjakovës. A konë djalë trim dhe i mençëm. Shtjefën Gjeçovin poashtu e patën vra shkijet  në Zym... 
    Frati i Gllogjanit kje vra për fe dhe vatan në Janosh në të trembdhetën sene. Ai u ka dalë në ndihmë si musli-manëve ashtu edhe katolikëve. Rexhep Syla i Maznikut që ishte i lidhun bashkë me Patër Luigjin e pat pshtue na ka tregue se frati asht vra me pesë plumba mbas shpine. Zenun Sokoli ia ka mbledhë trutë me plis. Edhe Isuf Hajdari i Palabardhit tregonte për ketë ngjarje. 
    Kështu, pesëmbdhetë vjet ma vonë e pësoi edhe frati tjetër shqiptar Shtjefen Gjeçovi nga një dorë e panjohur vrastare, por që shumë ma afër mund të ishte dora e zezë serbe. “Bella ruka” i thojshin...

Në vitin 1913 në Ponoshec u kezekutuan mbi 92 burra

    Në Carrabreg ata që nuk e pranonin fenë sllave i varnin për krahësh. Me ditë e net i lenin të varun që të tmerrohej populli. Popullsia e gjithë këtyne viseve e mo-ri arratinë. Shumë gra dhe fëmijë u prenë me thika në Bjeshkët e Deçanit. Atje u gjetë fëmija tue thithë në gjijtë e nanës së vdekun. Në Ponoshec u kezekutuan mbi 92 burra, tue e lanë vetëm nji filizë të vetmte të katundit, i cili kishte pasun fatin të gjindej mysafir me të amën në nji fshat tjetër. Gratë mezi i shtinë në dhe burrat e vra-më. Shumë familje u detyruen të strehoheshin në Malë-sinë e Tropojës deri në Krumë dhe Mat. Asht e njohun kanga: ”Të ndjefsha të mirën moj Malësi, trembedhe- të veta ma e vogla shpi...”

Terrori në Lugun e Baranit

    Terror u ba sidomos në Lugun e Baranit nga Savë Batarja. Ku u maskaruan shumë njerëz. Këtij terrori iu kundërvunë krenët ma më za të Lugut të Baranit. Baj-raktari i Vranocit iu priu masës për me kundërshtue pu-shtuesit malazez. Masa e revoltueme arriti deri në Pejë. Aty djali i bajraktarit të Vranocit e shkeu flamurin e cer-nogorëve. Nji pjesë prej kryengritësve i zunë. Në Kara-gaq ushtria i detyroi që t’i hapin vorret e veta dhe të gja-llë i mbuluen me dhe. Edhe Zenel Binakun që e shqeu flamurin e Malit të Zi e kanë shti në vorr të gjallë...Shaqë Avdia e din mirë kangën e Lugut të Baranit...

Flitet për Isën se a konë i lidhun me Serbi?!

    Prej Serbisë i ka marrë katërqind manzere. Kredit i ka marrë. Edhe Turqia i ka marrë armët në Gjermani. Kre-dit mund të marrësh edhe ti. Kredit ka marrë krejt bota. Unë ju fola edhe pak ma parë. Se çka kemi ngaranë dhe çka kemi pi, krejt emigrantët kosovarë në Mal të Zi, shteti shqiptar i ka pague. Shteti i paguen herëdokurdo të gjitha ato shpenzime...

400 manzere i paska marrë në Serbi?

    Për ato manzere i janë dhanë shumë napolona Serbi-së. Katër napolona janë pague për copë. Ky asht bash-këpunimi i Isa Boletinit me Kralin e Serbisë. Eh, ju nuk e dini kush a kanë Isa Boletini. Atij i ka dalë shpirti me merak qe s’ka mujtë me e ba Shqipninë ashtu siç ka da-sht. Kush nuk ka anmiq ai nuk asht kurkushi, jo. 
    Po plagët që i ka marrë në luftë kundër shkaut e tur-kut? Për çka a plague ai? Për pare, a? Po shpirtin që e ka dhanë bashkë me djemtë e tij? Ato janë “tradhtinat” e tij ma të mira për me deshmue, se sa e  ka dashtë ai tokën shqiptare!
    Unë ia përmenda disa gazeta dhe libra që janë shkru-ar për ato ngjarje...
    Hiqmu gazetave dhe librave. Unë 15 vjet jam konë krah për krah me Isa Boletinin. Ah, pshërtiu. Faqen e ze-zë e kemi pas gjithmonë. Edhe sot e kemi, se nuk e doj-më njani-tjetrin...

Diçka për konfliktin në Shkodër...

    Janë mbledhë kosovarët për me kërkue Mbret në Shqipni. Hasan Riza Pasha ish në Shkodër. Ai ishte në mbrojtje të istikameve në luftë kundër Malit të Zi. Esat Pashë Toptani e dinte se Hasan Riza do ta fitonte luftën. Kështu, Esati, komandantin e istikameve të njohtuna e kishte kundërshtarin kryesor për fron. Këtu ish zevzeku. Këtu hyni tradhëtia. Atë që e ka ba Hasan Riza Pasha për neve dhe krejt Shqipninë nuk mund të harrohet ko-llaj. Ai a konë zog shqiptari. Hasan Riza Pasha a konë tue i vezhgue istikamet. Në Lamë të Druve ka ngja e keqja. Hasan Riza Pasha e ka thirrë Esatin për me bise-due, se si do ta mbrojnë qytetin. Kanë bisedue në Lamë të Druve, aty ku e ka pasë Esati shtëpinë. Hasan Riza Pasha i ka hipë atit për me dalë në Bardhanjollë, në isti-kame. Kur ka dalë krye Lamës së Druve e kanë pritë dhe e kanë vra. Aty e ka pllakën e mermertë. Dy pllaka janë. Eh, aty janë dhezë dy martina me nji flakë. Kështu a vra Hasan Riza Pasha. Esat Pasha e tradhëtoi...
    Edhe Prenk Jaku ia bani nji tradhëti Njazi Begut. Ai tha, mos i konisni Preçit. Se Turqia përsëri po dërgon ta-borre me ushtarë. Këtu do të mbetët përsëri Turqia, tha. Shkodra e tana ish në kambë. Italia ua ktheu pushkët shkodranëve...

Erdhi Princ Vidi në Shqipëri...

    Na disa ditë mbetëm në Shijak dhe Shinavlash. Nja tre katër mijë veta na dolën karshi. A konë nji numër mjaft i mdh kundër nesh. Na u tërhoqem në Durrës tue mbrojtë Princ Vidin. Në krahun e majtë të Pric Vidit rri-nte Esat Pasha. Në krahun e djathtë rrinte Hasan Prish-tina...
    Jemi konë në roje. Kanë ardhë tridhjetë veta befas. Ka krisë pushka. Na menduem se hyni Junani në Shqipni. Sulmuesit kanë gjuejtë me pushkë dhe i kanë vra dy roje në derë ku ndodhej Esat Pasha. Mbas këtyne pushkëve ka krisë edhe topi dhe e ka marrë shtëpinë. Topi ia hoqi njanin ballë shtëpisë. Kur kemi hy ne, Esati ish konë me allti në dorë dhe i veshun me këmishë nate. E shoqja ka thirrrë nga dhoma tjetër: kuku! Atëherë sulmuesit i kanë bertitë: Mbylle gojën dhe Esatit: Dorzohu! Dhe ia kanë afrue pushkët te fyti. Atëherë Esati e ka lëshue alltinë. E kanë përplsë për dysheme dhe pesqind depçika pushke ia kanë dhanë derisa e kanë nxjerrë përjashta. Kështu asht dorzue. Fjala doli se të nesërmen Esat Pashë Top-tani do ta vjerrin. Dikush thoshte se do ta pushkatojnë, si tradhtar. Nuk kaloi shumë kohë dhe morëm vesh, se Esatin e kishin qitë në Itali. Ka pas hile gjithmonë në kë-to troje. Mandej morëm vesh se Esati prej Italie doli në Francë... 

Eh, Shkodra! Shkodra!

    Eh, Shkodra! Shkodra a konë tjetër. Hasan Riza Pasha i ka pasë dymbëdhjetë taborre në Shkodër. Sulltan Pek-mezi e ka ndihmue shumë tue i dërgue, pajisje dhe mat-teriale ushtarake për me e mbrojtë Shkodrën. Hasan Ri-za i ka formue edhe 200 taborre me shqiptarë. I ka pas veshë të gjithë me uniforma të ushtrisë. 
    Eh, Hasan Riza Pashën e vrau Esat Toptani. Esat qe-ni. Esati nuk ka qenë si Gania. Gani Begu a konë bir shqiptari. Esati a konë horri i horrave. Horri i vatanit a konë Esati. Me e pas pa tue kërcye, si gabeli para defit. Me depqika shpinës. Kam thanë se të nesërmen e grijnë. Por mandej morëm vesh se iku në Itale pisi...
    Hima u ndal pak. Vuri cigaren e dredhur në cingarr-llëk. E ndezi cigarën dhe shfryeu. Fërkoi tepenë e kresë. Edhepse ishte me shtat i vogël i ngjante shumë Isa Bole-tinit. Ma në fund tha:

Eh, ju nuk e dini çka a shteti! Shteti yt ta nxjerrë atë që të vlon përmbrenda. Kështu asht politika...

    Princ Vidi ka sundue tre muej në Shqipni. Në atë kohë ka marrë fuqi Esati. Ai rrike pranë Princ Vidit në krahun e majtë. Se krahun e djathtë nuk ia lëshonte Hasan Prish-tina. Esati i ka ba të gjitha ato pshtjellime në Shinavllash, Shijak dhe në Shkodër që me e largue Princ Vidin prej    Shqipnije. Ka thanë se unë e mbroj Shqipinë. Kam tabo-rre boll. Na jemi konë në Dajlan. Nja tridhetë veta roje për me e ruejt Princ Vidin. Në atë kohë pat ikë Arif Hiq-meti prej Shqipnije...

Si duket Zogu e mashtroi Pashiqin!

    Po e ka mashtruar Zogu, Pashiqin. Trembëdhjetë ka-tunde ishin në Neutrale të Junikut. E mashtroi mirë. Edhe ato trembëdhjetë katunde ia dha Serbisë. Kështu e ka mashtrue. Mirë po ju duket kjo? 
    Për nji pjesë të liqenit të Prespës dhe tokat tjera në Vermosh i dijnë njerëzit që janë me shkollë. Unë ato nuk i di. Unë i di këto që i kam pa me këta dy sy. E kam shkelë me këmbët e mia tokën shqiptare pëllambë për pëllambë dhe e kam mbrojtë me pushkë. Natyrisht, jo vetëm por me Isa Boletinin, Bajram Currin, Hasan Prish-tinën, Bajram Daklanin, Azem Bejtën...Këto i di dhe këto mund t’i flas...I ka edhe Zogu meritat e tij. Por e prishi Neutralin e Junikut. Shkoi Zogu në Serbi dhe u lidh me Pashiqin. Zogu e ka pas dajë Esat Pashë Toptanin. Trem-bëdhetë katunde, ia dha Ahmet Zog Pashiqit. Ky a konë Zogu i shqiptarëve që po thonë. Kështu e ka pa mash-true Zogu, Pashiqin(!). Ndoshta e ka mashtrue për ta rrëxue Fan Nolin. Kështu, po. Për Avni Rrustemin nuk kam çka t’ju tregoj. Kam ndejtë shumë kohë me të. Në Krumë...

Disa gjëra janë të ngatërruara...

    Për ato gjëra Hima nuk di. Unë di çka është bërë prej derës së odës së kuvendi e përjashta. Sa herët e kam end Beçir Efendi Vokshin dhe Hasan Prishtinën, qoftë me kuaj apo në shpinë deri te Bajram Curri, shpirti im e di. Çka kam bërë ata e dijnë. Kush kënd e ka hijeksuar ata e dinë dhe mund t’ia kenë ba vorrin njëri-tjetrit. Nëse ka-në punue mbrapsht për vatan, e paqin në qafë këtë po-pull! Edhe shpirtin e tyn e e paqin në qafë! Unë e di se si kam luftue krah për krah me Isa Boletinin dhe Azem Galicën për t’i dalë zot tokave shqiptare...

Disa fjalë duhet t’i dijsh edhe ti...

    Cilat janë ato fjalë? Fjalët e vërteta dhe të drejta i di, po. Natyrisht që di. Ato që i dij, t’i them. Por këto nuk guxoni t’i merrni me magnetofon. Jo pse unë friksohem por kam frikë për ju. Ai kishte edhe njifarë droje se nuk do të dijmë t’i shpalojmë si duhet ato që ia thoshte. Apo edhe e kishte hallin tonë se UDB-a gjithmonë a konë e pamëshirshme në këto raste... Kushedi!
    Nuk kemi frikë, unë dhe disa shokë të mi. Atëherë po kthehem te jeta ime atje në Lybeniq. Te vuajtjet e fami-ljes sime në luftë me shkije. Oh, veç sytë e mi e dijnë. Anëtarët e familjes sime po ashtu. Do t’i them, po. Unë nuk kam frikë se edhe unë ia kam ngreh gishtin... Po, këto gjëra duhet me mbetë këtu e mos me u rrokullisë në ndonjë vend, ku s’duhet...   

Pasoi ndjekja e Njazi begut...

    E thirrën Isa Boletinin. E pyetën se a e njeh Njazi be-gun. E njoh, tha. Isa kish ndejtë katër vjet në Stamboll, ku duhej të ishte pa ose njohtë me Njaziun. Atë e njihnin edhe familja e Isës, si Tafili, Januzi, Muja, Halili e djemtë tjerë. A e njihni mirë, e pyetën Isën.  E njohim u përgji-gjën të gjithë. Dhe u morën vesh që ta ndiqnin. I zunë skelet e detit në mënyrë që ta pengonin ikjen e tij të fshe-htë. Januz Boletini, djali i Ahmet Boletinit (Ahmeti vë-llau i Isës) u nisë për në Vlorë. Shkoi dhe u ul në nji kafe. Dhe siç pritej Njaziu ish përgadit mirë të ikte me ndih-mësa dhe shërbëtor. Januzi ish ba tebdil. Kur Njaziu u ba gadi me hypë në anije, Januzi e rroku për gjyksi dhe ia zbrazi plumbat në gjoks. Në përleshje e sipër, Januzi e vrau edhe nji ndihmës të Njazi begut...
    Çka ndodhi pastaj? Komandantat e Njazi begut na kishin pa përcjellë neve. Kish pas ardhë me vaporr bre-gut detit. Mandej nëpër disa shkurre të vogla. Sigurishtt na kishin përcjellë edhe ditëve të tjera. Nuk kemi ditë gja fare. Jemi konë në Dajlan të Durrësit. Në nji mëngjes të hershëm, sapo ka lind djelli, na u ba se krisi reja. Aty m u kanë vra 24 kosovarë. Vdekë dhe varrue. Në mjedis të fushës. Ali beg Dragës i ka mbetë kapaku i kresë aty. Bajram Bugari, poashtu ka mbetë në vend. Tahir Selaci, i vramë. Bajram Bugarin e permenda? Po. Ahmet Geci, i vramë. Të plagosun janë konë djemtë e Isës: Halili e Mu-ja. Arif Bajrami, i plagosun. Dy Parduzë të vdekun. Të plaguemit i kemi dërgue në spitalin e Durrësit, kurse të vdekunit i kemi varrosë  në Dajlan. 
    Te Ura e Dajlanit asht ba luftë e madhe. Aty ka luf-tue edhe gjenerali Thomson në mbrojteje të Shqipnisë së Fan Nolit. Aty asht vra Isuf Bardhoshi. Ah, kaptinë djali a konë Isuf Bardhoshi dhe Mehmet Uka i Deçanit. Meh-met Uka dhe Lan Selimi janë vra ma vonë në luftë me Cernagore...

Lufta me shkije nuk ka pra gadi asnjëherë...

    Të paknaqun me vendimet e Londrës na e kemi vazh-due luftën. U lidhëm me Shkodër e Malësi. E nisëm luf-tën në Qafë të Morinës. Kemi luftue tri ditë e net. Mori-na dhe Ponosheci u dogjën flakë. Armë kishm me shu-micë, mirëpo baruti ish kyt dhe mezi gjindej. A konë ko-hë e vështirë. Mezi i larguem robë e fëmijë, se ushtria e Serbisë dhe e Cernagorës ishte e pamëshirshme. I digj-shin robë e fëmijë nëpër kulla. Luftojshim dy ditë në nji katund që katundet tjera të tërhiqeshin. Kur u largoshim na, atëherë ushtria sllave i digjte katundet shpi për shpi. Nëpër këto katunde e kemi pas ndihmën e të gjithëve. Ata na kanë mbajtë me ushqime. Në Qafë të Morinës na u vranë shumë Bellaxhi. Mandej nga Shipshani dhe nga katundet tjera të Malësisë. Kemi pas me vete edhe mit-roloz. Kur kemi dalë në Valbonë na u kanë sosë fishekët. Në shenjë idhnimi, mitrolozin pa fishekë e kemi hedhë në Valbonë. Kemi luftue Bregut të Valbonës derisa asht djegë Krasniqja krejt. Jemi konë shumë veta. Me gra e me fëmijë. Thuja nga gjithë Kosova. Isa Boletini dhe pa-ria para nesh. Na tue i mbrojtë të vegjlit. Janë konë Ra-më Hasanët e Vokshit. Në Qafë të Agrit në Shalë na u kanë vra shumë Berisha në luftë me asqerin e Kralit të Serbisë. Nga Krasniqja dei në Shkodër i kemi ba tri ditë e net rrugë.
    Unë me disa Berishën jemi vendosë te nji kusheri ka-tolik në Shkodër. Në Shkodër kanë ardhë fuqitë e më-dha për me ndërmjetësue. Mali i Zi i ka pas tri ditë afat që të tërhiqet nga Shkodra. Ia kemi nisë luftës përsëri se ata nuk u tërhoqën. Kemi luftue katër ditë e net mbi Shkodër. Cernogorët kanë arritë të na hyjnë në qytet nga ana e veriut....
    Kështu ata kanë ardhë deri në Lomë të Druve, krye shehrit. Veshoviqi, Sefedin Begu, Beqir Haradini, Haxhi Bajraktari dhe disa pejanë ishin konë me malazez.
    Isa Boletinin e kishin lajmërue se po të thërret kon-sullata e Francës. Ai i mori djemtë e tij dhe shkoi. Me te shkuen edhe disa Isniqi. Tafil Boletini gjithashtu. Zahi-di, Halili, Misin Nimoni, Januzi. Dy veta nga Selaci. Bis-lim Selaci e Mursel Selaci. Kur kanë shkue te Konsullata, kanë pas urdhën që armët e gjata mos t’i marrin mbren-da. Januzi ka thanë Isës: Mixhë, nuk po i lajmë pushkët! Isa ka thanë se, nuk kanë çka na bajnë. Eja! Dhe kanë hy mbrenda.
    Unë me Ramë Binakun e Ratishit dhe disa Berishën jemi konë në nji konak tjetër. Rama në natje më tha: Shko e thuej Isa Boletinit se, a po rrijmë në Shkodër a po shkojmë në Vlorë?
    E kam marrë pushkën dhe kam dalë. Kur shkova te Konsullata e Francës, po e shoh Januz Boletinin në dri-tare. Në konsullatën ruse kishin qenë disa cërnogorë dhe Sefedin Begu me pejanë. Edhe Veshoviqi aty. Janu-zi ma bani me dorë: Kthehu andej! Ma bani me shej! A thue çka paska ndodhë? Jam kthye. Kanë dalë në sokak pejanët. Ishin aty Sahit Qorri, Demë Devolli. Kanë dalë në rrugë. Himë, kur keni ardhë në Shkodër, më pyetën. Kah po doni kështu?, fola unë. Na jemi me Veshoviqin. Kemi ndi se Isa Boletini me të vetët asht dorzue në kon-sullatën e Francës. U ktheva i dëshpruem. Kam shkue te shkodrani. Çou Ramë zeza, thirra. Çka, u habitën ata.  Na kish gjetë e zetë dita. Mandej i tregova se çka kisha pa. Rama më tha. Po rrenë Himë. Shkodrani, e miratoi dyshimin e Ramës. U çue Rama në kambë. Pa shkue unë nuk mund të besoj. Çka me shkue? Kur shkon Rama, bash te Kryqi i Udhëve, ku ishte konsullata ruse. Matanë plotë cernogorë. Januz Boletini e sheh Ramën. Kthehu, i thotë dhe ia ban me dorë që të kthehet. A ardhë Rama. Himë, thirri. Çou se e ki hangër dreqi, tha. Nadaluni, ka thanë shkodrani. Fol, ia pritëm unë dhe Rama. Do ta mbyllim derën mirë, tha shkodrani. Kur të vijnë malaze-zët po ju qijmë nanën. Deri në mbramje do t’ju jap bu-kë. Atëherë e dij unë kah ju prij dhe kah ju çoj. Dymbë-dhetë Berisha jemi konë në konak te shkodrani. Ramë Syla, Çelë Shabani, aty. Ramë Binaku, Hysen Zeneli, Mahmut Zeneli...

Dikush pyeti: a ka qenë Azem Galica aty?

    Jo bre vëlla, të thash edhe ma përpara. Azemin nuk e ka njohtë kush atëherë. Zani i ka dalë mbasi ka hy Aus-tria...Në mbramje shkodrani na ka dhanë bukë. Kemi hangër bukë dhe jemi çue. Shkodrani na ka pri nëpër Bahçe te Dudave. Mandej kemi udhtue Bregut të Drinit dy orë deri te Vau i Dejës. Jemi përvjelë. Ujë aty nuk asht ma i thellë se deri këtu (tregoi gjunjët). Kapërcyem dorë për dorë dhe dolëm në Çerret. Aty pamë shumë njerëz të ikun që po ktheheshin nga Shkodra. Të gjithë ishin të lodhun dhe të rraskapitun nga lufta e tmerri. Ka pyet dikush: A din gja kush për Isa Boletinin? Nji tjetër ka thanë se mbramë, Isa Boletinin e kanë përcjellë prej Shkodrës në Podgoricë. Aty e tutje nuk e kam pa ma Isa Boletinin. As ymri i tij, as ymri im nuk janë pa ma. Ai asht gri në Mal të Zi e unë me Berishën jemi konë tue u kthye në Kosovë, se ato ditë hyni Austro-Hungaria. Ra Cernogorja. Ra edhe Serbija...Mandej unë iu bashkova çetave të Azem Galicës...
       
    AZEM BEJTA

    Azem Bejta nuk ka luftuar as me Hyrrjet as me turqë. A konë i ri atëherë. Azemi njihet kur ka hy Austria në këto anë. I biri i Beç Galicës. Beç Galica i ka pasë pesë dhi e një zagar. Tre vëllazën i ka pas Azemi. Azemi fë-mijë e me dhi. Vëllezërit punëtorë. Me punë krahu. Na-na e Azemit prej Selaci. Kur ka hy Austria i erdh lajmi nanës se Azemit, se Bislimi asht keq. Në breg të dekës ka shkue. Në Selac. Qohet Bejta me të shoqen dhe shkoj-në në Selac. Ka qenë një sëmundje. Tifus i thojshin. Edhe Bejtën e ka pas mbytë tifusi. Azemi ka qenë me dhi në mal. Kanë ardhë dy austriak. Azemi e ka pas alltinë. I ka pasë katër fishekë. Austriakët dojnë me ia marrë alltinë. Azemi e qëllon njërin prej tyne dhe e vret. Austriaku tje-tër ikë. Azemi ia merr pushkën ushtarit të vramë. 
    Stanica e xhendarmërisë në Skenderaj dhe në Deviç. Qohen disa austriakë për me vjedhë pula, për dreq të mallkuem. Katundeve. Kur shkojnë mbi Mikushnicë dhe Galicë, Azemi qëllon në mal. Me austriakë qillojnë edhe disa serbë. Azemi i qëllon me pushkë dhe i vret di-sa prej tyne. U mbesin pushkët. Bahet poterë. Vëllau i Azemit vjen pa dije. E zajnë xhandermëria dhe e grijnë. Vjen edhe vëllau tjetër. Azemi ia jep pushkën. Ikin ba-shkë në mal. Grueja e vëllaut ndëgjon dhe shkon bash-kë me djalin e vet në Açarevë, tri orë matanë Galice. Shkon në gjini të të vetët. Azemi del në Obri të Epërme, në anën e bullgarëve. Andej në Obri kishin hy bullgarët. Në anën tjetër Austria. Këndej serbët. Mandej vjen gruja e vëllaut. Vëllau aty. Ky që ish konë në mal me te. I vë-llai e merr për krahësh dhe ia mbajnë anës së djathtë. E shpërthejnë rrethimin dhe dalin në Obri të Poshtme...
    DRENICA A KONË E NDAME NË TRI PJESË

Nji pjesë serbët. Tjetrën austriakët dhe në tjetrën

   bullgarët. 
    Austriakët e hetojnë se ku gjindet Azemi. U dërgojnë lajmin bullgarëve dhe u thonë, se filan fisteku i ka vra xhandarët e kralit dhe asht shumë i rrezikshëm. E rre-thojnë Azemin tridhetë bullgarë. Sa e ka pas marrë Sho-tën. Tregonte vet Azemi. I rrokin pushkët. Aty a konë Azemi me gjithë vëlla dhe me nusen e vëllaut. Nusja me djalë të vogël. Kanë krisë pushkët tak e tuk. Në jaci janë vra gjashtëmbëdhjetë bullgarë...Bullgarët inatosen dhe ia nxanë pritat Azemit. Këta nisen me e shpërthye rre-thimin. Nji shqiptar e vëren nga larg ngjarjen dhe i thotë Azemit që t’ia mbajnë anës se djathtë se nuk ka bullga-rë në pritë. Bullgarët nuk e marrin vesh gjuhën, se çka po flasin ata ndër vete. Gruaja e vëllaut me gjithë djalë zbresin kodrës. Djali e ka pasë emnin Bejtë. Lufta nuk ndalet. Në betejë e sipër Azemit i vrahet vëllau. Dy pu-shkë e marrin edhe Azemin. Njani prej plumbave ia ka pas këputë dy gishtat e dorës. Azemi mezi arrinë të ba-shkohet me gruen e vëllaut. Por i ftohen varrët dhe nuk mundet me ecë. I thotë grues së vëllaut se, nese mun-desh, shko deri në Obri te poshtme te, Zenel Sadiku dhe tregoi, se na kanë ra bullgarët dhe se jam plagosë randë. Thuej se jam në këtë fare vendi në mal. Burri m’u ka vra e djali më ka mbetë me Azemin në mal.
    Kur qante djali, Bejta, ia mbyllasha gojën. Tregonte Azemi. Ka ardhë mandej Zenel Sadiku me tre shokë. I kanë ndërtue vigjit. E kanë marrë Azemin me gjithë dja-lë të vogël dhe i kanë çue në Radishevë. Azemi e ka pasë të zanë Shoten, të bijën e Halil Radishevës. Isa Boletini e ka pasë për grue të bijën e Selim Radishevës. Halili dhe Selimi kanë qenë të bijët e mixhës ndër vete. Në Radi-shevë u bajnë vend dhe ia lidhin varrët Azemit. Kah me shkue? Në krejt anët të rrethuem prej shkijeve, bull-garëve dhe austriakëve. Prap dalin në male të Radishe-vës. Në mal e kanë mjekue mjekët tanë popullor. Për vë-llanë e Azemit bahet e pame e madhe. Aty rrijnë dy vjet. Jo, nji motmot...

Çka ndodhi pastaj?

    Azemi, Shotën e kish të fejueme. Halil Radisheva,  miku i Azemit mendohet me vete. Azemi në mal. Vijnë shkijet e ma marrin çikën dhe çka mandej...I çon fjalë Azemit. Hajde merre Shotën. Azemi shkon dhe e merr Shotën. Nji kohë ia lëshuen disa shpija në Dubovc, ka-tund ndër Galicë. Kur u çue Austria Azemi erdh në Ga-licë dhe i ndërtoi shtëpijat e veta. Kur erdhë koha për-sëri me dale në mal, Shota mandej nuk iu nda asnjiherë. Azemi një herë e ka pas thye rrethimin i veshur në rroba të grave. Edhe unë kam qenë në konaqe me ta. Shota kur ishte e veshur me rroba të grave shkonte me vëllazën të vet, me Ahmetin, Nezirin dhe Salihun. Kur asht vesh me rroba të burrave, askush nuk e ka njohtë dhe pa të tre-gue ajo vetë, se çka asht. Askush nuk e ka ditë se asht grue...
    SHAQIR SAMAKA A KONË TRIM POR...
    Azem Bejta për një kohë mbet në Radishevë. Në ma-le. U shërue. Azemi për nji kohë u bashkue me Shaqir Smakën e Kostercit. Kaçak. Asi djali nuk ka pasë. As Dan Deroc, as Isa Boletin, as Bajram Curr, as... Eh! Shoqi i Shaqir Smakës nuk a konë askund. Me ta a konë edhe Fekë Rakinica. Të tre janë ba bashkë. Azemi, Shaqiri dhe Feka. Kanë ardhë dhe kanë hy te një shka. Hafija i ka hetue. E kanë lajmërue “Serezin” e Istogut dhe të Skën-derajt. Dhe i kanë rrethuar me 60 xhandarë e civilë. Gji-thë ditën e lume kanë luftue ata të tre me xhandarë dhe civilë. Dhetë xhandarë janë vra dhe i kanë pas shti në dhe te “Dulija” jonë (Pejë). Ka qenë njani prej Lugut të Drinit. Vinte nana e vetë dhe e vajtonte te vorri: “Kuku, Petro!” I ka pa vra Azemi me shokë. 
    Hajt, hajt. Tue luftue, kur asht ba mbas akshamit, ju kanë sosë fishekët. E kanë ndalë pushkën. Xhandarët menduen sa na vranë, tregonte Azemi. E ka çel Nared-niku derën me hi mbrenda. Për nji si e ka çel derën e po kqyr e ka pritë Shaqir Smaka pushkë. Në ata të nxhetë naradniku ia ka ngjitë Shaqirit. Ish konë i fuqishëm. Fe-kë Bajrami, keshe po i bjen Narednikut pushkë e qëllon edhe Shaqirin edhe Narednikun...Shaqiri: Iu...Azem! Më vrau Feka! Naredniku dhe Shaqiri kanë mbetë të lidhun me njani-tjetrin. Naredniku përsëri ka mbet pak gjallë. Feka ia ka dhanë edhe nji pushkë në bri. Azemi ka dale në derë. Ka dale edhe Feka në derë.  Ia kanë nisë luftës. Shtëpia ku kanë qenë asht kallë flake. Aty janë djegë Shaqiri dhe naredniku. Ata tue luftue e kanë shpërthye rrethimin. Atë ditë nji hafije në za i Istogut asht vra aty. Azemi dhe Feka kanë dalë në mal. Tue udhtue nëpër mal janë ba bashkë me Dan Derocin. E kanë vra Zenel Radicën dhe Zenel Ozdrimin. Ata kanë qenë të shkruem çaush për me i ndjekë komitat. 
    Azemi e ka pa zanë nji hafije tjetër dhe ia ka pa pre veshin. I ka thane, merre veshin dhe çoja naçallnikut. Pas kësaj ngjarje unë ika dhe erdha në Lybeniq.

Eh hallku ynë thonë, Kostë Vojvoda a konë trim...

    Kostë Vojvoda ka qenë rrogëtar i Arif Hysenit. Kosta a konë tue qitë pleh. Nji muej pa u çue Austria e ka pas rreh nji shkinë. Shkina ka shkue dhe asht ankue në serez në Gurakoc. A çue potera me zanë Kostën. Kosta a ikë dhe ka shkue në Radishevë te nji shka. Ai shkau e ka pa marrë Kostën me vete. Kanë ndejtë nëpër male. Kur hy-ni Austria. E kemi zanat na. Çohemi si qentë. Sa derzha-vë që të vjen e djegim pak. Atëherë a dale Azem Bejta prej mali. Ka dalë Kostë Vojvoda prej mali. Çka a konë shka i atyne anëve e lugjeve janë ba bashkë bashkë me Kostën dhe Azemin. Dymijë veta janë konë. Austrisë i mbetën shumë mjete këtu. Edhe rezerva ushqimore. Shi-qer ka pas me bollëk. E bajshim me qerre sheqerin. Me kije ose me kuaj. Me çka kishim. Krejt Drenica e Duka-gjini janë kanë në kambë. Edhe kuajve u kam dhanë shi-qer të Austrisë. E përtypke kali shiqerin si drithin.        
    FLAMURI KOMBËTAR NË PEJË, VUSHTRI,
    MITROVICË, PRISHTINË..
    Më 18-tën sene e kemi qitë flamurin në Pejë. E kemi lane Pejën dhe kemi shkue në Mitrovicë. Edhe aty e kemi ngritë flamurin. Ferat begu kryetar. Nexhp Begu kryetar në Pejë. Kemi shkue në Vushtri dhe e kemi qitë flamurin. Kryetra a konë Avdullah Maxhuni. Kur kemi shkue në Prishtinë, tue qitë flamurin. Eh, a kanë gëzim i madh! E kemi qitë flamurin dhe a ba aheng i madh. Jemi konë te Zejnulla Begu, kusheri i Hasan Prishtinës. Kanë ardhë dhe na kanë thane: Pasha Zotin, Serbia, Franca dhe disa komandanta të Inglizit zbritën në Tasjan. Jemi çue na nja gjashtëdhjetë veta me kuaj dhe e kemi mësye Tasjanin. Kur kemi mbërri në Tasjan, ata na kanë dalë përpara. “Evo Azem Bejata! Evo Kostë Vojvoda!” Aty a konë Kosta Peçanac. E t’na qitën krypën në sy. Kjo asht Serbija. Populli ynë thotë, jo Serbija kështu, jo ashtu...Bi-le njani sot më tha, s’ka çka na ban Serbija neve. Eh, me e dijtë ju, se kush janë këta! Politikën që e kanë këta?!
    Mandej disa u kthyem në Pejë. Kostë Vojvoda tha se due me shkue në Plavë e në Guci për me e qitë flamurin shqiptar. E rrejti Azemin. I mori me vete edhe disa të Deçanit dhe të Botushës. Shkoi atje dhe ndejti disa ditë në Velikë. Ata të tjerët mbetën si gusat në mjegull. Kosta ndejti atje dhe mbas disa ditëve erdhën.
    Ne na erdh xhevapi se, në Prishtinë: Ou, flamurin e kanë shkye beglerët me “Cernogorën tone”. E kanë ba cope e grimë. Pifti. Asim Begu me ta e qiti bumën. Nezir Beut ia kanë qitë bumën e na nuk kemi dijtë se çka ka ndodhë. Populli iku. S’ka ma plisbardhë këtu!
    Kemi zbrit nga Prishtina deri në Llaushë. Naçallniku aty. Shtatë çaush shqiptar i kish pas shkrue Naçallniku. Ndër ta edhe Zenel Gradicën. Kemi qenë me ta kur na ka ardhë njani. Tha: Azem, merri dy a tre veta se po të thrret Naçallniku. E kish pas thirrë Azemin me ia qi na-nën e me ia këndue lulkuqën. Ka qenë nji mik i Azemit aty. Ka qenë shumë kopil. Jo, Azem. Mos shko vetë! Po shkojmë të gjithë. Na jemi konë gjashtëdhetë veta me kuaj që na i patën falë Austro-Hungarezët. Jemi konë tue u kthye. Te Kisha e Deviqit afër Skenderajt në Llau-shë. Azemi i ka marrë disa veta dhe ka hy mbrenda. Ka hy Azemi me Dan Derocin dhe pesë të tjerë. Na jemi ulë në tokë me frenat e kuajve në dorë. Aty Azemi asht nda me Kostën. Aty a çartë Azemi me shkije. Asht prish me ta dhe ka dalë përjashta. Naçallniku i paska thanë Aze-mit se e kam urdhnin: Ma nuk mundesh me ndejtë këtu!
    Atë ditë nji djalë i ka thanë çaushit: Qit pushkë në kofsh djalë i nanës shqiptare. Azemi i ka thanë: Hiqu! Azemi deshti me shkue në Mal të Zi e me qitë flamurin në Plavë e Guci se u mor vesh se kish rrejtë Kostë Voj-voda. Po atje ishin Ferrët. Çuen fjalë: Mos keni dertë për flamur se të jemi na këtu!Jemi kthye në Pejë. I kishin pas ba konaqet gadi se kishin pa ndis se a prish Azemi me shkije. Nuk kemi ndejtë në Pejë. Kemi shkue në Lybe-niq. Të nesermen kemi dalë dhe kemi gjuejt dhi të egra nëpër mal. Kemi dal në Strellc. Mandej zbritëm në Vra-noc e në Çallapek. 
    BISEDË E ZHVILLUAR ME 24 DHE 25 PRILL 1980
    Haxhi Bajraktari i Vranocit i ka pa thanë Azem Bejtës: Larg asht me ardhë Drenica këtu, e me na ba neve Shqipni. Nga nji Azem unë e kam për çdo shtëpi. Baj-raktari kish hak se djali i tyne e kish thye bajrakun e Cernagorës në të ’13 sene te Ura e Gurit në Pejë, në atë vjet kur na kanë pas mundue për fe. Xhandarët e kishin detyrue me e çel vorrin vetë dhe të gjallë e kishin shti në dhe Zenel Bajraktarin. Jemi nda me Azemin. E lamë me kuvend që mbas dy javëve të shihemi, se dojshimm me ikë për Shqipni. Unë me të mijtë Hyrrjetxhisë ia kemi djegë shtëpinë me teneqet e gazit. Mandej kanë kalue do ditë. Kem shkue te nji shka. Ia kam kërkue pajtonin e Kostë Vojvodës. E ka thirrë gruen dhe me isharet ia ka kërkue pushkën. E muer shkau pushkën por unë i kam këcye dhe ia kam ngritë dorën shkaut dhe pushka a ndezë përpjetë. E kemi rrahë dypçek pushke shkaun. Ia kemi marrë pajtonin. Katër veta kemi hyp në pajton. Të tjerët kemi hyp në kuaj dhe kemi shkue me u marrë vesh me Azemin...

Thonë se Shota ka këndue me çifteli?

    Rrenë asht. Ajo nuk ka hy ndër burra me lujtë ka-puça, as nuk ka këndue me çifteli. Ka ndejtë te gratë. Shumë vonë ka hy ndër burra...

Një ngjarje tjetër, fare e panjohur!

    Na kanë pas shti në disa kërshëllaja të mëdha, afër burgut të Nishit. Nja pesëdhetë shtëpi me duket janë konë. Jemi konë të zanun robë. Kaçakë prej të gjitha anë-ve ka pas. Prej Tetove këndej. Baba i Qazim Kaloshit daha ma i zi e ma trim se Qorr Ilazi. Në atë burg a kanë edhe nana ime për me më pa. Qorr Iliazi e ka pa zanë oficerin si peng dhe u ka dërgue letër që t’ia lirojnë ba-bën. Ata nuk pranuen. Atëherë Qorri e ka marrë ofice-rin dhe e ka çue në Çiçavicë. Prapë u ka shkrue letër dhe i ka kërcnuar se do ta vrasë oficerin nese nuk ia lëshoj-në babën. Ata u përgjegjen se oficera kemi boll. Atëhe-rë, Qorr Iliazi ia ka hjekë rrobat dhe e ka gri oficerin në Çiçavicë. Qorr Ilazi shpesh i veshke ato rroba. Kur e ka-në vra oficerin, atyne në burg ju kanë çue rrathët e heku-rit me burme në kambë dhe ne duer. Kanë pas dro se mos Qorri po e then burgun dhe po e nxjerrë babën. Ba-bës së Qorr Ilazit dhe babës së Qazim Kaloshit ju kanë ndue hekurat. Flitet se rrathët e hekurt me burme ua shtërngojshin të gurgosunve me qëllim që t’i ligshtonin. Kur dojke me u dalë shpirti, atëherë ua shlirojshin bur-met. Kishte raste që për këtë shlirim të burmëve bahej shumë vonë. Kështu ka ndodhë derisa ka ardhë nji ofi-cer i naltë, i cili i ka çortue gardianët për këto tortura të randa. Qorr Iliazi ka marrë pjesë në shumë sulme, mirë-po në Prishtinë a konë vështirë me hy.

Në luftë kundër gjermanit a ke marrë pjesë? pyeti dikush.

    Nuk folet për kësi gjanash. Gjermani na ka shlirue prej shkaut. Qysh me ia kthye pushkën gjermanit? Unë në kohën e gjermanit kam qenë njeri me grada. Kam qe-në përgjegjës për dy katunde. Për Lybeniq e për Strellc. Në çetën time kam pas edhe njerëz nga Lëbusha. Kam-beri dhe Smaili janë konë me mue. “Eh, ua kam pas qi nonën shkijeve në atë kohë!”, tha gjithë vrerë. “Ata gji-thmonë kanë pas qejf me e djeg vatanin tonë! I kam ndjekë deri përtej majave të bjeshkëve tona. Në hudut të Cernagores. Eh, erdhë Shqipnija dhe na i solli shkijet këtu, se sa jemi konë na ata s’kanë guxue me e kapërcye Qafën e Diellit. 
    NË KOHË TË AUSTRISË KËTU U BA EDHE NJI 
    HERË SHQIPNI
    Këtu te ne u ba edhe nji herë Shqipni tri vjet. U ha-pën shkollat. U thashë nëpër katund që t’i bijnë fëmijët e t’i shkollojmë. Jo po don me na i bë fëmijët shkije. Ka-tolikë. A je ardhë me ma ba djalin shka? A me u ba unë me katolik? Shpesh herë mësuesit ishin me dhetë a dy-mbëdhetë nxansa në klasë. Kështu jemi konë na. Pa dije. Magarhonja jonë varg e vi. Shkolla janë konë ato tri vet të Shqipnisë së parë (‘16-’18) dhe të Shqipnisë së mbra-më (’41-’45). Eh, me pas shkue puna si duhet, na sot ndryshe ishim...Krasniqja thonë: Haxhi Zeka! Eh, Haxhi Zeka, Mreti i Shqipnisë. Eh, për me kanë Mbret asht pu-në e madhe. Edhe gjyshin e Xhevat Begut asht dasht me e vra si Haxhi Zekën...
    -A e mban në mend Osman Ademin kur hypke në Verr Binak me e hjek pondlën e zezë ? - i tha një plaku që ish-te në odë.
    -Jo, nuk e mbaj në mend. Jam kon i pa lemë atëherë.
    -Flamurin kuq e zi e ka pas këtu,-tha dhe i ra gjoksit me grushta. U ndal pak. Lotët i shkonin nëpër mjekërr Himë Lybeniqit. “E kur të thonë rrnoftë besëlidhja! Me u hjekë ajo pondla e zezë e me dalë flamuri jonë e Tur-qisë me i thanë, udha e mbarë! Por jo...e na e kemi faqen e zezë...”
    Eh, Beglerët dhe Haxhi Zeka, mutin! Kanë lakmue për me mbledhë të dhetat nëpër 37 copë katunde deri në Dri. Mutin, Mahmut Begolli im. Ka lakmue 400 copë ka-tunde. Raja e beglerëve jemi konë na. Këta na kanë mba-jtë raje me Turki. Këta na kanë qi nanën me Turki. Këta na kanë qi nanën me shkjeni. E duhet me ju kesh se çka thonë. Iu dhefsha në shpirt! Keq asht me fol shqiptari për shqiptarin por e kanë ba veten. Edhe ma zi me i sha asht pak! Vallahi rrogëtarët e tyne jemi konë na. Kuku, nanë! Çka kanë hjekë shqiptarët e zi. Tue ia ruejt çorbën begut, zotnisë dhe shkaut edhe përtej këtij vakti (ora ishte një pas mesit të natës). Të shkretat plaka. Nanat, gratë, nuset tona. Zjarri në mes të shtëpisë. Tue tjerrë lesh me nji grimë pishë. E kanë pas a nuk e kanë pas pishën? Tue iu djegë duert në zharavë, se i ka kot gjumi. Eh, tue konë me u mbledhë dhe me i qitë prej vatanit ata faqezi e kodosha! Veç unë e di se çka kemi hjekë...
    Flamuri kuq e zi nuk pat dalë te Verrat e Llukës?- pyeti një plak. Jo se e folën. Po kështu a konë. E çoi do-rën kundër Haxhi Zeka, Bishara Begu e dreqi i mallkem!

Haxhi Zekën e kanë pa vra në atë kohë?- tha një shok. E kanë pa vra? Ti kujton se te Verrat e Llukës janë mble-dhë vetëm nji herë. Eh, mor djalë, janë mbledhë shpesh se ishim në zor jo veç prej të huejve por edhe beglerëve. Nuk ke dijtë ti pa konë në tokën e beglerëve. Lugu i Le-shanit, Lugu i Baranit. Andej në Drenicë a konë shkije-jenia. Nuk e din ti se çka kanë ba këta në popull...

    Ramë Tahiri e ka pasë nji grue që nuk e ka pas sho-qen në Rekë e në Malësi. Ai shkojke me punue dhe të shoqes ia mbyllke derën me bravë. Ia lente kënatën me ujë mbrenda. Jo pse i frigohej tradhtisë së grues, por e shoqja e tij nuk ka guxue me dalë në oborr prej begle-rëve. Kur nuk ish Rama aty vijke Ali Begu dhe ia rrehke derën me shtagë. Eh, çka janë konë këta? Veç unë e di...

Pamja e Isa Boletinit

    A kanë i gjatë. Krahnorin e gjanë. Kuqëlosh a kanë në fytyrë. Plisin e bardhe e shaminë e zezë e mbante gjith-monë. Duhanin e pinte me llullë. Një kohë e ka pasë edhe një nargjile që e ka sjell prej Stambolli. Shart burri a kanë. I gjatë dhe i drejtë. Gishtin e ka pa pre Ahmeti me sopatë. Janë kanë tue ndërtue diçka. Jeleku i kuq. Mangët. Tirqit galana. Këmisha me tire. Plisi i bardhë. Kali i Isës, gjog i bardhë. E ka pa lanë në Vlorë, ku u nis për Londër. Në Vlorë i ka mbet kali...

Thonë se Isa Boletini asht vra vetë i teti te Ura e Ribnicës...

    Paj te Ura ka mbetë i mbrami. Ata kanë dalë. Ah, Isën e kanë marrë në qafë djemtë që i ka pas me vete. Me dje-më ka mbetë aty. Djemtë të ri. Se, Isa e kish ba zharavë atë ditë. Nuk kish marrë vesh për Veshoviq, as për...Ah, kush a konë Isa Boletini! Zog shqiptari. Në Pejë Nexhip Begu. Nji Sulejmon Agë Voksh dhe nji Nexhip Beg i ka ba nana shqiptare. I këtij soj a konë edhe Isa Boletini...
    E hallku ynë. Jo, Adem Zajmi i muer tre kuaj me pare dhe e vrau Haxhi Zekën. Me i pas marrë ato pare, Adem Zajmi e kish krejt Pejën të veten. Ka ba lazëm Ramë Sa-diku tue lujt me kumore në Austri. Ka fitue me bixhoz dhe ia ka çue paret Adem Zajmit. Paret ia ka çue Selim Sadikut dhe i ka thanë: Kqyre Ademin! Selim, me ia dhonë paret Zajmit. Të gjitha ma vonë i ka kthye Zajmi. Ramë Sadiku dhe Zajmi kanë ndejtë këtu ndër ju. Në Shalë. Ti e din mirë. Këtu edhe ka dekë...
    Në kohë të Turqisë e kuqi Mahmut Begu Pejën. Shu-më të Terstenikut janë vra atë ditë. Nji xhandar mbetë dekun. Nji komitë dekun. E sa vende të mira kemi pasë. U shkatrruen të gjitha. Paj tetëqind lufta janë ba në këto troje...

Keq Tafa i Isniqit më ka thanë se Isuf Bardhoshi ia kish pa marrë këpucët Sali Kapetanit...

    Më ka thanë se Isuf Bardhoshi ka hy të këpuctar në Shkodër. M’i jep ato këpucë! Këpuctari ia jep. Isufi i pro-von. Sa i ke këto këpucë? Nuk mund t’jap se janë të po-rosituna nga Sali Kapetani. Ja, merri paret. Jo nuk i due paret. Këpuctari për tjetër anë e lajmron Salihun por kot. Isufi ish konë ma trim...Për këtë ngajrje nuk di gja...

Kush ka qenë Sali Kapetani?

    Ngjarja që e di unë asht në Vlorë dhe jo në Shkodër. Sali Kapetani ish kanë kaçak. I kish pa vra dy toskë. Nji vra dhe nji varrue. Kur e sollën në Vlorë, çka me pa. Ish konë pa rrue. Prej malit, ma. Atë e mbante Ismail Qe-mail Vlora para derës së tij. Rrinte ulun në nji karrigë...
    Hazir Syla i Bellesë ka shkue me Isën te Ismail Qe-maili për ndonji mbledhje a çka di unë. Sali Kapetani paska pa hy mbrenda. Vjen Isa me Hazirin. Isa hyni mbrenda. Haziri ulet në karrigën e Salihut. Del Salihu.
    Lëshoma karrigën, ia pret Salihu.
    Hajt ore, ia pret Haziri. Fjalë e me fjalë, Haziri e që-llon shuplakë Salihun. Disa të tjerë që e panë ngjarjen ikën. Na kanë pas frikën gjithmonë, neve kosovarëve. Erdhën dhe na thanë: E vrau gega me karrigë Sali Kape-tanin. Nga ana jonë thomë e vrau, e mbyti. Kur shkuem aty ka dalë Isa. E pamë se Haziri nuk e kish mbytë Sali-hun. Prej këtij rasti Salihu iku dhe shkoi në katundin e tij. Prej Kanine ish konë...                                                                                            
    Po vetë a ke qenë i plagosur?                                                                                                
    Jam varrue dy herë. Në Llap në Kodër të Qenit, dhe në Carralevë me 12-tën. Në Llap kundër Xhavit Pashës. Në shpatull një copë të ashtit në krahun e majtë e kam të hjekun. Kurse në Carralevë në doren e djathtë. Kemi qe-në në luftë kundër Turgut Pashës.
    Isa a varrue në Boletin në krah të djathtë. Bislimit i ka dalë gjaku në rruzë të shpinës. Halit Ahmetin, mikun e dytë të Isës e ka marrë pushka në gojë dhe ka shpëtue.
    Në Vlorë bajshim roje në kodër. Ismail Qemaili, dilke dy herë në ditë. Kur erdh flota turke afër portit, Ismaili u tha: Kthehuni ka keni ardhë se Shqipnia asht e jona! I kemi pasë ndërtue disa çadra me tela kundër mushko-jave. Na kanë pas marr ethet shumë ditë.
    Can Selmani dhe Avdy Osdautaj janë kanë kangëtarë të Isa Boletinit. Kanë këndue me çifteli. Isa e pat çue Can Selmanin në Selac. Kur u kthye Canë Selmani prej Sela-cit, Isa i tha: Pse nuk ma këndove kangën? Nuk mujta. Atëherë kangëtarët tjerë e nduen në kangën Canën:
    Isa Begu në kambë a çue,
    Can Selmanin e ka çortue,
    Qysh fishekët s’i ke harxhue...
    Isa motren e ka pas të martueme në Vushtri. Miqt i ka pas të njohtun dhe trima. Halitit ia ka pa nxanë për grue të bijen e Imer Agë Ferrit, vëlla i Hasan Ferrit. Kemi udhëtue Mitrovicë-Pejë kush ka pas kuaj. Kemi shkue nëpër bjeshkë të Irzniqit. E kemi marrë nusen në Plavë. Nusja në kali me duvak. Dy veta e mbajshin për dore. Në Pejë e kanë shti nusen në çejzë. Aty janë hypë edhe tri gra me të. Me vete i kemi pas dy parë kangëtarë. Jemi kanë 150 krushq...
    Ndërtues armësh: Dan Uka 1900-1916, Imer Dugu-xhia, Llukë e Epërme. Brahim Murati për gjylpanë të pu-shkës, Deçan. Teneqet i mbushnin në Llukë të Epër-me. Barutin e blejshin prej Turkisë. Në Carrabreg Ham-za e ke marrë topin prej drunit të dardhës. Malë Himës ia dhezi kulmin flakë dhe ia rrëxoi kullën. Në vend të gjyleve i ka shti çuski...Mbi Voksh a kanë një madem që mjeshtrit e shkrijshin dhe e bajshin plumb... 
    Asllan Pasha, Asllan Gusha 
   Shtatë sahat po të doket Lëbusha...
   Asllan Pasha, Asllan Gusha që këndohet në kangë. Ka shkue te Arif Povat për me e djegë. Janë konë lidhë me besë Strellc e Isniq: Kush të hyn me e pre! Ka krisë pu-shka. Ka krisë topi. Arif Povatës iu dogj kulla flakë. Asht prishë çardaku. Aty janë vra Gërvalla. Aty a vra Alia i Vogël në oborr të Povatës. 
    Hima e tregonte një këngë humoristike. Kinse, hanmi i Pashës asht ba merak në Alinë e Vogël. Kënga ishte afërsisht kështu:
    ’’Flet Alia, flet Delia, kuku baca Islam...
    Na u vra Alia! Te shpia kanë mbetë dy baxhija’’
    Bashkëluftëtarë të Himës, Hazir Syla, Radoniq. Ramë Binaku, Dashinoc. Zhuj Avdyli, Ramoc. Bafti Nou, Ra-koc. Çel Shabani, Bec. Zef Gjidoda, Pjetër Çeli, Gjidodë. Selim Ukshini, Baran. Hajdar Binaku asht vra. Zefi i Vo-gël asht vra në Mirditë. Zymer Fazlia komitë e Bajram Currit. Ka dekë mbas vëllait të tij Hazirit. Sali Myderrizi, Zyd Myderrizi me Hazir Sylën kanë luftue kundër Xha-fer Tajarit. Selim Mula, Bajram Daklani, Shyqyri Lugati, Don Patoki, Islam Dula, Hajdar Bakia...
    Asht ba luftë edhe ndërmjet veti. Haziri e vrau Zy-mer Mulën. Masandej, kur asht lidha besa te Verrat e Llukës janë pajtue dhe mandej kanë jetue si vëllazën.  
    Kur kanë desht me e marrë rrugen e trenit nuk e ke-mi lanë. Ndër ta: Idriz Jaha i Smolicës, Sejdë Avdyli, Brovinë. Jah Salihu i Babaj të Bokës, Osman Hyseni, Sylë Miftari Berishë.Hysen Matoshi, Jabllanicë. Binak Preki-qi, Vrellë. Ali Shabanin e ka kallë Turkia, në Vrellë. Ali Mula, Trubuhoc. Ramë e Osman Beka, Arraberdë, se kë-shtu e kemi ditë se po na shkel mbreti. Musë Tahiri, Ra-më Alia kanë luftue bashkë me të. Imer Shatri, Tomoc. Ali Meta prej Rudice, bashkëluftëtar i Isa Boletinit. Mus-tafë Zeka, Gurakoc. Shaban Neziri prej Radice. Isuf Bar-dhoshi e Misin Nimoni, Isniq. Sak Fazlia e Idriz Avdyli, Istog. Idriz Beka, Ratishë. Cub Kolisha, Llukë e Ulët. Feriz Binaku, Carrabreg. Maxhun Nimoni e Hazir Laha, Bellë. Mehmet Uka, Deçan. Bajram Saku, Shushicë. Av-dyl Idrizi, Uçë. Kamer Loshi, Murat Loshi, Padalishtë. Sherif Mustafa, Malësi e Currit. Xhem Sadria i Hoxhaj të Cermjanit. Hajdar Binaku. Mushk Gjorgji a vra në mal. Vorrin e ka në mal. Bajram Syla ka dekë, a kanë vëlla i Hazir Sylës, dajë i Himë Lybeniqit. Në Radishevë janë konë: Sali, Ahmet, Naser dhe Ajet Halili vëllaznit e Qeri-mes (Shotës). Fazli Bajrami prej Kline. Xhemë Manxho-lli, Galicë. Dan Deroci, Deroc. Brahim Parduzi, Rrahim Parduzi. Mehmet e Hysen Konjuhi, Konjuh. Kanë der-dhë gjak për Kosovë: Bel Popova, Beh Mejoviqi, Smail Doçi, Esat Doçi, Zukë Doçi, Arif Grisha, Shaqir Grisha. Iliaz aga, Prishtinë. I vrau zabitët dhe i zunë robë 100 asqerë. Avdulla Çupi, Hysen Aga, Zeqir Çupi, rrethi i Prishtinës. Idriz Seferi, Arif Seferi me 16 shokë. Bajram Selimi i Gërçinës, “Këmisha” e Bajram Currit. Bajram Hajdari, Mehmet Hajdari, Isuf Neziri, Lipovec. Mehmet Alia. Sadik Dida i pat hijeksi Mehmet Alisë me 1920. Avdi Syla, Kurpal. Selam Brahimi, Letaj. Ahmet Zeneli, Letaj. Ahmet Qarri, Qarri i Madh. Hysen Selmani, Qarr i Vogël. Ali Haxha, Letaj. Hoxhë Zogu, Zogaj e ka vjerrë Cana Begu. Avdi Zenuni, Homëz Haziri, Berishë e Bri-gjeve. Zeqir Asllani, Rexhë Hoxha, Bajram Hoxha, Mu-rat Zogu, Zogaj. Sali Moni, Sadik Rama, Avdyl Qerimi, Bajram Moni, Malësi. Shaban Binaku, vjerrë në Gjakovë. Kadri Mehmeti, tradhtar. Rexhë Alia, Hasan Ibra, Kolge-caj. Bubec Talquki, Begaj. Brahim Hoxhë Dollapi, Bar-dhec Hajdari komitë e Malësisë. Avdullah Hoxha e Sha-ban Binaku, i kanë vjerrë në Gjakovë, Shpend Balia, Gash, Talquk Ramaj, Halil Brahimi, Biçak Brahimi, Sadri Neziri, Din Bajrami, Jakup Hoxha, Dushaj, në Krasniqe. Lush Alia, Dragobi. Halil Dula, kovaç. Ukë Bajrami, Çe-li, Gash. Ahmet Ymeri, Kosturë. Ali Nimoni, Tropojë. Isuf Ismaili, baba i Shakërdonës, që i ka mashtrue djem-të e  Gashit me molla.
    Tahir Ahmeti, Cercë, Ker Sadri Bardhi, Imer Zeneli, Haxhi Ymeri, Sali Rama, Bogë. Rizë Selmani, Idriz Zy-meri, Sak Fazlia, Ahmet Delia, Xhemë Zeka, Tahir El-shani, Adem Elshani, Prekaz. Hys Selimi, Mal Isufi, Isuf Veseli, Avdi Rama, Isuf Bajraktari, Jakup Ferri, Hoxhë Plava, Hasan Ferri, Plavë. Hasan Beqiri, Belle. Avdyl Se-limi i Strellcit. Rexhep Sokoli, Selman Kadria, prej Rudi-ce. Bajram Syla prej Qafë Prushit. Rexhep Brahimi, Can Avdyli, Isniq. Rexhep Zeneli, Bec. Shaban Proçka, Pejë...
    Himë Lybeniqi ka luftuar edhe kundër Drazha Mi-hailoviqit në Pazar të Ri. Sinan Llapi ka luftue gjatë Hy-rrjetit. Ka vra shtatë xhandarë. Në xhami e kanë rre-thue...   
    E kam edhe nji ngjarje me nanën e Ramiz Sadikut. Nana ime ka qitë fli të grytë me djath dhe i ka tregue se ku mund të jetë Ramiz Sadiku. Ka ardhë me e kërkue djalin në mal. Jemi konë në bjeshkë të Strellcit. Ajo na i ka sjellë dhitë për me e u takue me djalin e vet... 

Një mendim i shkëputur...

    Jashar Vollaj tha: thuej mustafirit të rrijë te Halil Meh-meti se kanë me e vra Begollajt e Pejës!
    Avni Rrustemin e ka përcjell Bajram Gjakova, Prefekt në Kukës.

Emra dhe ngjarje tjera të vogla...

    Beqir Mala, Ukë Boxhaku, Lloqan. Shaban Azemi. Ramadan Boshtrajt s’ka guxue serbi me u dalë në mej-dan. Në Durrës asht vra Jonuz Boletini, Halil Beg Draga. Rexhep Ahmet Selaci, Hajdar Selaci, Hajdar Radisheva, Bislim Rdisheva. A varrue Halil Boletini, Zahidi, Sali Bruçi, Arif Bajrami, Isniq. Mustafë Rugova, Zymer Arifi, Lloqan, Avdyl Hajdari, Rudnik 22 dekë e varru. Zydi Myderizi. Edhe Avdyl Osa a konë kangëtar. 
    Në shpellë të Tropojës kemi ndejtë gjashtë ditë. Kemi kalue nëpër Mertur. Osman Agana ka qitë bukën në Va të Drinit. Ismail Zenuni i Malëcisë na i ka dhanë tri pa-qeta fishekë e me to kemi dalë në Shkodër. Bucel Keçi, Sejdi Bajrami, Janosh. Janë vra kur janë kthye në Koso-vë. Janë gjetë në Çabrat të vramë. Kullen e Sheremetit e kemi thye unë dhe Tahir Elshanin por na zunë, se i lyp-shin 9 gjagje prej meje. Të shkijeve. Unë s’kisha faj se Austria i kish vra (?!). Na i kanë vu hekurat e randë dhe na kanë burgosë e na kanë çue në Nish.
    Shaban Proçën e zonë Pavatajt dhe e lidhin. Dojnë me e çue te Xhafer Tajari, por ai me kali e këput shallin në baski të samarit dhe ikë prej Raushiqit. Bjen në derë të dikujt, në besë dhe shpëton. E rrëmben një nuse të re. Shkojnë te e bija e Smail Gecës. Tafa e grabitë gruen e huej për vëlla. Në dhomë ish konë me nji burrë. Don me ikë e rrahin te gardhi. Të tjerët e marrin nusen dhe ikin. Te dera e Shaban Idrizit. Aty janë konë tri rrugë. Baba me nuse ikin. Vijnë ndjekësit. I rrehin ata që vijnë pas nuses. Rrugës takohen me nji plakë. Ajo çuditet. Kuku! Bërtet. Mbas disa ditëve vijnë hyqymeti e marrin gruen. I thanë grues, thuej se më kanë marrë me zort. Neve shqiptarëve kur t’na merret grueja, s’na vyen ma gjall-nija. Grueja i ndërron fjalët, jo nuk më kanë marrë me zort. E qesin Tafën dhe e rrehin. Gjashtë muej e çojnë në burg të Prizrenit...
  Komita e Halit Mehmetit e Maxhun Belleja shkojnë dhe e zanë pritën. Nji tjetër dhe Haxhi Ibishi mbetën të dekun. I çojnë të dekun te Povata dhe i thonë: Këte e ke për gruen e grabitun e këtë tjetrin pse me ke lidhë!
    Tafë Bojku nga Isniqi dhe Shaban Proçka prej Peje (me fis Berishë), të rrahun aq shumë prej turkut, dhe të ajun aq shumë, krejt gjak i keq. Mishin ua kanë pre e s’u ka dal gjaku. Mezi janë shëndosh për 3 vjet...
    KA QENË KOHA E NEUTRALIT TË JUNIKUT 
    

Më kanë thënë se e ke bajtë në shpinë Hasan Prishtinën për me e kapërcye një lum?

    Po në Dolla të Llukës. Ndërmjet Llukës, Belegut dhe Kodralisë. Kanë qenë disa lluga të këqia. Hasani ka qenë zotni. Njeri me shkollë. Unë nuk e kam lane me u zba-thë. E kam marrë në shpinë. Atë natë kemi udhtue prej Kodralie e në Baballoq. Atë natë kemi dale prej konakut të Kaçel Nezirit të Llukës. Atëherë erdhi fjala se u çue Pren Jaku prej Junikut. Pren Jaku ka qenë njeri i Zogut.
    Hasan Prishtinën e ka përcjellë Muharrem Luma. Muharrem Bajraktari. Ky i fundit ka qenë komandant i Zogut. Aty jemi nda me Hasan Prishtinën dhe ata e ka-në përcjellë për në Selanik, ku edhe pas pak kohësh e kanë vra...

Diçka ma konkretisht për Neutralin e Junikut?

    Na jemi konë në Malësi kur na ka ardhë lajmi se asht ba Natrali i Junikut. Na thanë se rojet shqiptare janë vendosë për Voksh e këndej. Andej ish Serbi. Me shkije gjithmonë jemi konë anmiq. Unë për vete e dij qysh para Lidhjës së Prizerenit. Kam ndëgjue prej babës e prej bab-gjyshit se nuk ka besë me shka. E provova edhe vetë.
    Prej Malësie e e deri në Junik i kemi ba dy ditë rrugë. Kemi fjetë në Molliq e Brovinë. Na kanë pritë mirë. Si vëllaznit e vet. Krejt ajo anë a konë e mbushun me ka-çak. Prej Babaj të Bokës, në Ponoshec, në Brovinë, në Molliq. Botushë, Koshare, Gjocaj, Jasiq e deri në Junik.     
    Na jemi ngjitë nëpër Botushë dhe kemi dalë në Gjocaj dhe jasiq. Kemi dalë naltë se te Ereniku a konë ushtria e shkaut. Jemi konë tue lujt kapuça. Thuaja gjithë natën lujshim. Na thojshin se Serbija po çohet edhe tri ditë. Di-kush thoshte, jo. Dikush, po. Pra jemi konë në Gjocaj. Në natje heret i zoti i shtëpisë ish tue na i pjekë do gështen-ja. Kur hyni në odë të burrave tha: myzhde se u lirue Ju-niku! Pas nji ore kemi zbritë në Tregovishtë. U mbu-shën rrugët me burra. Nga të gjitha anët. 
    HUDUTI KA QENË NË RAKOSH POR DIKUSH 
    E NDËRROI?
    Aty e morëm vesh se i kish pas marrë 37 qerre me ki-je, për me ju ndihmue ushtrisë serbe që të bartet ma tut-je. Ata që i kanë marrë me vete iu kanë thanë, merrni bukë me vete për tri ditë. Morëm vesh se ata do të shkoj- në deri në Rudicë. Mbas pak kanë ardhë dy burra të hy-pun në kuaj dhe na kanë lajmërue se ushtria e serbit u ndal në Voksh. Ata na treguen se, në Voksh kanë ardhë shumë oficerë, xhandarë dhe generralla të Serbisë. Liva-dhet e Vokshit janë verdhë prej ushtrisë. 
    Brohoritjet e shkijeve janë konë: Pashiqi-Zogu! Zogu-Pashiqi! Mandej u kanë urdhnue këtyre që kanë shkue me qerre prej Junikut, që t’i zhgarkojnë çaklat e ushtrisë. Aty e kemi pa se si e kanë vendosë hudutin për Travë të Junikut. Xhendarmëria janë shpërnda nëpër katundet, si në Dranoc, Carrabreg, Prelep. Pastaj në Ratishë e Deçan.
    Kështu e kemi vendosë ushtrinë, në hudut një gjysmë ore para mbrëmjes: Nëpër Voksh. Pastaj, kulla e Malo-kut në Junik dhe në Babaj të Bokës.
    PO KTHEHEMI EDHE NJËHERË TE VRASJA E 
    BEQIR VOKSHIT?
    Ou...kohë e vështirë a konë. Kur e kemi pas lehtë? Askush nuk e di të vërtetën...Shpirti i tyre e din. Cili e pas pastë me drejtë e kurtaliste Zoti. Cili e pas pastë me të shtrembtë edhe atë...e gjetë e shtrembëta. Shon i keq a konë ajo punë. Vrasje ma të keqe për komjet shqiptar nuk ka pas.
    Vrasjet e Beqir Vokshit dhe Ali Pashë Gucisë janë nji turp për komjet shqiptar por edhe çelsi i një etape të keqe për popullin shqiptar...Pushoi paksa. Pastraj si i tretur në fund të shekullit të jetës së tij foli pa qenë i bin-dur se unë po ndëgjoja i shndërruar në sy e vesh...
    Kemi qenë këtu dikund afër. Sa erdhëm na në kufi me Junikun. Te Ereniku, andej është lëshur prej Serbie dy javë përpara. Gjotaj e pandurët kanë qenë me serbian e për Erenik e bajshin devrinë (rojet ushtarake). Andej kemi pas ardhë ne. Krejt katundet kanë qenë të mbush-ne me malsorë e kamitë. Sa kemi ardhë na. Dy ditë kemi ndejtë kur u çue në këmbë fonda. Marka Gjoni dojke me i ndalë se bajshin bezar fonda. Fonda se ata dy faqesh janë. Marka Gjoni i çoi fjalë Bajram Currit. Dërgomi tre-qindë kosovarë këndej se e kam punen keq. Atëherë ke-mi shkue na. 780-të kosovarë. Kemi dalë në Mirditë. Ru-gova kanë qenë plot 82 veta. Çfarë bjeshkësh? Çfarë luf-tash kemi ba. Hysni Curri ka qenë komandanti përmbi gjithë ne. Se ai ku ka krisë i pari ka qenë aty. Ashtu siç a konë Isa Boletini, Azem Bejta, Bajram Curri, Hasan Bu-dakova, Dan Deroci, Bajram Deklani. Ka aq emna, që mund të numëroj deri në mëngjes. Për dymbëdhetë di-tësh e kemi rahatue situatën. Aty u gjetën edhe shumë tubë të lopëve të vjedhuna. Çka nuk asht gjetë aty. Atë-herë ka pas hajni të madhe. Kuaj, lopë, dele. Gjithçka...
    Na ka ardhë lajmi se Evropa po na jap hakun dhe të kthehemi në Kosovë. Jemi kthye. Kemi ardhë deri te Çe-stat e Goçajve. Te Hasan Idrizi. Krejt katundet: Botushë, Brovinë, Ponoshec, deri edhe në Babaj të Bokës a konë i reshun me komitë.
    Atëherë grupa jonë ka vendos me dalë deri në Gjocaj. Ka ardhë edhe Hasan Sejda me ne. Kemi shkuar me që-llim, që të hamë gështenja, nëpër Gjocaj dhe Jasiq. Kur kemi shkuar i kemi gjetë edhe pesëdhjetë a më shumë boshnjakë. Komitë të gjithë. Rexhë Saku. Komitë prej Pe-shteri, prej Pazarit të Ri. Dolëm në Gjocaj. Sa ke nata ke-mi luajt kapuças. Erdhë dikush dhe na dha myzhde, se u lirue Juniku. Në Junik Serbia i kishte pas marrë 37-të qerre me kije për me ndihmue me bajtë ushtrinë që po çohej. Me çue granicën. Me marrë xhandarmërinë. Dy pendë kije i kishin pas marrë ndër Hebib. Aty rrijsha unë. Eh, çfarë xhymryshi asht ba. Gëzim i madh. E lë-shoi Serbia Junikun. Mendonim, se Serbia e lëshoi Koso-vën. Eh, Kujtojshim se të nesërmen do të hyjmë në Pejë. Ata tue shkue andej e na mbas tyre. Të gjithë u shpërn-damë nga dhetë e pesëmbëdhjtë nëpër fise në Junik. Më thirri Hebibi mue. Himë, eja te unë dhe merr gjithë çka të duash. Po këtu ka ngranë dreqi e biri. Edhe Serbia. Ban si të duesh, se shtëpia asht jotja. Po presim na me gëzim. Qitelia, kanga...Kemi ra në gjum. Mbas gjysmës së natës po bën dera dam-dam. Heu, menduam: Çka na polli tash? Komitë të tjerë të pavendosur, apo? Ka dalë Isuf Hebibi. Qenkan kthye ata me kije. I shtini kijet mbrenda. Sadri, Mustafë a erdhët a? Po, u përgjigjen ata. Na kanë dërguar deri në Voksh. Aty u mbush fusha me majora dhe gjenerala të serbit. Na kanë lanë të pushojmë pak. Kemi ndej deri një orë para mbramjes. I kemi ndë-gjue tue përmend Zogun dhe Pashiqin! S’folshin tjetër gja vetëm Pashiqi e Zogu...
    Kanë ardhë komandantët dhe na kanë thanë të kthe-hemi te shtëpia. Të nesërmen e kemi pa ushtrinë tue u vendos nëpër Travë të Junikut. Kufini, te kulla e Malo-kut, nëpër Dobrosh e në Babaj të Bokës. U ba nji rehati e përkohshme...
    Bajraktari ka pa zezue aty. Bajraktari me hyqymet. E kish pas burgosë nji të Qokajve.
    Disa djemë të tyne mundohen me e zanë Bajraktarin, për mixhën që ua kishte nurgos me ndihmen e Serbisë... 
    Jo po e vrasim...E gjujnë dhe pas një kohe ia djegin lëmen. Kur u lëshue, Neutrali u mblidhshin njerëzit në-për oda. Bajraktari, shkojke me një të Isniqit e të Llo-qanit dhe një të Junikt (Kurhamaj) dhe me një të Bellesë. Në odë shkonte me ta. Salihu vetë. Sali Bajraktari. Ai djali qohet me shkue me mixhë të vet në Gjocaj të Juni-kut. Ai prej mohallës së Qokut. Kështu i paska pa shti në dugojë Bajraktari disa mashkuj të vetë, që kur të zbret ai prej Gjocajve me pritë e me e vra. Atëherë, kuvendi a konë në xhami. Dy të Kodralisë, i vëllai i Sali Zekës nja-ni. Tjetri nuk më kujtohet. Rrijshin te Ahmeti. Ahmeti me Sadrinë tue ndejtë para xhamisë. Kuvendi mbrenda në xhami. Kah zbresin ata të Qokut. Njani a konë në mo-shën rreth 50 vjet ndërsa tjetri djali i ri. Për nji që vijnë afër dugoje. Kundërshtarët janë konë në dugojë. Idrizi i Bajraktarëve dhe Mehmeti. Edhe ata njerëzit që u end-shin me Bajraktarin, aty janë konë.
    Curr Misini i shtëpisë së Asllan Beqirit, aty. Kur vjen ai djali aty e presin prej dugoje dhe e vrasin atë djalin. Kur rrëxohet djali, Curr Misini del me i ra për së shtrimi (ndemi) atij. Ai plaku e pret atë dhe të tana trutë ia lenë në derë të dugojës, atij Currit. Atëherë kanë krisë push-kët prej dugoje dhe prej xhamije. Thonë se njerëzit e Baj-raktarit. Po edhe vetë Bajraktari kanë qitë me e vra atë plakun. Thojshin se ata të Kodralive janë vra pahiri. Kur kanë kris pushkët kemi qenë tue hangër kos. Jo push-kët? Ndalë më thanë se kosi. Unë kam qenë kontroller i kullave. Ani more, se i zoti i shpisë ka prapë kos me na qitë. Më duhet të qohem, thashë. Kam qenë te Hebibët. Jam çue dhe e kam qitë kryet në dritare. E kam pa vë-llain e Sali Zekës kur asht rrëxue. Thashë, Pasha Zoten u bë një vrasje. Kemi zbrit nga kulla dhe kemi dalë nëpër bahçe të Hebibëve. Jemi takue në oborr të Jahë Ramës. Hebibët me Jahë Ramën kanë qenë vëllazni. I kemi pa tuj hy për dere. Djali i Bobit të Lybeniqit kish qenë në dugojë pa ditë kurrfarë haberi. Delia ka qenë dhe ia ka ngjitë atij për gjoksi. Ku po shkon bre ti? Ali Osa dhe mulla Meta e kishin diçka atë djalin. Nuk di gjë veç se në dugojë kam qenë. A ardhë Alia aty. I kam thanë atij djalit, çka u ba? Rrudhi krahët. Eja me mue dhe jemi ngjitë në kullë. Shkoi kjo punë... 

Armët janë thye për bli! Edhe kijet janë pre në mje- dis të Tregovishtës në Junik!

    U ba nji sull. Nëse nji i Junikut e pranon, ndonji njeri të jashtëm, me gja të vjedhuna ose i blen prej hajnave në çfarë do forme, mos me folë me të, veç me ia marrë kaun (kijet) dhe me ia pre në Tregovishtë. Edhe armën me ia thye për bli. Çka ndodhi mandej? Shkuen dhe i gjetën në gjashtë shtëpi dhe ju gjetën gjanë aty. Atyne kaçakëve iu thanë merrni gjanë dhe shkoni ku të doni. Shitni ku të doni. Në Gjakovë ose në ndonji katund dhe rujunu se ju gjejmë përsëri këtu. Dhe i morën gjashtë pendë kije dhe i prenë në Tregovishtë. Dhe u thyen gjashtë manxere për bli. Mandej i thirren edhe kaçakët. Edhe me ata u ba nji-farë sulli. Sa të zgjatë kjo kohë, si Neutral që asht Juniku, iu duhet të na ndihmoni dhe mos të ndodhin këto gjana ndër ne. I thirren kaçakët e të gjitha fiseve. Për Be-rishë u banë përgjegjës, Rizë Rama i Mehmetëve, kushë-ri i Rexhë Alisë së Pozharit. Për Prokolluk ka qenë Sadik Rama i Gjurgjevikut. Për komitë të Drenicës janë konë Azem Bejta e Adem Ilazi. Qorr i thojshin Ademit. Qorr Ilazit. Qorr nuk a konë. Azemi ia ngjiti nofkën, “qorr” se e mbajke njanin sy si më të mbyllun pak... 
    Ndoshta ka kqyrë gemtë, pyeti dikush. Jo, jo nuk ka kqyrë keq. Pastaj për Rugovë u zgjodh, Sali Rama. Kë-shtu u vu nji rregull për disa ditë... 

Arif Keqi e ka rreh dyqanxhinë...

    Një ditë nji i Junikut qohet dhe e rreh duguxhinë. Kushedi për çka fjalosen ndër vete. Duguxhia shkon te Sali Rama, se ata kanë qenë pak më afër dugojës. Po i shoh unë Rugovën tue shkue te Sali Rama. Çka paska ndodhë, mendova. Aty shkojsha me ndejtë shpesh se i binte mirë lahutës, Hysen Zenuni. Ka qenë dimën dhe shpesh rrijshim deri vonë. Po i shoh Rugovën por edhe të tjerët. Po vijnë edhe prej Mulliqit. Shkova edhe unë. U mbush oda plot burra. Dikur një Bardhec Hasani i Shtu-peqit i tha Salihut. Ari...!(shkurtim i emrit Arif) Çka na ke thirrë. Po, tha Bardhec, se tek u mblodhët ata që du-het. Po. Arif Keqi e ka rreh dyqanxhinë. Iu kam thirrë me ia marrë pushkën e me ia thye për bli në Tregovish-të. U çue ai djali. I ka thanë i Rugovsi: Ç’po thue Ari...? U përgjigj Arifi. Sali..., tha e dinë se për këtë pushkë m’u kanë djegë robët në zjemë? E me nji shokë borë kemi ikë, se e kam pasë shtëpinë e djegne. Kah kam shkue bjesh-këve, me nder me thanë, grueja jeme...fëmijën e ka qitë në borë. Me zorrë nëpër këmbë ka shkue në Shkodër. Për këtë pushkë kam shkue. Pushka ime, tha nuk thehet. E vallahi, u përgjigj Salihu. Atëherë unë e kam me borxh me e thye timen. Nëse don Sali, theje pushken tate! Sali Rama kështu. Ka mbetë Bardhec Hasani i Lajçit. Këta ishin dy barqe, Nikç dhe Lajç. Lajçi i ka shkel gjithnji ata. Lajçi ka qenë bimbash dhe çka të duesh gjithmonë. Asht çue Bardhec Hasani i Shtupeçit. Sali..., thirri. Tjetri tha, hoj. A ndjeve çka të tha ky djali? Po. Pse s’ka zanë vend dyqanxhia me ia dhanë sendet blerësit, po me bo fjalë. Me ba pazar? Sali, Sali.. Mirë të tha ky djali. Ti në daç the edhe kryet tat. Sali, Sali kush të njeh ty këtu? Kush je ti? Ke vra djemtë e Rugovës me shkije...E Sali, Sali Rama! Të kemi qitë si Kacin aty. Kaci ka qenë një budallë i Rugovës. Sali, tha. Na e kemi bimbashin tonë. Ty nuk të njeh kush. Kurrkund. Dikush ka dalë dhe e ka lajmërue parsimin e Junikut. Qoni se mabaruen Rugova. U kallën fjalët aty. S’di qysh. Veç kur kanë ardhë Avdyl Hoxha, Adem Aga, Beqë Hajdari, Ahmet Haliti. Thirrën: Ndalnu Rugovë se na nuk kemi ba sull për këso punësh. E as për dyqanxhi. Dyqanxhia vetë e ka lypë dhe e kanë rreh. More vendim ta mbyllim këtë ngatërresë. Vendo-sën me ba roje nëpër katund. Thanë me i përcjellë ngatë-rresat dhe hajnitë. Serbia ruente andej dhe na këndej. Kush po hyn dhe kush po del. Rojet ishin që të shihet, se mos po na mësyen Serbia  në këtë anë. 

Beqir Efendi me barabarë, a?

    Beqir Efendi Vokshia a konë me konak te Ahmet Ha-liti i Junikut. Dy vjetë e gjysmë ka ndejtë te Ahmet Ha-liti. Në Berishë. Hasan Prishtina a shkue në dugojë dhe i ka thanë Sheh Ukës (Babunët), që ka qenë me dugojë aty. Çka të marrin harqë e Ahmet Halitit, ti ke mua dha-në dhe unë t’i paguej paret unë. A e dini për çka e kemi ditë na? Çka ka qenë Beqir Vokshi për Hasan Prishtinën dhe Hasan Prishtina për Beqir Vokshin? Na e kemi ditë se e ka në vend të djalit Hasan Prishtina, Beqir Efendinë. Deri në atë minutë. Për masandej, mos të rrenë kush se ka konë kështu apo ashtu. Unë për vete çdokujt i thomë:

Vrasje ma të keqe për shqiptarë se ajo nuk ka pas!

    Hima e përsëriti edhe njëherë konstatimin e tij:
    E çka di, e di. Ashtu thojshin. Nji roje i Junikut kur ka rujtë i ka pa: Sali Bajraktarin, Beqirin dhe ata që t’i për-mbenda ma parë, që rrijshin me Bajraktarin. Këta pra, paskan pa dalë në Prilep. Aty a konë komandanti i gra-nicave të Serbisë. Dhe kah janë kthyer ata me ardhë roja i kanë zanë. I Thaçnjoni a konë i Gaxherrsi. A konë çaush me atë rojen tjetër. Kur kanë dalë në kufinin e Neutralit të Junikut u kanë thirrë: Ndaloni! Ata janë ndalë. Ku keni qenë i kanë pyet. Bajraktari ka ndërhy. Kush jeni ju me ndalë neve. Beqir Efendi na e kemi ur-dhnin ka thirrë tjetri. Urdhni asht i Bajram Currit. Me Bajram Currin merrem vesh unë, ka pritë e ka folë Baj-raktari. Këta, jo nuk iu lëshojmë pa ju çue te Bajram Cu-rri. Bajram Curri ish në gjumë. Me këmishë nate ka dalë nga oda. Ka qenë te Kukajt. Këta kanë hy brenda dhe i kanë tregue fije për pe Bajram Currit. 
    Ai Beqir, Beqir! Barbarë, a? Unë aty nuk jam konë. Veç më kanë tregue. Au...Beqir! Kur a kanë lirimi, me pa dashtë me barbarë, ish harrue kjo punë tash. Pra, kqyre Beqir, çka po të thomë! Nëse ndien Hasan Prishtina, se je konë në Serbi, (është fjala në Prilep te komandanti serb), ka me të ra allti me dorë të vet.
    Kanë shkuen nja pesë a gjashtë ditë. Gadi nji javë. Hasan Prishtina ka ndije dhe e ka çue njerin dhe e kanë thirrë, Beqir Efendi Vokshin. Te Hasan Prishtina kanë shkue Beqiri Vokshi me Mehmet Bellenë dhe me Kurha-mën e Zi të Berishës. Vetë i treti. Kur kanë hy mbrenda. Përnjo si kanë hy, Hasan Prishtina menjiherë e ka çue dorën me e kapë alltinë. Ramë Binaku ia ka ngjitë për allti. Ai Shehiqi ia ka ngjitë për allti. Edhe konakxhia ka ndërhy... 
    Ah, ah! Ka thirrë Hasna Prishtina. Largomani! Ia ka-në hjekë alltinë. Ramë Binaku ka prit e ka folë: Hasan Beg, a shan i madh me u vra shqiptarët ndër veti! Hasa-ni a mbështetë për muri dhe ka thanë: Ah, medet! 

Beqir Efendi Vokshi nuk paska qenë djali jem...

    Jo, jo. Beqiri nuk koka konë djali i jem. Qet fjalë e ka folë. Masbrami foli dhe u mbështet për muri të odës në nji gjendje të randë. 
    Shkoi kjo ngjarje. Kur ndiem na, se Prenk Jaku e Mu-harrem Luma e dogjën Krumën...Për Fan Nolin thanë se mezi shpëtoi nga Zogu. Erdh urdhni, hajdeni me shkue në Krumë. Kemi shkue në Krumë. Me sabah kemi mbë-rri aty. Ai...! Sa njeri a vra atë ditë aty! Vallahi ka mbetë nji i Kerrninës në derë të nji furre. Asht vra Rizë Rama. Shumë njeri a vra atë ditë. Edhe ma shumë janë varrue. Të bijët e Azem Bejtës janë varrue të dytë. Në ora gjashtë në mbramje ka ardhë lajmi: Hajdeni dhe kthehuni në Junik. Të nesërmen jemi kthye në Junik.
    Kanë shkue edhe nja shtatë a tetë ditë. Thanë se, Sali Bajraktari me Beqir Vokshin kanë shkue me u përpjekë me Prenk Jakun në Krumë. Ata kishin pas shkue nja 50 veta nëpër borë dhe ishin takue me Prenk Jakun.
    Çka di nuk mund të mshefi. Beqiri a konë me Ahmet Zogun. E ka pas bursën prej Zogut me studiu në Vjenë. Gjithkush e kanë ditë. Për Bajram Currin nuk muj me fol keq. Thojshin se a konë i lidhun me “Hazreti Leninin”. Nuk më ka ardhë mirë hiq. Shkijeve edhe rusve kurrë nuk u kemi pa hajrin...
    U nisën me shkue Rexhë Alia, Azem Bejta, Isuf Musa e shumë të tjerë. Janë konë tue shkue me ndejtë te Hasan Prishtina. Hasani kur merr vesh. Qon e thërret krejt Be-rishën. Jam konë i thirrrun edhe unë. Bajram Syla, Ramë Binaku. Na jemi konë tue hangër sillë. Qohi se po ju thë-rret Hasan begu, na ka thanë dikush. Jemi çue dhe kemi dalë. Ish konë Tafë Hoxha tue ardhë prej Tregovishte me disa burra. Ku po shkoni, na kanë thanë. I thamë se na ka thirrë Hasan Begu. Ou, ndalni se po vijmë edhe na me ju. Atëherë jemi ndalë dhe e kemi pritë Tafë Hoxhën. Me u djergë me te kah rruga e Botushës. Janë konë dy kulla në zall të Junikut. Tafa ish konë ndalë me dikend. Qaty jemi konë. Po i shohim na në Erenik: Sali Bajrak-tarin dhe Beqir Efendi Vokshin në kuaj. Edhe nji tjetër me ta. Ishin konë para nesh tue ecë ata. Pasha Zotën, paska mbledhi në Berishë atje poshtë. Azem Bejta ish me shpija karshi me Hasan Prishtinën. Qebesa po, men-duem na. Ka ardhë Tafë Hoxha. Jemi ndalë pak. Përnjo që e kemi kapërcye “prellazin”, me ra bahçes teposhtë e me ra në zallë...
    S’kam ditë gja veç kanë krisë tri manxere prej “poto-kut” të Ali Haxhi Salihut. Bash ku hyn rruga me shkue për Botushë. Kah ishin konë nisë tue shkue Sali Bajra-ktari e Beqir Vokshi...E kam pa Beqir Vokshin. Nji shallë të verdhë e ka pasë. E ka sjellë kali rrotull dhe e ka gjuej-të si, qatje. Kanë krisë pushkët tjera dhe a rrëxue Demë Shala. Pa krisë pushkët tjera Sali Bajraktari iku. E ka këcye urën dhe ka hy te Beç Hajdari (apo Sali Hajdari). Njeri i gjallë prej atyne 50 a 60 vetave që janë konë aty, nuk e ka shprazë asnji kapsoll. Shaban Zeneli i Lloqanit ka qitë pesë pushkë në atë “potok”, prej kah kanë ardhë krismat që e vranë Beqir Efendi Vokshin dhe Demë Sha-lën. Mandej kanë bërtitë Rugova: Jemi ndërmjet burra! Avdi Rama a dalë prej kullës së vetë. A dalë prej Qeste aty. Ku pat hy Bajraktari me disa burra të tjerë. Rugova hynë ndërrmjet. I kanë marrë të vramtë dhe i çuen te Bajraktari. Demë Shalën e çuen në fund të Junikut, ku e kish shtëpinë. Në krye të dy javëve asht prish Natrali i Junikut dhe ka hy shkau...

Mos i ka nda Shote Galica?

    Cila Shote bre? u zemrua Hima. E shoqja e Azemit. Rrenë. A me rrenë, a? Kështu kam lexue dikund, thashë. Po unë që jam konë aty? Paj Shota, s’ka pasë mundësi me konë aty. Ajo a konë te konaqet e grave.
    Mos ke qenë ti në pritë për me e vra Beqir Vokshin?- pyeti një shok imi.
  - A je ti në vete?- u nxeh Hima.- Ma nuk kam çka flas me ju. Kqyrne çka po ju thom. Mahi me plakun mos ba-ni! Aiii, ih! Ishte një përpjekje për ta nxjerrë në shesh të vërtetën. Por ajo nuk mund të gjindej aq lehtë. I kër-kuem të falun dhe pasi e ndezi një duhan vazhdoi: 
    Ata e kanë vra njani-tjetrin. Pse? Si? Ju thashë se jam konë në divanhane kur ka ndodhë konflikti i parë në mes të  Hasan Prishtinës dhe Beqir Efendi Vokshit.

Të vërtetën e dijnë ata që e kanë vra njani-tjetrin...

    Deri atë ditë Hasan Prishtina ka thanë se Beqir Vok-shin e kishte si djalë të vetin. Çka ka ndodhë aty, askush nuk e di. Unë ju kam thanë si e kanë ndalë Hasanin. Ai që flet diçka tjetër, rrenë. Me rrena nuk marohet as his-toria, as e vërteta. Vërtetë bashkëfolsi ynë ishte zemruar. Jo nga ne por nga fjalët e pavërteteta...

Flitet se...

    Kohë e pa kohë a konë. Beqir Efendi Vokshi a konë njeri me shkollë. Hasan Prishtina njeri me shkollë. A ka ndodhë takimi i Sali Bajraktarit me gjenerala të Serbisë, unë nuk e di. Çka dihet, dihet. Beqir Vokshi a konë i li-dhun me Austrio-Hungari se a konë student në Vjenë. A konë i lidhun edhe me Ingliterën. Këto janë nja e nja që bajnë dy. Me Hasan Prishtinën janë prishë për këto inte-resa. Sherri i intersit a konë gjithmonë. Hasani nuk di ku a konë i shitun. Çka di, di dhe nuk mund ta mshefi. Ha-san Prishtina e ka thirrë filan fistekun, në odën e Ahmet Halitit të Junikut. 

Kush ashta filan fisteku?

    Kush? Edhe unë i kam do vjet bre djalë. Gjeje kush a konë? Dreqi i zi. I ka thanë kur të vjen Beqir Vokshi, ti prite dhe vraje. Ka ardhë Beqiri. Jo, ti Beqir nuk duhesh me dalë në Krumë. Atje më duhet të dalë patjetër. Dhe ka ndodhë ai konflikti me allti. Jo ti nuk je ma djali jem. Ka dalë Beqir Vokshi për dere...Kanë pasue fjalët: Pse nuk e vrave? Jo, se edhe ata patën pushkë me vete. Ndo-shta ata na kishin vra neve... 
    Mandej shorti i ra Azem Bejtës. Herën e parë i ka pa ra Sali Ramës. Edhe Sali Bajramit, babës së Avdulla Sali-hut i ka pas ra shorti. Jo unë nuk e vras ka thanë, Sali Bajrami. 
    Pushkët kanë krisë keq. Vrasjen e Beqir Vokshit ka marrë mbi vete Rexhë Alia. Mos i ka thanë Azem Galica. Unë po e marrë mbi vete. Jam larg në Drenicë dhe nuk më ngjitet gja. Shumë vjet ma vonë Sheh Boshnjaku e ka vra Rexhë Alinë për me nxjerrë gjakun e Beqir Vokshit. Mandje janë çue Berisha e Pozharit dhe e kanë vra nji të Shalës për me e nxjerrë gjakun e Rexhë Alisë...

Eh, të ngatërruar kanë qenë këto ngjarje...

    E ka thirrë Hasan Prishtina, Azem Bejtën. Edhe unë qëllova në divahane. Ka dalë Azemi në rrugë. I kanë tre-gue Azemit, se po e thërret Hasan Prishtina. Asht thirrë edhe Bajram Syla aty...
    Hasan Prishtina dhe Azem Bejta janë kacafytë ndër veti. A ndie potera. Kanë hy Rugova dhe i kanë nda.
    Beqir Efendi Vokshi u vra në Erenik. E kanë shti në dhe bajraktari i Junikut. Demë Shalën e morën të vetët dhe e shtinë në dhe në fund të Junikut.

Në krye të dy a tri javëve ka hy shkau...

    Kemi luftue në Setkoce të Botushës kundër Prenk Ja-kut. Ai ka ardhë dhe i ka djegë shtëpitë e Ramë Salihut. Hasan Prishtina ka ndejtë te Nezir Meta i Botushës. Ta-hir Rexha dhe robët e Beqir Rexhës rrijshin te Nezir Me-ta...Beqir ishte axhutant i Ahmet Zogut. Kur partia e Zo-gut pat fitue edhe Beqiri fitoi vota. Ai e ka pas përkra-hjen e Mbretit Zog.
    Ishim te lufta në Setkoce të Botushës. Na kaploi luf-ta. Na kemi hy në mes të disa luftarëve të Rugovës. Ra-më Binaku asht kanë me ta. Na kanë dalë në pritë. Na kanë thirrë neve. I kemi thirrë edhe na.
    -Ndaluni ku shkoni? Na kanë dalë në pritë. Frrok Çupeli dhe Sinan Çitaku. Edhe ata të partisë së Zogut. E kishin pas lëshue Rugova frontin. Ata na kishin pas sul-mue nga Gjocaj dhe Jasiqi.
    -Kush jeni ju?-kemi thirrë. 
    -Jemi Frrok Çupeli dhe Sinan Çitaku!-u përgjigjën.
    -Ptu!-ju kemi thirrë.-Dreqi mos e lashtë pa ju hangër kryet. He vofshi me njimijë e pesqind dreqën! Me e vra shqiptari shqiptarin!
    Atëherë na kanë thanë, largohuni se erdhem na. Po.  Mandej shkuem te Hasan Prishtina dhe i kemi tregue. Prenk Jaku qitke top prej kullave të Botushës dhe na i gjuente gjylet në Setkoce. Aty e kemi pas istikamin. Ha-san Begu ish mbrenda në kullë. Rexhë Alia i tha, çou Beg. Çohu, se na rrethuen! Kah istikamet na kanë ardhë gjylet e topit. Jemi çue në kambë dhe kemi ikë. Kemi da-lë te Suka e Babajt. Azem Bejta ka marrë bjeshkëve dhe ka dalë përmbi Voksh. Na jemi konë me Hasan Prishti-nën. Aty a konë Ramë Binaku, Isuf Musa dhe Bajram Syla. Jemi konë 160 veta te Suka. Katundet krejt u ngri-tën në kambë. Ikshin dhe askush nuk e dinte se kah po shkonte. Këndej Junikut s’ka pas katund që nuk i ka pas nga dhetë a pesëmbëdhetë mysafirë. Urdhni a konë që nëse kërset të gjithë me konë me nji fjalë: Për me i dalë Zot vendit! 
    Kemi hy te Rrustë Sadria me Hasan Prishtinën. Gja-shtë veta jemi konë. I vëllai i Rrustës ish konë “miftar” i katundit. Ai kish pas shkue te asqeri i Serbisë. Rexhë Isufi e kish kullën plot. Lah Miftari kullën plot. Mandej kemi udhtue natën. Nëpër fusha dhe kemi dalë në Ko-drali dhe Pozhar. Në Lumbardh. Mandej dolëm në Ber-liq dhe Kotradiq. Kemi dalë në Vranoc. Kemi hy me Ha-san Prishtinën te Sylë Rexhët. E kanë pas ata nji grue prej shehri. E Halitit. Haliti a konë “miftar”. Na lëshoi dhomën e tij të fjetjes. Aty kemi ndejtë pesë net.     
    Kryetar për Lug të Baranit a konë Beqir Haradini. Mahmut Kolica, çaush. Opshtina në kullë të Lush Hy-senit. Mandej kemi shkue dhe kemi hy te Lush Hyseni. Na ka shti në kat të mjedisëm...Beqir Haradini kish qenë aty në opshinë. Kur ia kemi shti pushkët për dere u ngritë në kambë: Mos,mos! He zotin e paqi në havale! Ka qenë njifarë ”dollozi”i vramë lije. Gjithë diten kriste maqina e shkrimit atje naltë. Miftarë e policë plotë. Hyn e del gjithë diten dhe na, në kat të mesëm. Oda e madhe. Oxhaku i ndezun. Në ballë të oxhakut Hasan Prishtina. Erdhën me na pa Selcajt e Baranit. Mandej grumbull, Qallapeku e Kamenica. Njerëz të tanë katundeve për rreth dhe ma larg. Prej aty dolëm në Turjakë. Te shtëpia e Sylë Rexhës u kthyem prapë. Hymë te Mala. Ai ishte vëlla i Sylës. E prej aty kemi udhëtuem në Kryshec, te Smail Dauti, te nji mik i yni. Na i kanë qitë shkallët dhe kemi hy msheftas te Smail Dauti. Kemi ndejtë gjashtë ditë. Aty kanë ardhë Krysheci, edhe Raushiqi për me ndejtë me ne... 
  Dy javë ka ndejtë në Dushkajën tonë. Azem Bejta  Ra-më Binaku e Zenel Haliti. Musa Rama a konë me ne atë-herë. Shkuen do ditë. Njerëzit tanë filluen të dorzohen te pushteti i Serbisë. Rugova ra ndore. Azemit ja qiten “du-baret” dhe ia maruen japitë. U munduen ta zajnë me xhandarmëri e nuk mujshin. Dikur ia futen fitilin. Shota me vëllazen të vetë u tërhoq për disa ditë dhe u kthyen në Drenicë. 
  Sali Rama a konë vojvodë i kishës së Pejës. Smail Beka dhe Rizë Imeri ia kanë pa vra Sali Ramës, babën dhe dy a tre djemë...

A ka qenë Beqir Vokshi në delegacionin e Londrës?

    Jo nuk a konë. Aso kohe Beqiri a konë i sëmutë në Vjenë. Sa di une a konë në një operacion. Eh, ka pasë së-mundje edhe atëherë. Të panjohtuna. Në atë kohë Zenel Mahmut Begollit iu sëmue keq grueja në Lumë. E çuen gruen te mjekët në Stamboll dhe nuk bani punë. Atje ka vdekë...
    Zenel Mahmut Begolli a konë i caktuem në delegacio-nin e Londres. Me Isa Boletinin asht dasht me folë në emer të Kosovës...

Po për Londër, diçka konkretisht?...Heshtje... Ti je pa përsëri me Isën kur është kthyer nga Londra!

    Unë nuk jam konë me ta. Thonë se delegacioni i Ismail Qemailit ka mbërri me vonesë në Londër. Kanë shkue mbasi ka mbarue Konferenca e Ambasadorëve. U kanë tregue se kufini me shkije asht vue për Qafë të Morinës. Admirali i turkut, ai i gjermanit dhe i Inglizit janë takue msheftas me delegacicionin shqiptar dhe u kanë thanë:
 “Nëse jeni të zotit për me e nxjerrë tokën shqiptare,  kallne topin se prishen kufijtë.”
    Malësia a konë deri në Dri të Gjakovës. Prandej na e kemi kallë topin në Qafë të Morinës. Unë ju tregova për gjithë ato lufta që i kemi ba. Shkodra nuk ka pasë të bajë me Malësi. Për Dri e këndej Malësia o konë e lidhun me ne ma lehtë se me Shkodër. Paj fuqitë e hueja mbrapshtë i kanë nda gjithmonë këto troje.
    Nji zojë angleze ju ka ndihmue shumë Ismailit dhe Isës, që të takohen me njerëzit ma të shçuem të asaj ko-he. Ajo bile e ka mbajt Isën në shtëpi të saj. I ka thanë Isës, përnjëmend qenka ashtu, siç të kanë përshkrue ga-zetat dhe diplomatët e ndryshëm...
    Kemi luftue në Pejë, Gilan, Ferzoviq, Prishtinë. Në Prizren. Sa pushka asht kallë në Carralevë, në Shkup, në Shkodër, në Malësi, në Gjakovë...Ku nuk kemi luftue? Në Pazar të Ri, në Serbi...Vishegrad, Cernagore. Në ma-le, në fushë. Kemi luftue në verë, në dimën. Nëpër borë e nëpër shi.Tre katolikë i kanë bajtë natën të vdekun dhe i kanë shti në dhe të veshun. Katër musliman i kam bajtë të vdekun. Te Suka e Baballoqit dy net rresht e kam baj-të vëllaun e Ramë Binakut të plagosun. Kur kemi shkue te dajët e tij në Ratish, te Sokol Hajdari. Rrobat e tij janë konë të ngrime në gjak. E kemi shti në dhe te nji prrue, përtej Ratishit. Edhe Shaban Proqkën e kemi vorrosë ve-shë, ashtu siç ka qëllue. Ai u vra në Terstenik. E kemi bajtë ditën ashtu të plagosun. Kur ka vdekë? Mbas ak-shamit e kemi varrosë në vorre të Osmanajve. E kemi varrosë Hysen Bugarin në një mal të Stubllës.Vëllau iu ka vra në Durrës. Edhe atë e kemi bajtë natën. 
    Kam luftue krah për krah me Azem Bejtën, në Dre-nicë. Azemi ka pasë ardhë te na. Kemi pas shkue dhe kemi luftue mbi Vojnikë. E ka vra Azemi Jetullah Voj-nikun, se a kanë çaush me i ndjekë komitat. Të nesër-men në mbramje, mbi Vojnikë janë vra gjashtë xhandarë të Serbisë. 

Konsulli francez e priti mirë Isa Boletin në Shkodër...

    Konsulli francez i ka prit mirë. Kanë hap muhabet dhe i ka thanë, se ti duhet me dalë musafir deri në Pod-goricë ose në Francë. Mirëpo, që të dilni në Francë duhet të kaloni nëpër Podgoricë. Kur janë dalë prej konsullate kanë dashtë me i marrë armët e gjata mirëpo, konçollozi nuk ua ka dhanë...Tash jemi të sigurtë! Në dorë të Fran-cës! Rrugës Isa e ka kuptue hilen por e ka pa se asht vonë... Tash po e shoh se çka po don me na gjet, foli Isa.

Vrasja e Isa Boletinit në Podgoricë...

    Unë nuk jam kanë në atë grup në Podgoricë por, kështu na kanë tregue ata që kanë shpëtue dhe fatke-qësisht e kanë pa hatanë kur asht vra Isa Boletini vetë i teti te Ura e Ribnicës...
    Kur kanë shkue në Podgoricë, malazezët i kanë qartë fjalët me Isa Boletinin. Isa Boletinin e kanë marrë push-kët në fund të shkallëve. Katër malazez janë vra aty. Ka mbet Zahidi, Muja, Jonuzi, Bislim Selaci, Misin Nimani. 
    E gjashtëmbëdhjeta sene a kanë. Austro-Hungaria a kanë tue hy në Podgoricë. Tafili, Haliti dhe disa të tjerë janë kanë në shtëpi tjetër. Ka hy Austria. Tafili ka dalë dhe i kanë tregue ngjarjen. Me ndërmjetësimin e Austri-së asht ba i mundshëm varrimi i tyne. Kështu i kanë va-rrosë dhe mandej kanë ardhë prej Podgorice në Pejë... 
    Hysi i Ferat agës ka qenë nipi i Mustafë agës...
    Mustafë agae ka vra konsullin në Mitrovicë. Ka ikë dhe ka shkue në Brabonicë te nji Osmani. Hysi i Ferat Agës a konë nipi i Mustafë agës. Ka shkue hyqymeti dhe e ka rrethue Mustafë Agën. Mandej trimat e Ferat Agës, rreth 50 veta e kanë ba rrethimin tjetër dhe hyqy-metit dhe i kanë vra 100 asqerë dhe i kanë marrë 100 martina. Edhe Mustafë agën e kanë nxjerr prej ngujimi. Atëherë kanë pas ardhë dhe rrijshin kaçkinë, këtu nëpër Rekë. Mustafë agarrinte te Ali Mehmeti në Pozhar. Hysi i Ferat agës nëpër Llukë, nëpër Berishë dhe Dushkajë. Te Hazir Syla. Derisa u qetësue pak. Atëherë Hysi ka shkue në Mitrovicë ku i kishte shtëpitë...
    A kanë shitue Hazir Syla shumë keq. E qojnë në Mit-rovicë për me i ndihmue mjekët e ushtrisë. Atëherë Hysi i Ferat agës ka ndërmjetësue te doktori i ushtrisë turke. Mjeku ka thënë se ky asht shitue keq dhe nuk shëndo-shet ma. Pra, Hazir Syla ka vdekë te Hysi i Ferat agës. E kanë sjell këndej me pajton. Natën e kanë sjell. Dhe e kanë shti në dhe. Në Radoniq e ka vorrin te Xhamia...Sot vorri i tij mund të jetë nën ujënat e Bazenit të Radoni-qit...Kush e di!
    RRETHIMI I FUNDIT I AZEM GALICËS...
    Ymer Osdrimi a kanë çaush. Ai e tregonte ma së miri këtë ngjarje. E rrethuen Galicën. E rrethuen edhe Azem Bejtën. Me mitroloza, topa dhe asqerë. Shkijet i kshin nga lufta. Dikush e kishte humb dorën, dikush synin. Dikush ish plagosë randë. Sa mund ikshin. Prani dikur lufta. Askush nuk tregonte. Dikush shprehte dyshim se mos asht vra Azemi. Ndonjë tjetër thoshte se ka ikë dhe ka dalë në Junan. 
    Miku i vet Salihu tregonte se topi i këputi tri brinjë Azemit me gjithë nji pjesë të barkut. Pra, Azem Bejta u plagos randë. Për vdekje. Ia shijshin gjakun. Edhe zorret dhe kanë mujshin me i ndihmue. Të dekun, thojshin, se e kishin lëshue në nji shpellë. Ku di unë? Unë nuk jam kanë aty...Por ata që e kanë lëshue me shalla e me shoka, në nji shpellë të Drenicës e kanë mbajtë besën dhe nuk kanë tregue për shumë vjet. Tash vonë u mor vesh se ia gjetën eshtnat Azem Bejtës. Shumë kush e dijtë atëherë por besa a konë mos me folë asnji fjalë...

A ke hequr prej hyqymeti të asaj kohe?

    Në Serbinë e parë? Po. Mbas njëzet e katrës. Po. Nji herë më kanë zanë në Lëbushë. Për pak më patën gri. Unë kisha disa ditë që isha dorëzue. A kanë diçka mbasi asht vra Azem Bejta. Nji vëlla imi kish ikë prej ushtrisë së Serbisë. Më kanë lidhë në Lëbushë. Deshta me iu shi-të trimni shkijve. E kish rrue dreqi krejt e unë. E kisha nji vëlla të ikun prej asqeri. U kapa me dollovxhin. Ai tha për mue, vëllau i këtij ka ikë me tesha të Serbisë. Pse po rren, ore i thirra. Vëllau im ka ikë?! Nuk po them që nuk ka ikë por, vëllau im ka ardhë në vend të vetin. Eh, e pata vendos me e ba dekën aty. Aty a kanë edhe Sha-ban Hoxha. Presednik a kanë ni shka. A dalë presed-niku e ka piskatë: Ti, a?! Këtu ka ardhë edhe Miliç Kër-sta dhe s’ka mujt me ma çartë opshtinen. Ti po don me ma çartë opshtinën, ka bërtitë. Miliç Kërsta, nuk ka muj-të me ju çartë opshtinen, thashë se janë kanë çue xhan-darmëria dhe iu kanë ndjekë, ju Mulliqin dhe Bollopo-jën, mu si qentë. Nuk di veç kur ka dalë dollovoxhi me nji pandur dhe e kanë ndue pushkën në dyshekllak: ta-kau...takau... Kanë hy brenda. Thanë tash vjen dikush dhe e merr këtë, tha. Unë hiç, serbez. Po due me folë nji fjalë. I kisha nipat, aty. Atëherë, me dalë kah robët e me hy në mal, në gështoja. Me atë mendje të malit jam konë përherë. Eh, thashë shokët e mij rrinë në gropë të Sela-nikut tash e sa vjet. Atje hanë dhe. U çue në kambë do-llovoxhi dhe me m’u ka kërcnue. E ka çue dreqi Bajru-shin dhe më ka thanë: Me kësi fjalësh, Himë, mundesh me kanë hapës! Menzi që s’kanë pritë. U çuen dhe më morën. Qebesa mue ma bani Met Bobi, se unë kisha dalë atë natë në mal. Po ke në yzerhane ai dhe si hyn Meta mbrenda. Unë e kisha menen me e marrë qylymin dhe me u mshef nëpër Tahirsylaj dhe me ikë. Mirëpo më lidhën menjiherë. Erdh dollovoxhi. E zezë ime ish ai. Edhe nji shka aty. Atëherë asht çue Hazir Laha i Bellesë dhe tha, jo nuk mundem me e lanë sall me dollovoxhin. Duhet me ardhë edhe dikush prej nesh. U çue Hamza. Hamëz Plava, që u endke me manapoll. Ai ish konë vë-lla për mue. Vëlla dhe çka të duesh. Ai dhe vetëm ai. Ai ndërhyni. Shaban, këtë e çoi unë vetë, tha. Ramë Bajra-ktari aty. Ukë Rrustemi aty. Më kanë tëfillue. Kur kemi dalë në zallë. Mos ik më ka thanë shkau. Nese ty nuk muj me të zanë atëherë ta vrasë Bardhoshin në shtëpi. Për çka me ikë more Milivojë, i thashë. A jam konë i ikun dhe kam ardhë? Për çka me ikë unë? Çka ban ti? Veç e vret nji njeri ti. Po gjashtëmbdhetë mashkuj pse i kam? Çka do të bajnë ata? Do të rrijnë duerkryq, a? Ma kanë ndue Shqepanin mbas. A ndalë me Homzën. I ka thanë Homzës, thuej se deshti me ikë dhe po e vrasim këtu. E kam ndie Homzën tue thanë: Jo, bogami, jo! Ta-ko mi boga...e fjalë të tjera vizhi-vizhi. Mandej m’u afrue Homza e më tha: Himë, mos m’u largo! Me Homzën e koftë mirë e në xhandarmeri. Për fat Jeremia ish konë aty. Ai me Bardhoshin gjujshin gja të egra me zagarë në-për bjeshkë. Për atë kohë ai asht konë Krajl e çka të duesh. Naradniku aty nuk ka pas gja në dorë. Vetëm ai. Përnjiherë si më kanë shti mbrenda më kanë përplasë në dysheme. Ka hy dhe më ka pa Jeremia. Shta je budallo, ma ka ba. Ka dalë. Veti këta pse më kanë marrë. Mbas tij ka hy Homza. E kam pyet se çka po thotë. Pyeti për ty se pse të kanë lidhë, m’u përgjigj Homëza.
    Kur hyna te Jeremia ai më pyeti përsëri. Këta Bello-poja e dijmë ma së miri pse më kanë lidhë, thashë. Gja-ksi im kish pas hy te Dushani, në dhomën tjetër dhe kish pas thanë se Hima e ka sha Krajlin. Erdhi komandiri dhe po i thotë Jeremisë, se Hima e ka sha Krajlin. Nji javë ma përpara Jeremia e kish vra nji djalë të Berliqit. Ai ia ka ba: Marsh, përjshta! Komandiri ka dalë. Atëherë më ka lirue. Edhe ata i kanë ditë punët e gjaqeve. Eh, na kanë vra. Edhe na i kemi vra. Por ma shumë ata neve...




ARDHJA E NJË GAZETARI NË LYBENIQ...(?!)

    Koka konë çue nji djalë i perfektit të Prishtinës. Kësh-tu më thanë i prefektit. Koha e sotit a konë. E i kanë tre-guar për mue. Jam konë tue u ngrohë afër zjarrit. Kur po ba Dauti në derë. Dola. Mixha, Himë. Ky djalë asht nga Prishtina dhe e ka nji punë me ty. Hajde hyni mbrenda, u thashë si asht adeti. Jo, tha. E kam nji punë me këtë serbin që e keni kojshi. Me fjalët tueja nuk kam punë. Shkuem. Unë, ai dhe Dauti. Të tretë te dera e rajës. Kemi hy brenda. Na ka qitë kafe. Edhe zjarrin na e ka ndezë mirë. Kanë fillue pyetjet. Si e ke emnin, ti? Bllagë, tha. Ish Bllagoja “jonë” i Lybeniqit. Sa vjet i ke? Nandëdhetë e dy, u përgjigj. Qysh kur jeni në këtë katund. Na, tha jemi para këtyne. Si? Po, po ashtu asht, ndërhyna. Mirë. Baba dhe babgjyshi a të kanë thanë gja për shqiptarët? Baba mirë. Edhe babëgjyshi mirë. Na kemi qenë mirë me këta, këta mirë me ne (?!). Të gjitha i dinte po nuk fo-li. Prita që po flet për gjaqe që i kemi pasë ndërmjet shkijeve dhe shqiptarëve por nuk foli. Atje nuk shkojke. Si i keni pasë punët në këtë katund? Mirë. Me shqiptarë e kam fjalën? Me shqiptarët: Mirë. Shumë mirë. Gjith-monë mirë? Gjithmonë. Kemi punue me ta. Ata punoj-në te na. Na te ata. Festat i bajmë bashkë. Për Bajram na shkojmë te ata. Ata vijnë për festat tona. Krejt në rre-gull. Unë prita që po e folë ndonji fjalë të vërtetë. Por nuk foli. Atëherë gazetari m’u drejtue mue. A ke diçka të shtosh? Jo, u përgjigja. Fol, ma priti ai se më pa se unë kisha çka me folë. Po flas. Ky kojshija i ka lanë tri pika mangut. Cilat janë ato tri pika, pyeti shkau dhe gazetari përnjiherësh. Ato tri pika janë. Sikur të kishe ardhë ti në kohë të Turqisë këtu. Pa të tregue ky, ti nuk e kishe ditë se çfarë komjeti asht ky. Pse? Gjuha shqipe, njisoj si unë. Rrobat shqiptare njisoj si unë. Komb shqiptar njisoj si unë. Pse? Paj shqiptarë janë konë edhe këta. Dikush tho-të shqiptar ortodoks por unë nuk di se ka pas shqiptar ortodoks në Kosovë. Mirëpo, te këta shkijet e ardhun e banë vendin. Nuk di pse, jo. Armët si ky si unë. Të drej-tat si ky si unë. Jonë konë disa harambasha në këto anë, mirëpo, Mbreti ua ka humbë namin e nishanin. Atë ditë e sot as vorret nuk u dihen.
    Paj edhe gratë e tyne deri tash vonë, pa të thanë unë se ato janë serbiane, nuk ke mund ta dallosh nga gratë dhe vajzat shqiptare. Dy. Të dymbëdhjetën sene, kur ka ra Cernogorja këtu. Babën e këtij këtu, Stojkun e ka pa zanë Savë Batarja dhe i rrehke për me ju mësue gjuhen serbçe. A ka qenë kështu, Bako? E pyeta. A bogami Hi-mo...Fol, fol në mujsh me folë, i thashë. Po, po tha me gjysë goje. Po, po ashtu ka qenë, i thashë. E treta. Kur janë gri mashkujt tonë...? A Himë, mos! A i ke pa? Nuk je konë bash i ri! Mos fol, Himë për ato punë!

A keni shprush edhe për ato gjaqe?

     Jo ma thellë nuk kemi hy. Rrugë e vështirë asht ajo. Mandej tregova. Këta i kanë pasë katër reja. Dy kanë qenë prej Lloqani. Dy shoqe nuk i kanë pas në krejt vaj-zat dhe nuset tona. Nji nga Poçesta e nji nga Dobërdoli. Të gjitha kur kanë ardhë nuse në këto troje kanë hy me rrobat, njisoj si nuset tona me veshje kombëtare të Duka-gjinit. Kur gratë tona i ndërruen, i ndërruen edhe ato. Njeni nga Lloqani, vjet ka dekë (1978). Ka vdekë në rro-ba kombëtare shqiptare. E i thashë atij djalit nga Prishti-na. Më ndëgjo mirë. Ajo bija prej Lloqanit, Sofë e ka pas emnin. Vjet ka vdekë. Në rroba të komjetit shqiptar. O, tha Bllagoja. Shoko. Në kohë të Austrisë unë u kam ble rroba shqiptare për me shpëtue kryet. Nuk ish fare e vërtetë. Ndërhyni bashkëbiseduesi tjetër. Eja te unë të trgoj për kohën e Austrisë i. Jo, tha djali që intervistonte. I di unë këto punë. Nuk kam nevojë me pyet kërkend. Ato që pata neovjë i mësova. Na falenderoi dhe iku për Prishtinë. Kushedi a ka qenë i Prishtinës apo...?
    UNË E KAM PAS ”NJË” HAZIR SYLË, KURSE TI  
    I KE “TETËMBËDHJETË” HAZIR SYLA...
    Kemi qenë në një të pame në Lybeniq. Hoxha dhe unë në ballë të oxhakut. Erdhi një shka me pa. (Bllagoja). Ia qiten tri a katër cigare. Kafen me ujë. Hallku ynë nuk i len dreqi shëndosh. Jo, folna ndonjë fjalë. Disa, po tash na erdhë liria. Jo, ju partizanët na keni qitë në dritë priti një tjetër. Fol, po i thonë shkaut. Po, tha. Po flas. Ju mus-limanët e keni një adet të keq. Njerëzit që vrajnë ua bani vendin krye odës. Ato fjalë më vrante mua. Se unë isha në ballë të oxhakut me hoxhën. Shkijet e dijnë se unë i kam vra. Se edhe paret na i kanë pas marrë për gjaqe. Ua kemi dhënë të gjitha deri në dinarin e fundit. Prita se po flet ndokush dhe asnjeni nuk foli. Ah, more Bllagë (Bllagojë), bash ashtu asht. Këqyre Bllagë, thashë. Unë  e kam pas dajë Hazir Sylën. Hazir Syla dhe nana ime baballarët i kanë pas vëllazën. E Hazir Syla, jo pse a ko-në daja im, por ka pas secili respekt për të. Le të ketë qe-në kushdo në odë. Beg a zotni. Dihet se secili e ka pas vendin e vet. Por daja im këtu e ka pas vendin, prandej nuk jam ulë në vend të huej. E ta dish, se unë nji Hazir Sylë e kam pas. Kurse ti, sa Hazir Syla i ke pas? Nandë Hazir Syla apo tetembdhetë i ke pas. E pak ma të zi se Haziri im. Këqyre Bëllagojë! A dojmë me fol rrafsh? Thashë, Miliq Kërsta me hy në kishë: A ka mujtë popi me hy para Miliqit? Jo, tha. Më së pari ka hy Miliqi man-dej popi. Savë Batarja, sa herë ka hy në Strellc dhe Isniq ku e kanë ulë? Janë çue krenë e bajraktarë dhe ua kanë lëshue vendin. Në këtë ballë asht ulë Savë Batarja e në këtë tjetrin Arsenija, popi. Mandej Shoni i Ozdrimit ku asht ulë? Po, Malisha e të tjerë. E Peroviqi kur ka hy? A ka mujtë Osmanajt me e pritë ulë? Hazir Syla, daja im a konë nji, kurse tuajt a u bënë tetëmbëdhetë, apo ma shu-më? E këtu Bllagojë i thonë Shqipni! Të gjithë që janë  konë aty më kanë kqyrë keq...

E këtu Bllagojë, i thonë Shqypni.

    Këto janë veç ndera për me e ulë dikend në ballë të oxhakut. Ka pas njerëz që edhe nuk iu kanë çue Savës në kambë. Bet Sinani. Janë konë në nji fjalë nuse. Sava  presednik. Po, po në katundin tim. E ftojnë në nji fjalë nuse. Kur erdhi Sava, Beta nuk iu çue në kambë. Pas nji kohe i tha, ti shqiptar nuk ma bane nderin si duhet. Rri, i tha pondlani i Bellopojës. Raje ke qenë gjithmonë dhe raje do të mbetesh edhe pse tash je kryetar. Eh, si janë këta raja. Ma të zi se serbi e malazezi. Malazezët kanë nderë. Janë zotni. I njeh në za kur të thërrasin te dera e oborrit. Deri kur të ulen te oxhaku. Këta kanë mbetë si gabelët. Ende jetojnë në mënyrë primitive. Në Bellopojë ende e kanë zjarrin në mes të odës. Nuk ia gjen kujt nji qilim. U ba nji dekë e Ymeri, djali mezi më lejoi të shkoj për kryeshëndosh. Kishte hall djali. Hasmënitë e vjetra nuk harrohen. Inatet veç trashen. I pashë se si jetojnë. Ende në tokë. Dhomat e shtrueme me dhe. Ende ulen në stola dërrase...
    Në një rast tjetër vërtetë kishte vdekë nji shka i mirë i Bellopojës. Ku ka shka të mirë? Shkova. Nuk kam qenë tjetër herë, jo. Kish pas ardhë nji major, që shërbente në Mal të Zi. Kur më pa. Më thirri, ku je Himo? Eh, dijnë me e majtë politiken këta. Askush nuk më shikonte për-mbi brez. Të gjithë i kishin ulë kokat...

Një rast me një hoxhë...

    Himë, më tha hoxha. Fol, iu përgjigja. Tash asht tara-vija. Po shkojmë në xhami me u falë. Mirë more hoxhë, i thashë. Tridhetë reqate në taravi prej meje po i kërkon, a? I kam ba bukur do vjet. Njiqind e pesëmbdhjetë vjet. A ma shumë. Ndëgjo, këtu! A e di pse nuk mund të fa-lem? Imami im a konë Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini e ia numërova edhe të tjerët. Unë nuk due të shkojë ku shkon ti. Unë due të shkoj ku ka shkue Ismail Qemaili, Luigj Gurakuqi dhe Fan Noli. Unë me ata kam ndejtë dhe te ata due të shkoj...
    Hima pyeti për orën. I treguam. Koha të bëjmë nga nji sy gjumë. Ka kohë u përgjigjëm, disa. Plaku ishte kokërr. Eh, bre djem! Plaku është i fortë, se ka lind moti. Para Lidhjes së Prizrenit. Prandaj jam i fortë. Ju nuk e dini, po në kohën e Serbisë së parë, plaku njëqindë vjeç e ka pre shkaun në fyt, si qengjin. Me thikë, po...Paj ke-mi luftue...Diçka. Ramë Bllaca a konë njeri i zoti. A konë koha e kralit...

Po ju flas edhe pak...

    Milovani ish konë tue hy në Pejë. Unë tue dalë prej qytetit. Paqetën e duhanit me mbante në xhep. Cigaren e mbante , ja kështu në gojë. Duhanin nuk e pinte por e mbante. E u takuem. Himo! Hoj, Millovan bre! Si je bre Himë? Mirë, thashë. E ti? A... Slab! Pak pa qejf. I thashë, kur ma në qejf nuk jam konë. I ka nxjrrë dy cigare. Me-rri, dhe m’i zgjati. E mora nji. Merre edhe këtë. Jo, tha-shë. T’u rritë ndera. Merri, se ti je konë për dy! Eh, i kishte mbetë merak! Po, po dihet për çka! Paj duhet me e pranue se janë trima. Qafira janë Bellopoja. Në kohën e Turqisë e kanë pas vra të vëllain e Sadri Arifit të Stre-llcit, te vorret e Lybeniqit. Shkon shkau me ia marrë një pendë kije dhe e vret. Si të them. Beglerët i kanë mbajtë shkijet gjithmonë. Beglerët ju kanë mbreh brinat. Begle-rët, he Allahu ua theftë qafën, si ua ka thye...Kanë thanë disa Beglerë, pronarë të tokave në Lugun e Leshanit, se ma mirë asht me e pasë nji shka raje me tubën e thive, se nji shqiptar me njiqind copa dhenë...
    DISA DETAJE PËR BAJRAM CURRIN PËRPARA   
    SE TË VRITEJ   
    Adem Rama bari me dhenë. Vendi i qujtun: Trokuza e Vesel Ukës. Kapteri i xhandareve të Zogut ia shtin all-tinë në gojë Ademit dhe e kërcnon që t’i tregojë, se ku gjindet Bajram Curri dhe kush asht tue i dhanë bukë. Ademi tutet e nuk flet. Mbas disa ditëve xhandarët e  ia qesin trominën (taksën) e bjeshkës. Ademi zbret në shtë-pi te i ati dhe i tregon për naltësinë e madhe të taksës. 
    - Babë, - i lamë duert, i thotë. Taksa asht aq e naltë sa duhet me e shitë ma shumë se gjysmën e tubës së dhe-nëve dhe a paguhet a jo. 
    - Mirë bir, përgjigjet Ramë Zeqiri. Ti shko te Begu në bjeshkë dhe tregoi fije e për pe se çak të ka ndodhë. Si t’u kanë kërcnue xhandarët dhe kapterri. Tregoi edhe për naltësinë e taksës.
    - Babë, thotë djali. Si të shkoi te Begu. Po ata me e ditë se ku asht Bajram Curri e vrasin atë edhe mue. Shko biro, shko!- i thotë Rama. 
    Shkon Ademi te Bajram Curri. Hajde Adem Rama, i thotë Begu. Dhe e pyet për Ramë Zeqirin. A ka gja të re dhe të tjera. Baba mirë asht dhe të ka ba selam. Mirëpo unë e kam nji hall. Xhandarët e Zogut na kanë çitë tak-sën e naltë për bjeshkë e zor se mund e paguejmë. Begu qeshet dhe e thërret nji djalë kalemli. Ia dikton fjalët. Djali shkruen. Thuej kapterrit...Pikë dhe e mbyll letrën në zarfë. Ia jep Ademit dhe i thotë: Shko çoja ketë letër kapterrit. Djali e shtin letrën në gji dhe shkonte i ati. Be-gut nuk i ka thanë se nuk shkoj te kapterri se i ka ardhë keq. As nuk i ka tregue se kapterri ia kish shti revolën në gojë, për me kallxue se ku asht Bajram Curri. Mbrrinë te baba i vet dhe i thotë se unë nuk guxoj me shkue te kapterri. Ramë e detyron Ademin me shkue. Djali shkon te kapterri dhe ia jep letrën.
    - A asht mirë Begu dhe a po merzitet? Djali rrudhë krahët. Para disa ditësh ai e kishte kërcnuar me allti, kurse tash po pyeste se a po merzitet Begu dhe si asht me shëndet...Kur e lexon kapterri letren qeshet. E merr nji letrër tjetër dhe i shkruen Bajram Currit. Edhe me go-jë thuej Begut, se nese i ndodhë gja, na ço fjalë për nji zog mali se me 40 xhandarë na ke aty. Mandej ia jep dy kilogram kafe për Begun. Edhe nji për Ramë Zeqirin. I jep edhe duhan.
    - Po për trominën e bjeshkës, ka pyet djali.
    - Çoja duhanin e kafen Begut se mandej e rregulloj-më edhe punën e taksës...
    Kështu Ramë Zeqiri me shokë, me rend ia ka çue bu-kën Bajram Currit. Këto janë konë ndera por Bajramin e rrethuen xhandart e Kadri Mehmetit dhe e vranë...
    NJË RRËFIM SHQETËSUES NË KODËR TË 
    QENIT

    Rrëfim i një plaku të ikun nga rrethinat e Nishit. Pla-ku ka ardhë në Kodër të Qenit dhe i ka thanë Isës, se kjo asht hera e dytë që po më duhet me u ba muhaxher. He-rën e parë gjatë Lidhjes së Prizerenit dhe tash më 1913. Në Toplicë, Kushumli. Eh, djalin ma kanë mbytë shkijet. I kisha renë, nipin, plakën dhe dy çika të reja. Në shtëpi. Jetoja vetëm me ta. Më erdhën në konak nji oficer dhe nji ushtar. Shkije. Kërkuen mish e raki. Iu bana muhabet sa munda. Kah gjysma e natës m’i lypshin nusen apo çi-kat per me iu ba hyzmet. Po na përgadisin darkën u për-gjegja dhe dola e i thashë plakës seme. Mbas pak, merri delet, vorbën dhe robët e dilni e ikni në drejtim të Prish-tinës. Në vorbë janë konë do lira që i kam ruejt për ditë të zorit. Oficeri thirri: donesi zhene! Çekaj malo! Po na përgadisin darkën! Ia mbusha filxhanin me raki. E pava se po i lëvaret qafa. Ish lodhë qeni. Ia nisi e po afrohet te jasteku. U mbështetet për muri. Unë dola përjashta. E kam pas nji “amarlluk”. E kam shti sakicën nën te. Ofi-cerit ia kam qitë edhe nji filxhan raki. Ushtari ish konë i fjetun. Oficerin e kam pritë sakicë. I ka mbetë kryet në qafë. Edhe ushtarit i kam mshue. Ua kam marrë armët. Prej Llapashtice në Sedllar. Kur kam dalë në do bjeshkë. Natë. Bora e bardhë. Delet e mia blegrojshin. Bora e për-gjakun. Ma tutje i kam gjetë të premë çikat, plakën, nu-sen! Ah! Edhe nipin e vogël e kam gjetë të premë në fyt! Nuk ka ma zor se me t’u pre nipi! Lotët i kanë pikë, takërr nëpër faqe dhe iu kanë bashkue në mjekërr...
    - Kur do të vijë dita që të mos bahemi muhaxherë në troje tona?- ka thanë Isa Boletinini...edhe ai me lot për faqe. S’ka mbetë kush pa qajtë atë ditë...

    SI KA JETUAR HIMË LYBENIQI?
    Fare thjeshtë. Si çdo fshatar i varfër i këtyre anëve. Për pesëdhjetë e më shumë vjet me pushkë në dorë. Luf-të si i thonë fjalës, vetëm për komb e vatan. Për Kosovë. Edhe për Shqipëri. Me pushkë në dorë. E ka shkelur me hapat e tij çdo pëllëmbë të atdheut. Njeh, thuaja çdo qy-tet. Pas luftës së Dytë Botërore ngjarjet morën në rrje-dhë tjetër. Ai duhej të pajtohej me fatin e zi dhe të jeton-te në robëri, si të gjithë bashkëkombasit e tij. ’’Na mash-troi Shqipnia dhe komunistat’’ thoshte Hima...
    Djemtë dhe nipat e kanë mbajtur gjallë me atë që ka-në pasë për vete. Pushteti komunist nuk ka treguar ndo-një interesim për të, sepse, ai për ta ishte njeri që duhej lënë anash. Kishte luftuar por lufta e tij nuk njihej prej komunistëve. Ai iu kishte ndihmuar komunistëve, por ata i kanë shpërblyer vetëm ata që i kanë lëpier sahanat e marres. Hima pat shkuar të kërkojë pension, se i tha-në, se komunistët po ju japin pare edhe macave e kuca-ve... 
    Disa herë kishte refuzuar të shkonte. Por nji ditë dikush e kishte “mashtruar” të hynte te një “zyrtar”. Kur kishte hyrë në zyrë, nëpunësi iu kishte drejtuar me këto fjalë: 

-Për çka pension? A ke ndonjë stazh pune a lufte? -Për me punue nuk kam punue asnjëherë! Unë vetëm kam luftue! -Vetëm ke luftue? Ku? Kur? -Mbas Lidhjes së Prizrenit e këndej. Kam luftue në Hyrrjet. Edhe në kohë të Austrisë. Edhe Kundër Dra-zha Mihailoviqit kam luftue. Përherë në mbrojte të to-kave shqiptare! -A ke dëshmitarë se ku dhe kur ke luftuar? -Dëshmitarët e mi janë: Isa Boletini, Bajram Curri, Ha-san e Hysen Budakova, Bajram Daklani, Azem Bejta, Dan Deroci, Ismail Qemaili, Luigj Gurakuqi...Ka plo-të, thotë Hima... -Nuk i njoh këta! -Duhen dëshmitarë të Luftës së Dy-të Botërore!-ai. -Të Luftës së Dytë? Po, Ramiz Sadikun e Pejës e kam dëshmitar.-Hima. -Kush është ai?-ai. -Ai që asht vra me Boro Vukmiroviqin.’’-Hima. -Po tallesh, ti apo? – thirri me kërcënim qeveritari.-Ky ka vdekur dhe nuk i njoh...,-ai.-Duhen dëshmitarë të tjerë...! -Dëshmitarë të tjerë nuk kam...!-Hima. -Dil përjashta dhe mos eja më këtu!-ai.

     Cili ishte ai ’’zyrtar’’ dallkauk dhe hipokrit, i cili e përzuri nga zyra, Himë Ibish Lybeniqin? Hima nuk tre-gonte, se ishte burrë burri dhe nuk merrej me vogëlsira. Por kjo nuk ishte një vogëlsirë. Kjo ishte më tepër se një fyerje për njeriun që e kishte kapërcyer mbi një shekull jetë. Hima kishte nevojë për një pension sado të vogël, sepse asnjëri nga djemtë e nipat nuk punonte, sepse ata ishin të padëshirueshëm për pushtetin e asaj kohe. 
    ’’Zyrtari’’ gjendej përballë, me një plak që kishte ka-përcyer mbi një shekull. Cili ishte ai për të? Një luftëtar që kishte luftuar për kauzën e shenjtë kombëtare. Para tij duhej të ishte ndonjë njeri dallkauk, mu si ai dhe të lë-pinte eshtra...
    E pata pyetur Himën: Kush ishte ai njeri?
    ’’Shqiptar ish’’, u përgjegj shkurt. “Të tjerëve nuk iu kam përkulë, kurrë!” A nuk ishte kjo një ngjarje e hidh-ur, mu si dhe shumë të tjera që i kishte perjetuar rëndë e më rëndë? Por ai kishte një zemër të madhe dhe për këto gjëra nuk fliste...


- fund-


Janar 1998- Tetor 2001                         








Nimon Muçaj

V E R R A T E L L U K Ë S dhe Neutrali i junikut



Realizimi komopjuterik “KIBERNETIKA” Gjakovë